01/09/2026
Të nderuar nxënës,mësimdhënës, bashkëpunëtorë dhe staf i shkollës,
Sot drejtoresha e shkollës ju uroj mirëseardhjen në fillimin e një viti të ri shkollor dhe ju dëshiroj shëndet, mbarësi, energji dhe suksese në vitin shkollor 2026/2027.
Një vit i ri shkollor është gjithmonë një fillim i ri, me sfida, përgjegjësi, por edhe me mundësi të reja për të arritur rezultate sa më të mira. Puna jonë nuk është vetëm përcjellja e njohurive, por edhe edukimi, përkrahja dhe motivimi i nxënësve tanë. Prandaj, besoj se edhe këtë vit do të punojmë me përkushtim, profesionalizëm dhe në frymën e bashkëpunimit.
Dua të theksoj rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet nesh. Vetëm si një ekip i bashkuar mund të krijojmë një ambient të sigurt, të rregullt dhe të përshtatshëm për të gjithë nxënësit dhe stafin e shkollës.
Sa i përket fillimit të procesit mësimor dhe dokumentacionit pedagogjik, ju njoftoj se deri në momentin kur të pajisemi me ditarët zyrtarë, është e nevojshme që puna të vazhdojë pa pengesa. Për këtë periudhë kalimtare, kem bërë improvizimin e ditarëve, duke evidentuar rregullisht orët mësimore, temat e zhvilluara, mungesat dhe të gjitha të dhënat e nevojshme, në mënyrë që puna jonë të jetë e organizuar dhe e dokumentuar.
Ju lutem që gjatë kësaj periudhe të tregojmë kujdes dhe korrektësi në mbajtjen e evidencës, në mënyrë që, pas marrjes së ditarëve zyrtarë, të kemi mundësi ta sistemojmë dhe ta bartim dokumentacionin në mënyrë të rregullt.
Besoj në profesionalizmin dhe përgjegjësinë tuaj dhe jam e bindur se, me bashkëpunim dhe mirëkuptim, do ta tejkalojmë edhe këtë fazë të përkohshme pa vështirësi.
Në fund, ju uroj një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me rezultate të mira. Uroj që çdo ditë e këtij viti shkollor të jetë një mundësi e re për të bërë më të mirën për nxënësit tanë dhe për shkollën tonë.
Suksese të gjithëve dhe një vit të mbarë shkollor!
Ju faleminderit për përkushtimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
Drejtoresha e shkollës,
MSc Myvedete Gavazaj