Shkolla Fillore "Lekë Dukagjini"

Shkolla Fillore "Lekë Dukagjini" Shkolla fillore “Lekë Dukagjini” filloi punën më 10 shtator 1974. Në vitin 1991/92 shkolla u emërua si SHFMU “Lekë Dukagjini”.

Nga viti 2020 shkolla u nda dhe është përgjegjëse për ofrimin e procesit edukativo-mësimor për nxënësit parafillorë dhe fillorë.

01/09/2026
📚 Fillim i mbarë i vitit të ri shkollor! Me fillimin e procesit të ri mësimor, në shkollën tonë u zhvilluan takimet dhe ...
26/08/2026

📚 Fillim i mbarë i vitit të ri shkollor!
Me fillimin e procesit të ri mësimor, në shkollën tonë u zhvilluan takimet dhe mbledhjet e nevojshme të stafit arsimor, ku drejtoresha, znj. Laura Kabashi, informoi të gjithë të pranishmit për organizimin, përgjegjësitë dhe rrjedhën e punës për vitin e ri shkollor.
Me shumë përkushtim, bashkëpunim dhe energji pozitive, po nisim një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin tonë arsimor.
Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me punë të mbarë, suksese, arritje dhe shumë momente të bukura, veçanërisht për gjeneratat e reja që po nisin një rrugëtim të ri drejt dijes dhe së ardhmes.
Suksese të gjithëve dhe një vit shkollor sa më të mbarë!

27/06/2026

Përshkrim i punës me nxënësen Amina Gashi

Gjatë gjithë këtyre 5 viteve shkollore është zhvilluar punë e vazhdueshme dhe e individualizuar me nxënësen Amina Gashi, e cila në fillim të vitit kishte vështirësi në të nxënë. Me përkushtim, durim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, Amina ka bërë përparim të dukshëm. Sot ajo arrin të lexojë dhe të shkruajë rrjedhshëm, ndërsa në lëndën e matematikës ka përvetësuar me sukses veprimet e mbledhjes dhe zbritjes. Ky progres është rezultat i punës së vazhdueshme, këmbënguljes dhe angazhimit të saj, si dhe mbështetjes së pandërprerë gjatë procesit mësimor.

Ky sukses dëshmon se me punë sistematike, motivim dhe përkrahje të vazhdueshme, çdo nxënës mund të arrijë zhvillim dhe përparim të rëndësishëm në të nxënë. Mësuesja Valentina Shala

22/06/2026

🎓 Završna priredba učenika V/8 i V/9 🎓

Još jedna generacija ispraćena je s ponosom, osmijehom i najljepšim željama za budućnost.

Neka vas na svakom koraku prate znanje, uspjeh i lijepa sjećanja na dane provedene u našoj školi.

22/06/2026

📖✨ Kujtime që nuk i fshin as koha ✨📖

Me krenari prezantojmë librin e kujtimeve të Klasës V-4, një përmbledhje e çasteve më të bukura, sukseseve, miqësive dhe përjetimeve gjatë rrugëtimit tonë shkollor.

Nën përkushtimin dhe udhëheqjen e mësueses Ardiana Buzhala, këto kujtime do të mbeten gjithmonë pjesë e zemrave tona.

🏫 Viti shkollor 2021–2022 / 2025–2026
💙 Kujtime që nuk i fshin as koha!

📚✨

20/06/2026

Rrugëtimi ynë në klasën përgatitore arriti në fund.
Me shumë kujtime të bukura, buzëqeshje dhe mësime të vlefshme, i përcjellim fëmijët tanë drejt një kapitulli të ri.
Ju urojmë shumë suksese, shëndet, lumturi dhe një fillim sa më të mbarë në klasën e parë! 🌟📚
Urime dhe rrugë të mbarë, të dashur fëmijë! ❤️
Edukatoret:
Hamide Cikaj
Meral Çeku

Më datë 19.06.2026, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Klasave sipas njoftimit të lëshuar nga drejtoria e shkollës...
19/06/2026

Më datë 19.06.2026, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Klasave sipas njoftimit të lëshuar nga drejtoria e shkollës.
Mbledhja u zhvillua në një atmosferë pune dhe bashkëpunimi të mirë. U shqyrtuan dhe u diskutuan të gjitha pikat e rendit të ditës:
U miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar.
U analizua suksesi dhe vijueshmëria e nxënësve gjatë periudhës mësimore.
U shqyrtuan vlerësimet përfundimtare dhe u diskutua përgatitja e raporteve përkatëse.
U trajtuan çështje pedagogjike dhe disiplinore të nxënësve.
U diskutuan përgatitjet për përfundimin e vitit shkollor.
U trajtuan edhe çështje të ndryshme me interes për procesin mësimor.
Për secilën pikë të rendit të ditës u raportua dhe u diskutua në mënyrë konstruktive. Udhëheqësia e shkollës ofroi mbështetjen e nevojshme për të gjithë mësimdhënësit, duke vlerësuar angazhimin, përkushtimin dhe punën e tyre gjatë vitit shkollor.
Mbledhja përfundoi në frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, me dakordim të plotë për realizimin e obligimeve të mbetura deri në përfundimin e suksesshëm të vitit shkollor.

Address

Rr. Gani Saramati, Flamurit P. N
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Fillore "Lekë Dukagjini" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Fillore "Lekë Dukagjini":

Shortcuts

Share