25/11/2015
Te nderuar koleg-e Albulenen tani mund ta ndihmojme edhe nepermjet Sms ne numrin 55344 ku kontributi juaj shkon 1 $ per Albulenen. Tek texti nuk eshte e nevojshme te shenohet asgje vetem te krijohet hapsira dhe te dergohet sms.
Ju faleminderit per mirkuptim.
Herolind Musliu:
Sekretar i Unionit Studentor "Ukshin Hoti"
24/11/2015
Te nderuar Albulena Berisha nga Prizreni e cila eshte ne moshen 29 vjeqare, eshte nene e nje femiu, deri vone sikurse te gjithe ne edhe ajo ka mbajtur statusin e studentes ne Universitetin Publik te Prizrenit ku edhe me suksese i ka mbaruar studimet e saja ne Nivelin Bachelor ne po kete Universitet. Albulena eshte diagnostifikuar se vuan nga semundja e leukemis akute, semundje e cila kerkon trajtim jashte vendit dhe se shuma e cila kerkohet per trajtimin e kesaj semundjeje eshte e madhe dhe e paperballueshme per familjen e Albulenes, prandaj edhe ata nga pamundesia per te kompletuar shumen e cila kerkohet kane vendosur te kerkojne ndihmen e qytetareve vetem e vetem qe sa me shpejt te dergohet Albulena per trajtim. Prandaj me lejoni qe te gjitheve qe ne emer te Unionit Studentor "Ukshin Hoti" dhe ne emer timin personal te kerkoj qe te shperndajme kete njoftim sa me shume qe te jete e mundur ne menyre qe te japim kontributin tone te cilin e kemi edhe si obligim njerezor dhe dhe te behemi shkak qe ajo te sherohet dhe te kthehet prane familjareve dhe femiut te saj.
Ju faleminderit per mirkuptimin.
Herolind Musliu
Sekretar i pergjithshem i Unionit Studentor "Ukshin Hoti"
22/11/2015
Urime dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! 22 Nëntor 1908.
Të nderuar , Kongresi i Manastirit përfaqëson kulminacionin e organizimit kulturorë, shpirtërorë dhe politik të kombit shiptarë ku u bë njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe, ashtu si e njohim ne sot. Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë, por ne si popull në momentet më të vështira ia kemi dalë gjithmonë, njashtu si në rastin konkret duke mbajtur drejtimin e duhur, që sot të qëndisim me këto shkronja urimet për këtë ditë.
Me këtë akt shqiptarët edhe njëherë dëshmuan pjekuri kulturore dhe politike, diçka që sot u mungon elitave politike. Le të shërbej ky forum mbarëkombëtarë i Manastirit një dëshmi se edhe sot jemi një komb, një histori, një gjuhë dhe një alfabet. Ta ruajmë dhe ta kultivojmë këtë gjuhë të bukur amtare sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë identitetin tonë kombëtarë.
Në emër të Unionit Studentor "Ukshin Hoti" dhe në emrin tim personal, urime dita e alfabetit të gjuhës shqipe.
Herolind Musliu:
Sekretar i Unionit Studentor "Ukshin Hoti"
17/11/2015
17 Nëntori Dita Ndërkombëtare e Studentëve
Bota shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, datë kjo që shënohet si simbol i luftës për edukim demokratik.
Kjo ditë përkujton po ashtu 17 nëntorin e vitit 1939, kur forcat naziste kanë ekzekutuar 20 studentë çekosllovakë, të cilët kanë protestuar kundër pushtimit.
Në atë kohë, mbi 1,200 studentë janë dërguar në kampe të përqendrimit, ndërsa universitetet janë shndërruar në kazerma.
Unioni Studentor "Ukshin Hoti"
19/10/2015
Vendimi mbi afatin e Nentorit dhe regjistrimin e semestrit
08/10/2015
Shqiptarë,
Sot kemi betejë, por betejë në fushën e gjelbër, jo në rrugë apo në tribunat e stadiumit.
Sot kemi betejë, por betejë sportive për tu kualifikuar në Francë, jo për për tu patriotizuar nëpër emocione.
Sot presim fitore në fushën e gjelbër, fitore në sport, kualifikim në Francë, maturi në veprim, emocionalitet të shëndosh dhe patriotizëm që e ndihmon kombëtaren e jo që e dëmton atë.
E veshtirë, por duhet të shkruajmë historinë.
Lutjet tona janë për çdo lojtar të kombëtares sonë, lutjet tona janë për fitore!
Zoti e bekoftë shqiptarinë e bukur!
Herolind Musliu:
Sekretar i pergjithshem i Unionit Studentor "Ukshin Hoti"
24/09/2015
Te dashur studente ju njoftojme se shpallja e rezultateve te provimit pranues ne Universitetin Publik te Prizrenit "Ukshin Hoti" do te publikohen me date 25.09.2015 ne Ora 15:00.
23/09/2015
Unioni Studentor "Ukshin Hoti" uron festën e Kurban Bajramit
Të nderuar studentë të besimit Islam,
Me respekt dhe kënaqësi ju urojmë të gjithë besimtarëve të konfesionit islam Festën e madhe të Kurban Bajramit duke dëshiruar që kjo fest të reflektojë solidaritet ndaj njëri-tjetrit dhe të shpreh harmoninë vëllazërore. Në këtë festë të madhe myslimane Uroj që të dominojë respekti, toleranca, mirëkuptimi dhe solidariteti. Festa e Kurban Bajramit është festë e cila na frymëzon dhe inkurajon që të jemi më solidar njëri me tjetrin, ta duam më shumë njëri tjetrin, ta respektojmë dhe ta nderojmë më shumë njëri tjetrin, të bashkohemi dhe të punojmë më shumë për popullin dhe për vendin tonë.
Të nderuar studentë, universiteti ynë, vendi ynë, shteti ynë, Kosova jonë e dashur meriton më shumë dhe më mirë, prandaj me urimet më të sinqerta për këtë Festë të Kurban Bajramit ju dëshirojmë juve shëndet, harmoni dhe suksese në rrugëtimet e juaja dhe në sfidat që na presin për një të ardhme më të mirë.
Me respekt:
Herolind Musliu
Sekretar i përgjithshëm i Unionit Studentor "Ukshin Hoti"
08/09/2015
Realiteti i Universiteteve tona eshte se nuk kalojne studentet qe mesojne, per te kaluar ata qe intervenojne!
03/09/2015
Konkurs plotesues per pranimin e studenteve te ri ne Universitetin Publik te Prizrenit