ITI Pro Kosova

ITI Pro Kosova

Share

Të ngrisim kapacitetin profesional te të rinjët në lëmin e Inovacionit dhe TIK-ut.

05/05/2026

Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim të rëndësishëm në Ambasadën e Sllovenisë me Ambasadorin z. Borut Blaj, së bashku me të rinjtë që do të përfaqësojnë Kosovën në PODIM Conference 2026 në Maribor, Slloveni. 🇽🇰🤝🇸🇮

Gjatë takimit diskutuam rreth sfidave dhe përgatitjeve të fundit për konferencën, ndërsa të rinjtë prezantuan shkurtimisht idetë e tyre inovative. Jemi të bindur se kjo përfaqësim do të krijojë mundësi reale për rrjetëzim dhe bashkëpunim me investitorë e partnerë ndërkombëtarë.

Faleminderit Ambasadorit të Sllovenisë për mbështetjen, gatishmërinë dhe inkurajimin për të fuqizuar rininë dhe inovacionin. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një urë bashkëpunimi Kosovë–Slloveni.

I feel Slovenia. 💚

…………..

Today we had the pleasure of holding an important meeting at the Embassy of Slovenia with Ambasador Mr. Borut Blaj, together with the young innovators who will represent Kosovo at PODIM Conference 2026 in Maribor, Slovenia. 🇽🇰🤝🇸🇮

During the meeting, we discussed the key challenges and final preparations for the conference, while the young participants briefly presented their innovative ideas. We strongly believe this representation will create real opportunities for networking and collaboration with investors and international partners.

We sincerely thank the Ambassador of Slovenia for the support, openness, and encouragement to empower youth and innovation. This is an important step towards strengthening the Kosovo–Slovenia bridge of cooperation.

I feel Slovenia. 💚

21/04/2026

🚀 Marrëveshje e rëndësishme për projektin tonë të ri!

ITI Pro Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me IPKO, si sponsor kryesor i projektit:

“Nga Ideja në Investim: 7 Startup-e të Kosovës në PODIM Conference 2026”

Ky projekt synon të mbështesë 7 startup-e nga Kosova për të marrë pjesë në PODIM Conference 2026 në Maribor, Slloveni – një nga ngjarjet më të rëndësishme të inovacionit, sipërmarrjes dhe investimeve në rajon.

Përmes këtij projekti, startup-et e përzgjedhura do të përfitojnë:
🔹 trajnim dhe mentorim
🔹 përgatitje për prezantim para investitorëve
🔹 mundësi takimesh me investitorë, business angels dhe VC
🔹 ekspozim dhe rrjetëzim ndërkombëtar

Ky është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e ekosistemit startup në Kosovë dhe për krijimin e urave konkrete ndërmjet ideve inovative dhe mundësive reale për investim.

🤝 Falënderojmë IPKO për mbështetjen si sponsor kryesor, si dhe Ambasadën e Kosovës në Slloveni dhe Ambasadën e Sllovenisë në Kosovë për mbështetjen e tyre ndaj kësaj nisme.

📢 Ndiqni ITI Pro Kosova për fazat e ardhshme të projektit dhe për mundësitë e aplikimit.

19/02/2026

ITI Pro Kosova uron të gjithë besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Qoftë ky muaj i mbushur me paqe, solidaritet dhe mirësi.

17/02/2026

Gëzuar Pavarësinë e Kosovës 🇽🇰

Urojmë që çdo vit ta çojmë vendin përpara përmes ideve, iniciativës dhe bashkëpunimit – sepse zhvillimi i qëndrueshëm është forma më e mirë e forcimit të shtetit tonë.

Photos from ITI Pro Kosova's post 11/02/2026

ITI Pro Kosova ka kënaqësinë të mirëpresë z. Bajram Fusha, Drejtor i Oda Sllovene e Bizneseve, i cili me vullnetin e tij të mirë do të mbajë trajnim falas për startup-et dhe të rinjtë që po përgatiten për prezantim ndërkombëtar.

📌 Tema: Motivim dhe përgatitje për PODIM Conference – Me Startup-in Tim
🗓️ E martë, 17.02.2026
🕓 Ora 16:00
⏱️ Kohëzgjatja: 2 orë

✅ Këshilla praktike për mindset, përgatitjen e pitch-it dhe si të përfaqësosh startup-in në një konferencë si PODIM.
📩 Regjistrimi/rezervimi i vendit: 044 215 959, 049 115 717

Entrepreneurship Pitching Motivation Innovation BusinessGrowth YouthInTech Kosovo

Photos from ITI Pro Kosova's post 11/02/2026

ITI Pro Kosova ka kënaqësinë të mirëpresë z. Bajram Fusha, Drejtor i Oda Sllovene e Bizneseve, i cili me vullnetin e tij të mirë do të mbajë trajnim falas për startup-et dhe të rinjtë që po përgatiten për prezantim ndërkombëtar.

📌 Tema: Motivim dhe përgatitje për PODIM Conference – Me Startup-in Tim
🗓️ E martë, 17.02.2026
🕓 Ora 16:00
⏱️ Kohëzgjatja: 2 orë

✅ Këshilla praktike për mindset, përgatitjen e pitch-it dhe si të përfaqësosh startup-in në një konferencë si PODIM që mbahet në Maribor të Sllovenisë.
📩 Regjistrimi/rezervimi i vendit: 044 215 959, 049 115 717

07/02/2026

Talenti nuk mungon, mungojnë mundësitë reale.

Shumë të rinj kanë dije dhe ambicie, pak prej tyre kanë ku ta provojnë veten në probleme reale.

Pa përvojë praktike, nuk ka zhvillim dhe pa zhvillim, potenciali humbet.

Kjo është arsyeja pse ITI Pro Kosova po fokusohet te lidhja mes të rinjve dhe bizneseve.

05/02/2026

Ide ka.
Vullnet ka.

Por pa strukturë,
nuk ka rezultat.

Problemi i shumicës së bizneseve
nuk është përpjekja –
është qartësia.

05/02/2026

Shumë biznese nuk kanë problem me idetë.
Kanë problem me strukturën.

Marketing pa plan.
Vendime pa analiza.
Punësim pa proces.

Dhe në fund humbet kohë, energji dhe para.

Problemi nuk është mungesa e vullnetit,
por mungesa e qartësisë.

Këtu fillon ndryshimi.

03/02/2026

ITI Pro Kosova nuk është trajnim klasik.
Dhe nuk është këtu për teori.

Sepse sot problemi nuk është mungesa e informacionit.
Problemi është mungesa e zbatimit.

Ne punojmë me biznese që kanë nevojë për zgjidhje konkrete.
Dhe me talente që duan të punojnë në probleme reale, jo simulime.

Qasja jonë është e thjeshtë:
problem real → zgjidhje e menduar → dorëzim konkret.

Nga ideja, te rezultati.

Kjo është arsyeja pse po e ndërtojmë ITI Pro Kosova hap pas hapi.

13/01/2026

Anëtar të nderuar

Numri për pjesëmarrje në panairin e veshjes dhe modës IFCO 2026 është mbushur.
Faleminderit për interesimin — na ndiqni për thirrjet e radhës.

Photos from ITI Pro Kosova's post 09/01/2026

- Edhe 2 Ditë -
ITI Pro Kosova. Në bashkëpunim me Odën e Zejtarëve dhe Ndërmarrësve të Prizrenit po organizojm pjesëmarrjen e bizneseve nga Kosova në panairin e veshjeve dhe modës IFCO 2026 – Stamboll, nga data 4–7 Shkurt 2026.
Ju lutem shikoni broshurën e bashkëngjitur dhe na kontaktoni për aplikim.
📝 Apliko deri më: 11 Janar 2026
📎 Linku për aplikim: https://forms.gle/DkFoGMdBdZpSHTvy5
📞 Për më shumë: +383 44 215 959 / +383 48 119 273

Want your school to be the top-listed School/college in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00