22/10/2025
Alternativa Studentore 91.21%
Paqja Studentore 8.79%
Sot, Alternativa Studentore ka shënuar fitoren e pestë radhazi në zgjedhjet studentore të Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren!
Kjo fitore është dëshmi e besimit të palëkundur të studentëve, e traditës sonë shumëvjeçare dhe e përkushtimit që kemi treguar gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të tyre.
Falënderim i veçantë për çdo studentë që na besoi edhe një herë me votën e tyre.
Alternativa Studentore ne zgjedhjet e 22 Tetorit morri 1069 vota për Parlamentin Studentor dhe 1111 vota për Këshillet Studentore.
Nga nesër vazhdojmë aty ku e kemi lënë, duke mos rreshtur asnjëherë me punë vullnetare në shërbim të interesit të përgjithshëm!
Kjo fitore është fitorja juaj!