Shfmu " Mushnikova "

Shfmu " Mushnikova " Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët

Kosova është gjaku ynë që nuk falet! ❤️
15/09/2026

Kosova është gjaku ynë që nuk falet! ❤️

09/09/2026

Aktivitet kreativ dhe edukativ me nxënësit e klase së dytë me mësuesen
Valmira Hasani.
Të mësojmë përmes artit, bashkëpunimit dhe përvojës praktike.

SHFMU “Mushnikova” mbajti mbledhjen me prindërit e nxënësve nga klasa I–IX, në prani të stafit mësimor të shkollës.Gjatë...
04/09/2026

SHFMU “Mushnikova” mbajti mbledhjen me prindërit e nxënësve nga klasa I–IX, në prani të stafit mësimor të shkollës.

Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor dhe fillimin e suksesshëm të vitit të ri shkollor.

Ndër temat kryesore të diskutuara ishin:
-fillimi dhe organizimi i vitit të ri shkollor;
-pajisja e nxënësve me tekste shkollore dhe libra;
-siguria e nxënësve dhe krijimi i një mjedisi të sigurt në shkollë;
-pajisja e nxënësve me uniforma
-bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet prindërve, mësimdhënësve dhe shkollës.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë ndërmjet shkollës dhe prindërve, me qëllim që të krijohen kushte sa më të mira për edukimin, arsimimin dhe mirëqenien e nxënësve.

Sot  nxënësit e shkollës sonë i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë në SHFMU “Ibrahim Fehmiu”- Prizren. Të gjithë nxënës...
26/06/2026

Sot nxënësit e shkollës sonë i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë në SHFMU “Ibrahim Fehmiu”- Prizren.

Të gjithë nxënësve që i nënshtrohen këtij testi u urojmë shumë suksese! Ju dëshirojmë qetësi, përqendrim dhe besim në njohuritë që keni fituar gjatë viteve të shkollimit.📚📊

18/06/2026
𝓕𝓮𝓼𝓽𝓪 𝓮 𝓐𝓫𝓮𝓽𝓪𝓻𝓮𝓼🌈📚🫟🌸Me buzëqeshje, gëzim dhe emocion, nxënësit tanë festuan përfundimin e Abetares – librin e parë që u ...
01/06/2026

𝓕𝓮𝓼𝓽𝓪 𝓮 𝓐𝓫𝓮𝓽𝓪𝓻𝓮𝓼🌈📚

🫟🌸Me buzëqeshje, gëzim dhe emocion, nxënësit tanë festuan përfundimin e Abetares – librin e parë që u hapi dyert e dijes.
Urime vogëlushëve tanë për këtë arritje të veçantë dhe suksese në çdo hap të mëtejshëm! 🌸📚💫🌟

01/06/2026

🫟🌸📚FESTA E ABETARES📚🌸🫟

Mësuese: Valmira Hasani

31/05/2026

🎉 FTESË 🎉

Të nderuar prindër,

Shfmu “Mushnikova” ka kënaqësinë t’ju ftojë në Festën e Abetares, një ditë e veçantë për nxënësit tanë të vegjël, të cilët me shumë dashuri dhe përkushtim hodhën hapat e parë drejt dijes. 📚✨

Data: 1 Qershor 2026
🕘 Ora: 11:00
📍 Vendi: Salla e shkollës .

Prania juaj do ta bëjë këtë festë edhe më të bukur dhe më të veçantë për fëmijët tanë.

Ju mirëpresim me shumë kënaqësi! 🌸

Address

Mushnikova
Prizren
20000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu " Mushnikova " posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shfmu " Mushnikova ":

Shortcuts

Share