Fakulteti Ekonomik - Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren

Fakulteti Ekonomik - Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti Ekonomik - Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, School, Rruga e Shkronjave, Nr. 1, Prizren.

07/09/2026
🌍 Fakulteti Ekonomik investon në përvojën ndërkombëtare të studentëve! 🎓Fakulteti Ekonomik vazhdon përkushtimin për t’u ...
12/08/2026

🌍 Fakulteti Ekonomik investon në përvojën ndërkombëtare të studentëve! 🎓

Fakulteti Ekonomik vazhdon përkushtimin për t’u krijuar studentëve mundësi konkrete për mobilitet dhe përvoja akademike ndërkombëtare.

Me iniciativë të Prodekanit të Fakultetit Ekonomik, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi, dhe Shefit për Mësim, Ass. PhD (c) Vesel Usaj, u zhvillua takim me Prof. Dr. Daniel I. Chiciudean, profesor dhe hulumtues në Departamentin e Shkencave Ekonomike në USAMV Cluj-Napoca, Rumani, së bashku me studentët Drin Morina dhe Andi Muharremaj, të interesuar për mobilitet akademik në Rumani🤝

Gjatë takimit, studentët morën informacione të drejtpërdrejta për studimet, akomodimin dhe jetën studentore në Cluj-Napoca.

Studentët tanë në qendër - më shumë mundësi, më shumë përvoja dhe më shumë perspektivë ndërkombëtare!

📸 Njoftim për studentët e pranuarRegjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të mbahet nga 20.07.2026 deri më...
19/07/2026

📸 Njoftim për studentët e pranuar

Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të mbahet nga 20.07.2026 deri më 24.07.2026, nga ora 10:00–15:00.

⚠️ Kandidatët që nuk paraqiten brenda këtij afati humbasin të drejtën e regjistrimit.

Për informata më të hollësishme kandidatët duhet ta vizitojnë ueb-faqen zyrtare: www.uni-prizren.com

Ju mirëpresim!

U promovua libri "Fryma Ndërmarrëse dhe Suksesi i Bizneseve në Rajonin e Prizrenit - Nga ideja në biznes"Në Fakultetin E...
15/07/2026

U promovua libri "Fryma Ndërmarrëse dhe Suksesi i Bizneseve në Rajonin e Prizrenit - Nga ideja në biznes"

Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren u promovua libri i autorëve Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli, Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi, MSc. Elhan Tafili dhe MSc. Ardit Vehapi.

Botimi është rezultat i një projekti kërkimor të realizuar në bashkëpunim me 22 biznese nga rajoni i Prizrenit dhe dëshmon fuqinë e partneritetit universitet-biznes në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe sipërmarrjes.

Gjatë ceremonisë, Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani përshëndeti të pranishmit, ndërsa përfaqësuesve të bizneseve iu ndanë kopje të librit dhe mirënjohje për kontributin e tyre.

👏 Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij botimi.

PROMOVIMI I LIBRIT (PROJEKTIT)Fakulteti Ekonomik i Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren ka kënaqësinë t'ju ftojë në pr...
10/07/2026

PROMOVIMI I LIBRIT (PROJEKTIT)

Fakulteti Ekonomik i Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e librit:
"Fryma Ndërmarrëse dhe Suksesi i Bizneseve në Rajonin e Prizrenit - Nga ideja në biznes".

Ky botim paraqet rezultatet e një projekti kërkimor të realizuar në bashkëpunim me bizneset e rajonit të Prizrenit, duke ofruar analiza, përvoja praktike dhe rekomandime për zhvillimin e sipërmarrjes dhe bashkëpunimit universitet-biznes.

📅 Data: 15 korrik 2026 (E Mërkurë)
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren

Jeni të mirëpritur!

📚 PUBLIKIM I RI SHKENCOR NDËRKOMBËTARMe krenari ndajmë një tjetër sukses të stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, Univ...
01/07/2026

📚 PUBLIKIM I RI SHKENCOR NDËRKOMBËTAR

Me krenari ndajmë një tjetër sukses të stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, Universiteti "Ukshin Hoti" në Prizren.

Punimi shkencor me titull:
"Assessment of the Impact of Technological Innovations on Managerial Productivity in Developing Countries: Evidence from Kosovo"

nga autorët:
Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi
PhD(c). Vesel Usaj

është publikuar në revistën ndërkombëtare Folia Oeconomica Stetinensia, botim i University of Szczecin (Poland), një revistë e indeksuar në Scopus (Q3) dhe Web of Science.

Ky publikim dëshmon përkushtimin e stafit tonë akademik ndaj kërkimit shkencor cilësor, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të Fakultetit Ekonomik dhe Universitetit tonë në arenën akademike ndërkombëtare.

👏 Urime autorëve për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në veprimtarinë kërkimore-shkencore!

KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NËNIVELIN E STUDIMEVE BAÇELOR 2026/2027Fakulteti Ekonomik ka hapur konkursin për prani...
28/06/2026

KONKURS PËR PRANIMIN E STUDENTËVE NË
NIVELIN E STUDIMEVE BAÇELOR 2026/2027

Fakulteti Ekonomik ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2026/2027 në dy programe në nivelin Bachelor:
- Administrim Biznesi dhe
- Menaxhment Ndërkombëtar.

Afati për aplikim dhe dorëzimin e dokumentacionit bëhet nga data 29.06.2026 deri më 11.07.2026, nga ora 09:00 deri në ora 15:00 (përfshirë edhe ditën e Shtunë).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Ekstraktii i lindjes (origjinalin),
- Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinale, të noterizuara ose dublikatë),
- Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, të noterizuar ose dublikatë),
- Dëftesa e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinale, të noterizuar ose dublikatë),
- Kopjen e letërnjoftimit,
- Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegëza për aplikim online përmes internetit është: https://smu.uni-prizren.com/Home/LoadData?_gl=1*1h59z7s*_ga*NjQ1Nzk1NTcwLjE3ODI2NzM3NzA.*_ga_D17BKQPV9G*czE3ODI2NzU3NTQkbzIkZzEkdDE3ODI2NzU3NTkkajU1JGwwJGgw

Ndërsa për informacione shtesë keni konkursin: https://uni-prizren.com/konkurs-per-pranimin-e-studenteve-ne-vitin-e-pare-te-studimeve-ne-nivelin-bacelor-per-vitin-akademik-2026-2027/

Provimi pranues do të mbahet më 14.07.2026, duke filluar prej orës 09:00 për programin Administrim Biznesi dhe 11:00 për programin Menaxhment Ndërkombëtar.

Për procedurat e mëtutjeshme të provimit pranues, mund të informoheni në web faqen zyrtare të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, si dhe mund të na shkruani në çdo kohë!

Programi Master në Administrim Biznesi Riakreditohet për Herën e PestëFakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” n...
09/06/2026

Programi Master në Administrim Biznesi Riakreditohet për Herën e Pestë

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka kënaqësinë të njoftojë se Programi Master në Administrim Biznesi është riakredituar për herën e pestë, duke vazhduar traditën e suksesit dhe ofrimit të arsimit cilësor për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.

Ky riakreditim përfaqëson një dëshmi të qartë të përkushtimit të stafit akademik dhe institucional për ruajtjen dhe avancimin e standardeve të larta në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim profesional. Programi është i ndërtuar për t’iu përgjigjur nevojave të tregut modern të punës dhe për të përgatitur profesionistë të aftë në fushën e menaxhimit dhe biznesit.

Diplomat e fituara në Programin Master në Administrim Biznesi njihen ndërkombëtarisht, duke u mundësuar të diplomuarve vazhdimin e studimeve, zhvillimin e karrierës dhe punësimin si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.

🎓 Mirë se vini studentë të rinj në Programin Master në Administrim Biznesi!

👏 Urime të gjithë të diplomuarve tanë për arritjet e tyre dhe suksese të vazhdueshme në karrierën profesionale dhe akademike.

Fakulteti Ekonomik – Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
Traditë, Cilësi dhe Perspektivë për të Ardhmen.

📢 Të nderuar studentë, kolegë dhe të interesuar,Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e projektit hulumtues:📘 “Përdor...
02/06/2026

📢 Të nderuar studentë, kolegë dhe të interesuar,

Ju ftojmë të merrni pjesë në prezantimin e projektit hulumtues:

📘 “Përdorimi i Teknologjive Digjitale në Kontabilitet dhe Financë: Roli i Perceptimeve të Përdoruesve, Shkathtësive Digjitale dhe Mbështetjes Organizative në Cilësinë e Raportimit Financiar”

📅 04 Qershor 2026
🕥 Ora 10:30
📍 Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik

Projekti fokusohet në rolin e teknologjive digjitale, shkathtësive digjitale dhe mbështetjes organizative në përmirësimin e cilësisë së raportimit financiar.

Gjatë prezantimit do të paraqiten rezultatet kryesore të hulumtimit dhe rekomandimet për organizatat, profesionistët dhe institucionet që synojnë të avancojnë proceset financiare përmes transformimit digjital.

🎓 Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.

Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj dhe kontributin në diskutimet që do të pasojnë.

28/05/2026

Njoftim për punë!

Përshkrimi i pozitës: Asistente

Kërkohen kandidatë për pozitën e asistentes, e cila do të mbështesë ekipin në menaxhimin e projekteve, komunikimin dhe aktivitetet administrative me klientët.

Detyrat kryesore:
• Asistencë në përgatitjen e projekt-propozimeve (grante, aplikime, dokumentacion, writing project proposals)
• Menaxhimi i email-eve dhe komunikimit me klientët
• Mbajtja e evidencave dhe organizimi i dokumentacionit
• Koordinim me ekipin dhe partnerët

Kualifikimet:
• Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe (anglishtja – e rekomanduar)
• Njohuri në MS Office – Word dhe Excel (shumë të rëndësishme; kandidatët që nuk kanë njohuri të mjaftueshme do t’i nënshtrohen trajnimit)
• Përvojë në projekte/grante (përparësi)

Vendi i punës: ITP Prizren
Orari: 12:00 – 18:00

Të interesuarit të lajmrohen në Dekanat!

Address

Rruga E Shkronjave, Nr. 1
Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti Ekonomik - Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category