FLORG

FLORG

Share

Organizata FLORG duke njohur vlerat kulturore dhe trashëgiminë e pasur të qytetit tonë Prizrenit, organizon aktivitete të ndryshme për fëmijë dhe të rinjë .

OJQ-ja FLORG u regjistrua si Organizatë Joqeveritare në Janar të vitit 2021 e cila synon të kontribuojë për barazinë, socializimin dhe përkrahjen e ҫdo komuniteti në shoqërinë tonë në të gjitha aktivitetet si dhe të rrisë ndërgjegjësimin e brezave të rinj OJQ-ja FLORG u regjistrua si Organizatë Joqeveritare në Janar të vitit 2021 e cila synon të kontribuojë për barazinë, socializimin dhe përkrahje

Photos from FLORG's post 14/11/2025

Art Terapi Lëvizje, energji dhe krijimtari me grupin e dytë
Në kuadër të projektit “Talentet e Rinjë – Edicioni i III”, të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të realizuar nga OJQ FLORG, është mbajtur sesioni i dytë i Art Terapisë me një grup të ri pjesëmarrësish.
Edhe në këtë sesion, të rinjtë patën mundësinë të angazhohen në ushtrime fizike krijuese, aktivitete interaktive dhe lojëra që nxisin vetë-shprehjen, duke përdorur artin si mjet për relaksim, vetëbesim dhe mirëqenie emocionale.
Atmosfera ishte e mbushur me energji pozitive, lëvizje dhe bashkëpunim, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e artit në krijimin e lidhjes mes trupit dhe mendjes.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e grupit të dytë për përkushtimin dhe entuziazmin e tyre, si dhe bashkëpunëtorët që po e mbështesin këtë aktivitet me plot pasion dhe profesionalizëm!

Photos from FLORG's post 10/11/2025

Trajnimi 1: Kuptimi i Trashëgimisë Kulturore
Në kuadër të projektit “Talentet e Rinjë – Edicioni i III”, të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të realizuar nga OJQ FLORG, është mbajtur Trajnimi i parë me temën “Kuptimi i Trashëgimisë Kulturore”.
Gjatë këtij trajnimi, të rinjtë patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth asaj çfarë përfaqëson trashëgimia kulturore, llojeve të saj – të prekshme dhe të paprekshme, si dhe rëndësisë që ajo ka në jetën e përditshme dhe identitetin tonë kulturor.
Përmes diskutimeve, shembujve nga Prizreni dhe aktiviteteve krijuese, pjesëmarrësit reflektuan mbi mënyrat se si mund të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore lokale.
Falënderim për të rinjtë aktivë dhe për gjithë ata që po e mbështesin këtë iniciativë për edukim dhe vetëdijesim kulturor!

Photos from FLORG's post 10/11/2025

Art Terapi – Lëvizje, energji dhe krijimtari përmes artit
Në kuadër të projektit “Talentet e Rinjë – Edicioni i III”, të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të realizuar nga OJQ FLORG, është mbajtur sesioni i Art Terapisë me të rinjtë pjesëmarrës.
Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë relaksimin, bashkëpunimin dhe vetë shprehjen përmes lëvizjes dhe aktiviteteve fizike krijuese, duke përdorur artin si mjet për mirëqenie emocionale dhe sociale.
Të rinjtë morën pjesë në ushtrime interaktive, lojëra krijuese dhe aktivitete që lidhen me harmoninë trup mendje, duke përjetuar artin në mënyrë dinamike dhe argëtuese.
Falënderim i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët që sollën energji pozitive dhe frymë bashkëpunimi në këtë ditë plot ngjyra dhe lëvizje!

Photos from Ministria e Zhvillimit Rajonal's post 07/08/2025
Photos from FLORG's post 30/07/2025

Trajnimi i parë i realizuar me sukses!

Sot, nën organizimin e OJQ Future Learning Organization – FLORG, u mbajt me sukses trajnimi i parë në kuadër të projektit:
“Roli i Sektorit Privat në Ekonominë Vendore, Partneritetet Publiko-Private dhe Zhvillimi i Biznesit”, i subvencionuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Ky trajnim bashkoi pjesëmarrës nga sektori privat, institucionet publike dhe shoqëria civile, për të shkëmbyer përvoja dhe ide konkrete mbi:
✅ Rritjen e rolit të bizneseve në zhvillimin vendor
✅ Fuqizimin e partneriteteve publiko-private
✅ Mbështetjen e ndërmarrësisë dhe nismave inovative

Energjia pozitive, diskutimet e frytshme dhe pjesëmarrja aktive na japin besim se ky projekt do të lë gjurmë të rëndësishme në komunitetin tonë.

Një falënderim i veçantë për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për mbështetjen dhe besimin që i jep organizatave që angazhohen për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim ndërsektorial.

21/07/2025

THIRRJE PËR APLIKIM!
Trajnim: Roli i Sektorit Privat në Ekonominë Vendore, Partneritetet Publiko-Private dhe Zhvillimi i Biznesit

OJQ - FLORG fton të gjithë sipërmarrësit, përfaqësuesit e institucioneve publike, organizatat, dhe të rinjtë me ide biznesi të aplikojnë për një trajnim praktik dhe interaktiv që do të zhvillohet në Prizren, nga 29.07.2025 – 28.08.2025.

Çfarë do të mësoni?

Roli dhe rëndësia e sektorit privat në zhvillimin lokal

Si ndërtohen partneritetet efektive publike e private

Përgatitja e planeve të ndërmarrësisë dhe forcimi i bizneseve ekzistuese

Vizita në disa biznese lokale

Përfitime për pjesëmarrësit:

Certifikatë pjesëmarrjeje

Mundësi për rrjetëzim profesional

Këshilla praktike nga ekspertë

Afati për aplikim: deri më 28.07.2025

Si të aplikoni?
Dërgoni të dhënat tuaja në: [email protected]

Photos from FLORG's post 24/06/2025

Nënshkrimi i kontratës për projektin “Roli i sektorit privat në ekonominë vendore dhe partneritetet me biznese”
Sot, Drejtori Ekzekutiv z. Bujar Vokshi, ka nënshkruar kontratën me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal të Kosovës, për zbatimin e projektit që synon forcimin e rolit të sektorit privat në zhvillimin ekonomik lokal dhe ndërtimin e partneriteteve efektive me bizneset.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe përmirësimit të kushteve në komunitetet vendore.
Falënderojmë Ministrinë për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e Kosovës.
#

02/03/2025
Photos from FLORG's post 19/02/2025
12/01/2025

Njoftim për Fillimin e Regjistrimeve në Kurs

Përshëndetje,

🔊Ju njoftojmë se regjistrimet për mesimin plotësues kanë filluar!
📝Ky kurs është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në mësimnxënie,dhe në të gjitha lëndët mësimore si dhe ne bërjen e detyrave të shtëpisë, punimin e projekteve,ushtrime intensive për përgatitje ne teste
me trajnerë profesionistë dhe materiale të përditësuara.

Për t’u regjistruar ose për të marrë më shumë informacione, ju lutemi na kontaktoni në:
📞 049 242 667

Nxitoni! Vendet janë të kufizuara.
Presim t’ju shohim në kurs!

Want your school to be the top-listed School/college in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Rr. Agron Bytyqi Nr. 30
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00