14/09/2026
🇪🇺🇽🇰 NJË TJETËR ARSYE PËR TË QENË KRENARË! 🌟
Sot, me shumë krenari, ndajmë një lajm të veçantë për komunitetin tonë shkollor: mësuesja jonë, Shejlla Arifi, është përzgjedhur pjesë e Gjeneratës së Dytë të eTwinning Ambasadorëve në Kosovë! 👏🇽🇰🇪🇺
Ky nuk është vetëm një vlerësim personal. Është një arritje për shkollën tonë, për mësimdhënësit tanë dhe për vizionin tonë për një arsim modern, inovativ dhe të lidhur me Evropën.
Pas përkushtimit të vazhdueshëm në eTwinning dhe arritjes së eTwinning School Label 2026–2027, kjo përzgjedhje dëshmon edhe një herë se shkolla jonë po ndërton një kulturë shkollore ku profesionalizmi, inovacioni, bashkëpunimi dhe hapja ndaj botës janë pjesë e identitetit tonë. 🌍✨
Të jesh eTwinning Ambasadore do të thotë të ndash përvojën, të frymëzosh të tjerët dhe të jesh zë i një arsimi që nuk njeh kufij.
Urime, Shejlla!
Jemi krenarë për ty dhe për kontributin tënd në emër të shkollës sonë dhe arsimit në Kosovë! ❤️👏
Sukseset e mësuesve tanë janë sukseset e nxënësve tanë.
Dhe suksesi i nxënësve është krenaria e shkollës sonë! 🇽🇰🇪🇺
📢 Pas një procesi të përbashkët vlerësimi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë 🇪🇺, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, dhe Zyra Kombëtare Mbështetëse për eTwinning në Kosovë kemi kënaqësinë të prezantojmë gjeneratën e dytë të eTwinning Ambasadorëve në Kosovë 🇽🇰.
👩🏫👨🏫 Ambasadorët eTwinning do të kenë një rol kyç në:
✅ Promovimin e Platformës Evropiane të Edukimit Shkollor (ESEP) dhe eTwinning
✅ Mbështetjen e mësimdhënësve në Kosovë në përdorimin e saj
✅ Zhvillimin e projekteve ndërkombëtare eTwinning
✅ Shkëmbimin e përvojave dhe aktiviteteve të tjera të eTwinning në Kosovë
Mirënjohës dhe falenderues edhe për gjeneratën e parë të eTwinning Ambasadorëve në Kosovë të cilat kanë kontribuar në ndërtimin e themeleve të komunitetit eTwinning në Kosovë dhe do të vazhdojnë të kenë një rol me rëndesi në zhvillimin e këtij komuniteti.
***
📢 Following a joint evaluation process by the European Union Office in Kosovo 🇪🇺, the Ministry of Education and Science in Kosovo, and the National Support Organization for eTwinning in Kosovo, we are pleased to introduce the second cohort of eTwinning Ambassadors in Kosovo 🇽🇰.
👩🏫👨🏫 eTwinning Ambassadors will have a key role in:
✅ Promoting the European School Education Platform (ESEP) and eTwinning
✅ Supporting teachers in Kosovo in platform utilization
✅ Developing European eTwinning projects
✅ Exchanging experiences and other eTwinning NSO activities involvement
Grateful and thankful also to the first cohort of eTwinning Ambassadors in Kosovo who have contributed to building the foundations of the eTwinning community in Kosovo and will continue to play an important role in the development of this community.
SHFMU "Mustafa Bakiu"- Prizren SHF "Mustafa Bakija"- FAQJA Zyrtare SHFMU "Meto Bajraktari" - Prishtinë SHFMU "Pavarësia"- Prishtinë