01/09/2026
Dobitë (frytet) e durimit
1. Durimtarët fitojnë shoqërinë (kujdesin) e Allahut, dashurinë dhe mëshirën e Tij.
2. Durimi është shkak për shpëtimin në botën tjetër; ai është gjithashtu shkak për suksesin në këtë botë, duke qenë se është një domosdoshmëri jetësore, ashtu siç është domosdoshmëri fetare.
3. Me anë të tij, njeriu arrin ta frenojë veten që të mosrrokulliset nga faktorët e mërzisë, ankthit, mërthisë, pamaturisë, ngutjes, frikës, lakmisë, epsheve dhe dëshirave.
4. Durimi çon në vendosjen e gjërave në vendet e tyre (të duhura), në sjelljen me mendje, ekuilibër dhe në kohën e përshtatshme në mënyrë të duhur.
5. Durimi të kualifikon për gradën e udhëheqjes dhe prijësisë, dhe të çon drejt tyre.
Muhtasar Min El Ahlak Ues Suluk faq, 297
https://t.me/hoxheebubekrruli
┈┉┅━❀🍃🌺🍃❀━┅┉┈