12/09/2026
Klubi i Shigjetarisë Tradicionale pati kënaqësinë të mirëpresë Koordinatorin e TIKA-s në Kosovë, z.Mehmed Taha Doğan, së bashku me një delegacion të studentëve universitarë nga qytete të ndryshme të Republikës së Turqisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të projektit **“Kalkınma Elçileri
Gjatë vizitës, të rinjtë patën mundësinë të njihen nga afër me aktivitetet e Klubit të Shigjetarisë Tradicionale me punën tonë në promovimin e shigjetarisë tradicionale, si dhe me rolin që ky sport luan në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore tek brezat e rinj.
🏹 Një pjesë e veçantë e vizitës ishte prezantimi praktik i shigjetarisë tradicionale ku studentët patën mundësinë të provojnë nga afër përdorimin e harkut dhe të përjetojnë këtë traditë të lashtë.
Kjo vizitë ishte një mundësi e çmuar për shkëmbim përvojash, kulturash dhe njohurish**, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi mes të rinjve nga Kosova dhe Turqia.
🤝 Falënderojmë TIKA-n në Kosovë z. Mehmed Taha Doğan dhe delegacionin e studentëve për vizitën, interesimin dhe mbështetjen e tyre.
Nga tradita drejt së ardhmes – së bashku për të rinjtë, kulturën dhe sportin. 🏹🇽🇰🇹🇷
TIKA Kosovë Turqi KalkınmaElçileri Rinia Kultura Sporti Tradita Bashkëpunim