14/11/2025
Art Terapi Lëvizje, energji dhe krijimtari me grupin e dytë
Në kuadër të projektit “Talentet e Rinjë – Edicioni i III”, të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të realizuar nga OJQ FLORG, është mbajtur sesioni i dytë i Art Terapisë me një grup të ri pjesëmarrësish.
Edhe në këtë sesion, të rinjtë patën mundësinë të angazhohen në ushtrime fizike krijuese, aktivitete interaktive dhe lojëra që nxisin vetë-shprehjen, duke përdorur artin si mjet për relaksim, vetëbesim dhe mirëqenie emocionale.
Atmosfera ishte e mbushur me energji pozitive, lëvizje dhe bashkëpunim, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e artit në krijimin e lidhjes mes trupit dhe mendjes.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e grupit të dytë për përkushtimin dhe entuziazmin e tyre, si dhe bashkëpunëtorët që po e mbështesin këtë aktivitet me plot pasion dhe profesionalizëm!