28/08/2026
https://mash.rks-gov.net/alldocuments/katalogu-i-teksteve-shkollore-per-vitin-shkollor-2026-2027/
🔴 NJOFTIM PËR PRINDËRIT DHE BLERËSIT E TEKSTEVE SHKOLLORE
Të nderuar prindër dhe blerës,
Ju njoftojmë se sot, më 27.08.2026, kemi pranuar Vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për miratimin e Katalogut të Teksteve Shkollore për vitin shkollor 2026/2027, në bazë të të cilit Ministria ka përcaktuar në mënyrë të njëanshme zbritjen e çmimit të sh*tjes për tekstet shkollore për 10 për qind për të gjitha tekstet e përfshira në katalogun e miratuar.
Në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga legjislacioni në fuqi për tekstet shkollore dhe me qëllim të sigurimit të teksteve për nxënësit në kohë, para fillimit të vitit të ri shkollor, sh*tja e teksteve tona shkollore ka filluar para nxjerrjes dhe pranimit të këtij Vendimi.
Duke nisur nga fakti se vendimi për përcaktimin e çmimeve është pranuar nga ne, më 27.08.2026, vetëm pesë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, një pjesë e teksteve shkollore tashmë është blerë me çmimet e aplikuara para përcaktimit të çmimeve të reja nga Ministria.
Pavarësisht kësaj situate, duke pasur si prioritet që asnjë fëmijë të mos mbetet pa tekstet e nevojshme në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, si dhe që asnjë prind apo blerës të mos ngarkohet me një çmim më të lartë se ai i përcaktuar me vendimin e njëanshëm të Ministrisë, ju njoftojmë se:
TË GJITHË BLERËSVE QË KANË BLERË TEKSTET TONA ME ÇMIM MË TË LARTË SE ÇMIMI I PËRCAKTUAR ME VENDIMIN E MINISTRISË DO T'U KTHEHET DIFERENCA E PAGUAR.
Për realizimin e kthimit të diferencës, blerësit mund të paraqiten në pikën ku i kanë blerë tekstet, duke e pasur me vete kuponin/faturën ose dëshminë përkatëse të blerjes.
Nga dita e hyrjes në fuqi të Vendimit, të gjitha tekstet tona shkollore do të sh*ten sipas çmimeve të përcaktuara në Katalogun e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Shtëpia botuese "Dukagjini" do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kthimi i diferencës të realizohet në mënyrë të rregullt dhe transparente për secilin blerës që ka paguar çmim më të lartë, duke shmangur kështu diskriminimin ndaj çdo blerësi pa fajin tonë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Me respekt,
Shtëpia botuese DUKAGJINI