Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren

Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren Këshilli i Bashkësisë Islame - Council of Islamic Community - Odbor Islamske Zajednice - İslam Birliği Kurulu - Prızren

09/09/2026
FTESË(Regjistrimi i nxënësve të ri në Mekteb, Niveli i Parë)Të nderuar prindër, Ju ftojmë që t’i regjistroni fëmijtë në ...
05/09/2026

FTESË

(Regjistrimi i nxënësve të ri në Mekteb, Niveli i Parë)

Të nderuar prindër,

Ju ftojmë që t’i regjistroni fëmijtë në Mekteb.

Mëso fenë, bëhu shembull!

Viti i ri shkollor në Mekteb 2026/2027, për të tri nivelet (I-II-III), do të fillojë më datë 12 shtator 2026 (e shtunë), në të gjitha mektebet e xhamive të komunës së Prizrenit.

Urime Viti i Ri shkollor në Mekteb!

29/08/2026
KBI - Prizren, 26 Gusht 2026Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizitoi z. Halil Ibrahimi Sezer nga Drejtoria e P...
27/08/2026

KBI - Prizren, 26 Gusht 2026

Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizitoi z. Halil Ibrahimi Sezer nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakfeve të Turqisë së bashku me një grup studentësh hafëz nga qytete të ndryshme të Turqisë, të cilët po qëndrojnë për një vizitë studimore në vendin tonë.

Atë e mirëpriti Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi me bashkëpunëtorë. Kryetari z. Ibrahimi e falenderoi kryesuesin nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë z. Halil Ibrahim Sezer për vizitën gjithashtu shprehi mirënjohjen për kontributin që po e jep Republika e Turqisë në mbështetje të Republikës së Kosovës në të gjitha sferat jetësore. Po ashtu u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes intitucioneve tona.

Nga ana e tij z. Halil Ibrahim Sezer falënderoi kryetarin z. Ibrahimin dhe bashkëpunëtorët për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u nda i kënaqur me punën që është bërë në Kbi, duke ofruar bashkëpunim të mëtejshëm dhe falënderuar për korrektësinë të cilën kemi pasur deri më tani.

Në shoqërim me mysafirët ishte dr. Besir Neziri!

Takimi kaloi në frymën miqësore!

KBI - Prizren, 27 gusht 2026Për nder të Muajit të Mevludit - Datëlindjes së pejgamberit Muhamed a.s., Këshilli i Bashkës...
27/08/2026

KBI - Prizren, 27 gusht 2026

Për nder të Muajit të Mevludit - Datëlindjes së pejgamberit Muhamed a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi MEVLUD (Kur’an, ligjëratë, pjesë të mevludit, Ilahi, etj.), më datë 25 gusht 2026, që u mbajt në xhaminë ‘Sinan Pasha’ në Prizren, pas namazit të akshamit.

Fjalë përshëndetëse për të pranishmit, mbajti kryetari i KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi.
Ligjëratën tematike e mbajti imami i xhamisë ‘Emin Pasha’, Hfz. Daut ef. Lezi.

Pjesën artistike të programit e realizuan imamët nga Prizreni: Orhan ef. Bislimaj, Faruk ef. Ukallo, hfz. Daut ef. Lezi, Kujtim ef. Bislimaj, Ali ef. Berisha, Deniz Allajbegu.

Një atmosferë të bukur e ngjalli nxënësi i mektebit të xhamisë ‘Mehmet Terziu’, Omer Arifi, me ilahin “T’besuam hiç pa të pa”

Programin e moderoi, sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo.

Duanë e programit e bëri kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj.

DITA E MEVLUDIT – Lindja e Muhamedit a.s.25 gusht 2026(12 Rebiu’l-Evvel 1448)“Gjithë sa zerre që është n’xhihan thirrte ...
23/08/2026

DITA E MEVLUDIT – Lindja e Muhamedit a.s.
25 gusht 2026
(12 Rebiu’l-Evvel 1448)

“Gjithë sa zerre që është n’xhihan thirrte me za - Tue i thanë t’gjithë Pejgamberit merhaba”.

Janë këto dy vargje nga poema e Mevludit, që i kushtohen lindjes së Pejgamberit a.s.

Pasnesër, ditë e martë, të gjithë i themi Merhaba Pejgamberit a.s., në xhaminë ‘Sinan Pasha’, në Prizren, pas akshamit.

SELAMFEST 2026 / Edicioni i tretëDatë: 24-26 korrik 2026 Vendi: n’Kej – Shadërvan, PrizrenPër tri ditë radhazi, Këshilli...
30/07/2026

SELAMFEST 2026 / Edicioni i tretë
Datë: 24-26 korrik 2026
Vendi: n’Kej – Shadërvan, Prizren

Për tri ditë radhazi, Këshilli i Bashkësisë Isame i Prizrenit e organizoi SelamFestin 2026, një festival tipik i Prizrenit.

Krahas SelamFestit, Departamenti i Gruas i KBI-Prizren, organizoi panairin e ushqimit (kermez), në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë.
Një gërshetim i bukur në mes kulturave tradicionale.

Përveç dy dokumentarëve që u shfaqën enkas pë selamfest, pastaj artistëve të skenës për tri ditë, kësaj radhe veçori e Selamfestit ishin edhe nxënësit e mektebit.

Në ditën e fundit, me prezencën e tij, festivalin e nderoi Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, kryetari i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, zv. ministrja e kulturës, znj. Nora Arapi, atasheu për çështje fetare i Turqisë pranë ambasadës turke në Prishtinë, z. Kadir Dinç, si dhe afaristë e personalitete të tjera nga Prizreni e Kosova e më gjerë.

Me shumë pedantëri festivalin e moderoi znj. Vjollca Gurgule, një artiste e talentuar në artin e moderimit.

Në këtë edicion sponsor gjeneral ishin vetëm dy:
- H. Urim Hoxha, biznismen i njohur nga Prizreni, humanist i dalluar; dhe
- Pastiçeria Konaku që gjendet brenda oborrit të xhamisë Sinan Pasha në Prizren, I njëjti është ent i KBI-Prizren, me menaxher Muhamedaki Bojniku.

Në vijim, po e pasqyrojmë skemën programore për tri ditët.

DITA E PARË:
E PREMTE – 24 KORRIK 2026, Ora: 20:40 – 22:10
Skema Programore:
1) Hapja solemne:
- Hfz. Daut ef. Lezi – Lexim nga Kur’ani;
- Valon ef. Ibrahimi – kryetar i KBI-Prizren, Fjalë përshëndetëse;
- Dr. Orhan ef. Bislimaj – kryeimam i KBI-Prizren, “SelamFesti festivali ynë”;
- Dokumentar - Evokimi i SelamFestit edicioni i parë 2019 dhe i dytë 2023;
2) Përmbajtja kryesore:
- Ekrem ef. Avdiu – kryetar i KBI-Mitrovicë, me temën: "O bir, hip me ne (në barkën e shpëtimit)";
- Suhejl Berisha – nxënës i mektebit, me monologin “Ne jemi Ti”;
- Nusret Kurtishi me grupin, performancë artistike: këngë & ilahi;
- Dokumentari: “Medreseja Alauddin shtëpi e Zotit dhe e kombit” (22:30 h).

DITA E DYTË:
E SHTUNË – 25 KORRIK 2026, Ora: 20:40 – 22:10
Skema Programore:
1) Pjesa hyrëse:
- Nxënësi i mektebit – Suhejl Xhaferi me recital nga Kur’ani;
- Nxënësi i mektebit – Ajan Hasani me këngë për he**in Tahir Sinani
2) Përmbajtja kryesore:
- Ardian Sejdiu – Imam i xhamisë ‘Koha’, Ferizaj, me temën: “Sfidat e shoqërisë bashkëkohore”
- Selma Bekteshi – Performancë artistike: këngë & ilahi
- Meda (Mehdin Përgjegjaj) Performancë artistike: këngë & ilahi
- Filmi “ZEMZEM” i autorit Fatmir Muja (22:30 h)

DITA E TRETË DHE E FUNDIT
E DIEL – 26 KORRIK 2026, Ora: 20:30 – 22:10
Skema Programore:

1) Pjesa hyrëse:
- Fjalë rasti nga kryetari i KBI-Prizren, Valon ef. Ibrahimi;
- Fjalë përshëndetëse nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava;
- Fjalë rasti nga kryetari i komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj;

2) Aktivitete arti nga nxënësit e mektebit:
- Eda Baxhaku – me recitalin “O mysafir të dashur”
- Erva Uka – me ilahin ‘Tavijli’
- Ensar Allajbegu – me monologun ‘O shokët e mi”

3) Shfaqja në ekran e dokumentarit “Në shtigjet e amanetit”;

4) Adem Ramadani dhe grupi, përformancë artistike, këngë & ilahi;

5) Përmbyllja e Edicionit të tretë 2026 - Dr. Orhan ef. Bislimaj

KBI-Prizren i falënderon të gjithë pjesëmarrësit që e zbukuruan festivalin me prezencën e tyre.
Një mirënjohje meritore për sponsorët që e mundësuan realizimin me sukses të plotë.

27/07/2026
26/07/2026

Address

Rr. Bajraklia, Nr. 17
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00
Saturday 08:00 - 15:00
Sunday 08:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Këshilli i Bashkësisë Islame - Prizren:

Shortcuts

Share