STUDIO - REJAN

STUDIO - REJAN

Share

02/06/2026

"Ndiqe (përmbaju) rrugën e udhëzimit dhe mos të të bëjë dëm numri i pakët i atyre që endun nëpër të.
Dhe ruaju rrugëve të humbjes (devijimit) e mos u mashtro nga numri i madh i atyre që shkatërrohen."

​Fudejl ibn Ijadi (Allahu e mëshiroftë!)
Al-I'tisam nga Esh-Shatibi (1/8)
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

02/06/2026

"Kujt i bëhet cilësi (shprehi) kërkimi i faljes (istigfari), Allahu ia lehtëson furnizimin (rizkun), ia bën të lehta çështjet e tij, si dhe ia ruan gjendjen (nderin) dhe fuqinë e tij."

Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) – Tefsiri i Hud, ajeti 52
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

02/06/2026

Nëse të arrin diçka (negative) për vëllanë tënd, kërko një arsyetim për të. E nëse nuk gjen, atëherë thuaj: 'Ndoshta ai ka ndonjë arsyetim (që unë nuk e di)'."


Muhamed bin Sirin (Allahu e mëshiroftë!)
Et-Teubih ue el-Tenbih el-Asbahani ( 97).
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

01/06/2026

Vërtet, origjina (baza) e fesë është xhelozia (për nderin dhe kufijtë e Allahut), dhe kush nuk ka xhelozi, nuk ka fe. Xhelozia e mbron zemrën, e si rrjedhojë mbrohen edhe gjymtyrët (organet e trupit), duke larguar kështu të keqen dhe imoralitetin (shthurjen). Ndërsa mungesa e xhelozisë e vdes zemrën, e si pasojë vdesin edhe gjymtyrët e saj."

​Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë!)
"El-Xheuab el-Kafi", faqja 68.
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

01/06/2026

"Sado që të kërkosh nga mjekët që të të largojnë atë që ke në zemrën tënde (shqetësimin/sëmundjen), kurrë nuk do të gjesh diçka si Kurani."

Ibn Uthejmin, mëshira e Allahut qoftë mbi të "Sherh el-Kafijeh esh-Shafijeh", 1/198).
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

01/06/2026

"Gjëja më e madhe (më madhështore) me të cilën mund të këshillohet është Libri i Allahut të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar, sepse ai bashkon mes nxitjes (për të mira) dhe frikësimit (nga të këqijat), si dhe përmendjen e Xhenetit dhe Zjarrit, të të devotshmëve dhe të fëlliqurve (mëkatarëve)."

Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë), "Sherh Rijadus-Salihin" (1 / 762)
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

31/05/2026

Llojet e braktisjes së Kuranit

​Braktisja e dëgjimit të tij, besimit në të dhe përqendrimit (vëmendjes) ndaj tij.

​Braktisja e veprimit me të, dhe ndalimi te gjërat që ai i ka bërë të lejuara (hallall) apo të ndaluara (haram), edhe nëse personi e lexon atë dhe beson në të.

​Braktisja e gjykimit sipas tij dhe marrjes së tij si arbitër në parimet e fesë dhe degët e saj, si dhe besimi se ai nuk sjell siguri të plotë ose se argumentet e tij janë thjesht gjuhësore që nuk sjellin dije të vërtetë.

​Braktisja e meditimit mbi të, kuptimit të tij dhe njohjes së asaj që ka synuar Allahu me të.

​Braktisja e kërkimit të shërimit dhe kurimit me të për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe trupit, duke kërkuar shërimin e sëmundjeve nga dikush tjetër dhe duke braktisur mjekimin përmes tij.

​E gjithë kjo përfshihet në fjalën e Allahut të Lartësuar:

"Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”

El-Furkan, 30

​"El-Fevaid" nga Ibn el-Kajim, 1/82
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

31/05/2026

"O vëllezërit e mi, ju këshilloj tri gjëra: leximin e Kuranit, kapjen pas Sunetit dhe largimin (përmbajtjen e dorës/gjuhës) nga njerëzit."

Ibn Aun (Allahu e mëshiroftë!)
"Tarikh Dimashk" 31 / 361]
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

31/05/2026

"Është e domosdoshme lëvizja e buzëve gjatë leximit të Kuranit në namaz, dhe po ashtu gjatë leximit të dhikreve të obligueshme si: tekbiri (Allahu Ekber), tesbihu (Subhanallah), tahmidi (Elhamdulilah) dhe teshehudi (Etehijati).

Kjo sepse diçka nuk mund të quhet 'fjalë' (apo thënie) përveç nëse ajo artikulohet (shqiptohet), dhe nuk ka shqiptim përveçse duke lëvizur buzët dhe gjuhën."

Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë), "Lika el-Bab el-Meftuh" (20)
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

31/05/2026

"Leximi i Kuranit duke medituar rreth tij është vetë tema (baza) e përmirësimit të zemrës."

Ibn el-Kajimi (Allahu e mëshiroftë!)
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈

Want your school to be the top-listed School/college in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Prizren
Prizren