22/07/2016
Vjen nje moment në jetë që ti ndihesh mrekullisht mirë me veten dhe krenar me atë që je, ofron dhe kontribuon në të ardhmen e një individi, që më vonë do të jetë një kuadër i denjë dhe një kontribues i domosdoshëm, për krijimin e një elite doktorësh, infermieresh, farmacistesh të përgjegjshëm dhe të vetdijshëm, të zgjuar dhe të përkushtuar.Ska krenari më të madhe për mua si mësimdhënës, kur mesazhe të tilla vërshojnë në prag pranimesh nëpër fakultetet e degëve të ndryshme të mjeksisë të nxënesve, kursante te mitë, që me mësimnxenjen e tyre dhe përkushtimin e përbashkët marrin shpërblimin e merituar.Ju falenderoj juve që më nderoni duke përvetsuar atë që ju mësoj.Ju uroj suksese të metutjeshme, përkushtimi dhe perparimi juaj më bënë krenar...