Alternativa Studentore-Prizren

Alternativa Studentore-Prizren

Share

Alternativa studentore është organizata më e madhe studentore në Universitetin "Ukshin Hoti" dhe njëk Të qenurit AS edhe ashtu nënkupton të jesh i pari �

Alternativa studentore është organizata më e madhe studentore në Universitetin "Ukshin Hoti" dhe njëkohësisht fituese e 4 palë zgjedhjeve të fundit studentore.

22/10/2025

Alternativa Studentore 91.21%
Paqja Studentore 8.79%

Sot, Alternativa Studentore ka shënuar fitoren e pestë radhazi në zgjedhjet studentore të Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren!

Kjo fitore është dëshmi e besimit të palëkundur të studentëve, e traditës sonë shumëvjeçare dhe e përkushtimit që kemi treguar gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Falënderim i veçantë për çdo studentë që na besoi edhe një herë me votën e tyre.

Alternativa Studentore ne zgjedhjet e 22 Tetorit morri 1069 vota për Parlamentin Studentor dhe 1111 vota për Këshillet Studentore.

Nga nesër vazhdojmë aty ku e kemi lënë, duke mos rreshtur asnjëherë me punë vullnetare në shërbim të interesit të përgjithshëm!

Kjo fitore është fitorja juaj!

20/10/2025

Fryma e Alternativës Studentore vazhdon!

Mbi një dekadë përfaqësimi, përgjegjësie dhe fitoreje në shërbim të studentëve!
Takimi i sotëm shënon përgatitjet finale drejt 22 Tetori që nr 50 është dhe mbetet e vetmja ALTERNATIVË për studentët.

Voto numrin 50, voto Alternativën Studentore!

Besim, traditë dhe fitore!

03/10/2025

Numri 50, Alternativa e vetme më 22 Tetor✅

Besim, traditë dhe fitore!

Photos from Alternativa Studentore-Prizren's post 01/08/2025

Alternativa Studentore ka kënaqësinë të njoftojë se ka ka realizuar me sukses projektin “Këndi i Relaksit – Hapësirë për qetësi, mirëqenie dhe bashkëbisedim”, në kuadër të thirrjes “HEI’25” të organizatës ORCA!
🌿 Projekti është realizuar në ambientet e kampusit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe synon të krijojë një hapësirë relaksuese për studentët – larg stresit të përditshëm, duke promovuar mirëqenie mendore, pushim aktiv dhe nxitje të bashkëbisedimit ndërstudentor.

🛋️ Këndi i Relaksit është pajisur me ulëse të rehatshme, elemente natyrore dhe ambiente të përshtatura për pushim e relaks gjatë kohës së lirë apo pas ligjëratave.

👥 Ekipi i Alternativës Studentore që ka punuar me përkushtim në këtë projekt përbëhet nga:
Bleona Buduri– Koordinatore e projektit
Riad Bislimaj- Përgjegjës i dokumentimit
Fatlind Bajraktari- Menaxher i logjistikës

🙏 Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që na mbështetën në perfundimin e projektit.

📢

Photos from Parlamenti Studentor i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren's post 12/06/2025

Në këtë ditë, përulemi me respekt të thellë para sakrificës së dëshmorëve që ranë për liri. Lavdia e tyre është e përjetshme dhe gjaku i tyre është themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë.

Respekt dhe mirënjohje të pafundme për të gjithë ata që kontribuan me guxim, vendosmëri dhe përkushtim për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Lavdi dëshmorëve të kombit!
Nderim i përjetshëm për çlirimtarët!

Photos from Alternativa Studentore-Prizren's post 02/06/2025

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Me rastin e kësaj dite të veçantë, aktivistët e organizatës studentore Alternativa Studentore mirëpritën në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren fëmijët e Institucionit Parashkollor “Dielli Ynë”.

Fëmijët shijuan një film vizatimor të shkurtër, më pas u argëtuan me lojëra, valle dhe përqafime nga Mickey & Minnie Mouse 🐭🎀.
Fëmijët përgjatë aktivitetit u shërbyen me ëmbëlsira dhe lëngje të freskëta, ndërsa fytyrat dhe balonat e tyre u mbushën me ngjyra dhe buzëqeshje. 🎨🎈

Ndërsa përpiqemi t'u mësojmë fëmijëve gjithçka për jetën, fëmijët janë ata që na mësojnë se çfarë është jeta në të vërtetë!

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve – faleminderit që ish*t sot pjesë e aktivitetit tonë, duke na dhuruar hare e lumturi me çdo veprim tuajin.❤

10/07/2023

Alternativa Studentore 90.05%
Paqja Studentore 9.95%

Faleminderit secilit qe u angazhua duke zgjedhur ALTERNATIVËN STUDENTORE për të qenë përsëri zëri juaj në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren❤

Nga nesër vazhdojmë aty ku e kemi lënë, duke mos rreshtur asnjëherë me punë vullnetare në shërbim të interesit të përgjithshëm!

07/07/2023

Të dashur kolegë, për pak kohë po hyjmë në heshtjen zgjedhore dhe po e përmbyllim fushatën zgjedhore.

Këto zgjedhje edhe pse u organizuan në sezonën e verës ku pjesa më e madhe nuk ishin prezent, kjo nuk e ndryshoi fare ndjenjën e largësisë suaj pasi që ne jemi pranë dhe me ju çdo ditë të vitit, duke vazhduar së qenuri zë i fuqishëm i juaji.

Ne mbesim të përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e të drejtave të studentëve dhe jemi pjesë e pandashme e vendimmarrjes në Universitet duke tentuar të pamundurën në arritjen e synimit sfidues, atë të ngritjes së cilësisë.

Ne tashmë e kemi kuptuar se për ju mbesim e vetmja ALTERNATIVË, prandaj kërkojmë nga ju që më 10 Korrik të merrni pjesë në zgjedhje në mënyrë masovike që ta vulosim fitoren tonë, të 5-tën me radhë, por padyshim jo të fundit!

Shihemi aty ku e kemi lënë dhe faleminderit që jeni me ne në cdo kohë ❤

Me respekt, Fatlind Tredhaku - Përfaqësuesi i organizatës Alternativa Studentore!

Photos from Alternativa Studentore-Prizren's post 07/07/2023

Aktivistët e Alternativës Studentore, përfaqësimin dhe angazhimin për të kontribuar në shoqëri nuk e kanë vetëm brenda universitetit por dhe jashtë tij.

Dje me datë 06.07.2023, Alternativa Studentore vizitoi QSGF - P, ku aktivistët tanë nga afër u njoftuan me këtë qendër dhe e kuptuan se fenomeni i dhunës duhet të ndalet në shoqërinë tonë me moton “Dhuna në familje nuk tolerohet”.
Gruaja është themel i palëkundur i shoqërisë dhe si i tillë duhet te vazhdohet të mbrohet dhe e vetmja gjë që duhet dhuruar është dashuri.

Alternativa Studentore shpërndau rroba për QSGF - P dhe Jetimat e Ballkanit me qëllimin që sado pak kjo ndihmë e vogël të jetë e madhe dhe e nevojshme për ta.

Vizita e studentëve më pas vazhdoi në Shtëpinë e Pleqëve kur studentët u pritën nga bamirësi Halil Kastrati, emocionet e mëdha na kapluan atëherë kur studentët u takuan me banorët e shtëpise dhe dashuria, gëzimi dhe entuziasmi u pa në sytë e tyre të përlotur.

Nga banorët e kuptuam që gjëja më e çmuar në jetë është dhe mbetet familja.

06/07/2023

Tradita shumëvjeçare e Alternativës Studentore vazhdon me secilin anëtar të saj.
Besimi, përfaqësimi dhe suksesi janë sinonime të Alternativës që janë trashëguar nëpër gjenerata, prandaj me 10 Korrik na duhet përkrahja e secilit prej jush që të vazhdojmë rrugën e përfaqësimit duke qenë zëri juaj.

Alternativa Studentore është zgjedhja juaj, zëri juaj!

Photos from Alternativa Studentore-Prizren's post 03/07/2023

Sot filluam aktivitetet e fushatës zgjedhore të organizatës ”Alternativa Studentore”.
Disa prej aktivistëve të organizatës janë mbledhur që sot ta pastrojnë kampusin e Universitetit pasi që ky të jetë shembull i mirë dhe për të tjerët që të kujdesen dhe ta mirëmbajnë kampusin, universiteti është dhe mbetet shtëpia e dytë e studentëve.
Pos pastrimit të kampusit, u mbollën dhe gjashtë fidane që simbolizojnë të gjashtë njësitë akademike që ka universiteti.
Jo rastësisht janë zgjedhur fidane me jetëgjatësi të cilat dhe e nënkuptojnë traditën shumëvjeqare të organizatës e cila me besimin dhe përkrahjen tuaj sot mbetet organizata më e madhe e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.

P.s mos harroni me datë 10 voto numrin 10, voto Alternativën Studentore sepse alternativa është zgjedhja e juaj dhe zëri i juaj!

28/06/2023

Të dashur kolegë të besimit islam,

Me fat ju qoftë festa e Kurban Bajramit!

Duke ju dëshiruar shëndet e begati në familjet tuaja, Alternativa Studentore ju uron gjithë të mirat për këtë festë të madhe.

Paçi vetëm gëzime në familjet tuaja! Paqja dhe lumturia mbizotërofshin gjithmonë tek ju!

Me respekt, Alternativa Studentore!

Want your school to be the top-listed School/college in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Universiteti I Prizrenit Rr. “Rruga E Shkronjave” P. N. Prizren Republika E Kosovës
Prizren
20000