SHFMU "17 Shkurti"- Atmaxhë

SHFMU "17 Shkurti"- Atmaxhë Shkolle fillore e mesme dhe e ulet.

01/09/2026

Mirë se erdhe në parafillor!🌼💐🌻

Po mbyllim një kapitull të bukur plot lojëra, buzëqeshje, miqësi dhe mësime të para. Të dashur parafillorë, ju u rritët ...
19/06/2026

Po mbyllim një kapitull të bukur plot lojëra, buzëqeshje, miqësi dhe mësime të para. Të dashur parafillorë, ju u rritët para syve tanë dhe tani jeni gati për një rrugëtim të ri në shkollë. Ju urojmë shumë suksese, shëndet dhe lumturi. Mos i harroni kurrë kujtimet e bukura të parafillores. Fluturoni lart dhe ndiqni ëndrrat tuaja! Mirupafshim dhe rrugë të mbarë, gjenerata jonë e artë!

Në shkollën tonë u mbajt Festa e Abetares, një ditë e veçantë dhe plot gëzim për nxënësit tanë. Me recitime, këngë, vall...
17/06/2026

Në shkollën tonë u mbajt Festa e Abetares, një ditë e veçantë dhe plot gëzim për nxënësit tanë. Me recitime, këngë, valle dhe aktivitete të ndryshme, ata treguan njohuritë e fituara gjatë këtij viti shkollor.
Urime të gjithë nxënësve për përkushtimin dhe sukseset e arritura në rrugëtimin e tyre të parë drejt dijes! Ju urojmë shumë suksese në hapat e ardhshëm të shkollimit.
Faleminderit prindërve dhe mësimdhënësve për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Festa e Abetares – një kujtim i bukur që do të mbetet gjatë në zemrat e fëmijëve.

Çdo fillim ka një fund, e çdo fund sjell një fillim të ri… ❤️Pas 9 viteve të mbushura me kujtime, mësime, buzëqeshje, ud...
17/06/2026

Çdo fillim ka një fund, e çdo fund sjell një fillim të ri… ❤️
Pas 9 viteve të mbushura me kujtime, mësime, buzëqeshje, udhëtime dhe momente që do të mbeten gjithmonë pjesë e rrugëtimit tonë, erdhi koha të themi lamtumirë.
Nga shëtitjet e bukura së bashku deri te mbrëmja e semimaturës – secili moment mbetet një kujtim i veçantë.
Ju uroj që hapat tuaj të ardhshëm të jenë të mbushur me suksese, guxim dhe ëndrra të realizuara.
Mos harroni kurrë se çdo fund është fillimi i një rruge të re.
Mirupafshim klasa IX – ju urojmë të ardhme të ndritur! 🌟

U realizua shëtitja me nxënësit e klasave I–VIII në Ujëvarën e Korishës, me qëllim të rekreacionit, socializimit dhe pro...
17/06/2026

U realizua shëtitja me nxënësit e klasave I–VIII në Ujëvarën e Korishës, me qëllim të rekreacionit, socializimit dhe promovimit të aktiviteteve në natyrë. Aktiviteti u zhvillua me sukses dhe pjesëmarrje aktive të nxënësve.

26/05/2026
Klasa e 6-të në lëndën e biologjisë🌱📚Sot prezantuam ushqime të shëndetshme dhe mësuan si të bëjnë zgjedhje më të mira pë...
06/05/2026

Klasa e 6-të në lëndën e biologjisë🌱📚
Sot prezantuam ushqime të shëndetshme dhe mësuan si të bëjnë zgjedhje më të mira për mirëqenien e tyre. 🍎🥖🥗
Atmosferë e bukur, bashkëpunim dhe shumë ide kreative! 💫
Nga mësimdhënësja: Egzona Haxhimeri

Address

Atmaxhe
Prizren
20000

Telephone

+38349625251

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "17 Shkurti"- Atmaxhë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category