Spinal Center Prizren

Spinal Center Prizren

Share

Trajtimin i semundjeve te boshtit kurrizor,trajtimin e dhimbjes ,semundjeve neurologjike me neurokirurg dhe fizoterapeut. Nr tel 045-856-111 ;

22/03/2026

Hernia e diskut ⤵️

30/11/2025

Simptomat e Hernisë Diskale të sqaruara nga Dr Haxhi Avdyli në

06/11/2024

Fizioterapia dhe Rehabilitimi neurologjik

Një gjendje neurologjike mund të jetë dëmtimi i sistemit nervor periferik ose qendror që prek çdo pjesë të trupit.
Sëmundjet neurologjike, si goditja në tru, skleroza e shumëfishtë, sëmundja e Parkinsonit, si dhe dëmtimet e nervave periferikë, kafkës (kraniocerebrale) dhe pleksusit brachial i përkasin kësaj kategorie.

Përfitimet e fizioterapisë në këta pacientë:

Përmirësim në kryerjen e aktiviteteve ditore:

Rrit qëndrueshmërinë e muskujve
Përmirëson aftësitë motorike
Rrit rezistencën e trupit
Përmirëson ekuilibrin/qëndrimin
Çliron dhimbjet

Spinal Center Prizren
Edis Buci Jonuzi

04/11/2024

Paraliza Faciale!

Shpeshherë muskujt e fytyrës i ndiejmë të ngrirë nga klima e ftohtë. Pjesa më e madhe e muskujve të fytyrës kontrollohen nga nervi facial. Paraliza faciale (paraliza e BELL) është një sëmundje që prek vetëm njërën anë të fytyrës dhe vjen nga prekja e nervit të shtatë të kokës. Është një sëmundje nga e cila preket një përqindje e madhe e popullsisë.

Paraliza e fytyrës mund të vijë papritmas ose mund të ndodhë gradualisht gjatë një periudhe që mund të zgjasë me muaj, si për shembull në rastin e një tumori në kokë. Në varësi të shkakut, paraliza mund të zgjasë për një periudhë të gjatë ose për një periudhë të shkurtër. Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike, forma më e zakonshme e paralizës faciale është ajo që vjen në mënyrë të menjëhershme. Lajm i mirë është se shumica e pacientëve me paralizë të menjëhershme shërohen plotësisht në rreth gjashtë muaj.

Spinal Center Prizren
Edis Buci Jonuzi

02/11/2024

Edis Buci Jonuzi,

Fizioterapeut me përvojë shumë vjeqare që nga viti 2010. Kur edhe i përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësis - Universiteti i Beogradit!

Po ashtu, ka ndjekur shumë trajnime të specializuara në fushën e fizioterapisë .

Spinal Center Prizren

02/11/2024

Edis Buci Jonuzi,

Fizioterapeut me përvojë shumë vjeqare që nga viti 2010, kur edhe i përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësis - Universiteti i Beogradit!

Po ashtu, ka ndjekur shumë trajnime të specializuara në fushën e fizioterapisë .

Spinal Center Prizren

30/10/2024

Cervical MR....

Simptomat më të shpeshta të unazave të qafês janë:
► Dhembja e qafës,
► Dhembja e kokës,
► Dhembjet e shpatullave,
► Mpierja e duerve,
► Ushtima ne vesh,
► Marramendja,
► Turbullim në të pamur,
► Mungesë koncentrimi,
► Humbja e forcës së duarve,
► Ngritja e tensionit të gjakut.
Ne kemi formulën perfekte pêr trajtimin e këtyre simptomave!

Spinal Center Prizren
Edis Buci Jonuzi

29/10/2024

Shpatulla e ngrire...

Një shpatull e ngrirë është në thelb një humbje e lëvizshmërisë me shumë dhimbje dhe ngurtësi rreth një nyjeje. Në terma mjekësorë, kjo njihet si kapsuliti ngjitës. Megjithatë, për të lehtësuar dhimbjen, ka disa gjëra që duhet dhe nuk duhet të ndiqni.

Tre fazat e shpatullave të ngrira

Faza fillestare e ngrirjes: Faza ku shpatulla bëhet e ngurtë dhe e dhimbshme, duke humbur lëvizjen. Kjo fazë mund të zgjasë nga 6 deri në 9 javë.

Faza ngrirjes plotësisht: Siç sugjeron edhe emri, në këtë fazë, supi fillon të ngrijë dhe kjo zgjat 4 deri në 6 muaj.

Faza e shkrirjes: Gjatë fazës së tretë, shpatulla fillon fazën e rikuperimit dhe mund të zgjasë nga 6 muaj deri në 2 vjet.

Kryesisht njerëzit përjetojnë një shpatull të ngrirë gjatë dy fazave të para. Njerëzit janë të prirur ndaj kësaj gjendje, nëse kanë një gjendje mjekësore, lëndim të kaluar ose nëse një person nuk ka qenë në gjendje të lëvizë shpatullat për një periudhë të gjatë kohore, kjo mund të çojë në ngrirje të shpatullave.

Disa gjëra që duhet të bëni nëse keni një shpatull të ngrirë

Ushtrimet janë një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen dhe ngurtësimin e shpatullave të ngrira. Ushtrimet e ngadalta të shtrirjes dhe rrotullimit rrisin gamën e lëvizjes dhe parandalojnë ngurtësimin e mëtejshëm.

Aplikimi i nxehtësisë në zonën e prekur mund të jetë gjithashtu efektiv në reduktimin e dhimbjes dhe ngurtësimit. Bërja e një dush të ngrohtë ose përdorimi i një jastëku ngrohës mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të lehtësuar shqetësimin.

Terapia fizikale është një mënyrë efektive për të menaxhuar supet e ngrira. Një fizioterapist do të lehtësojë dhimbjen me ushtrime që janë krijuar posaçërisht për të përmirësuar lëvizshmërinë dhe forcën e shpatullave.

Spinal Center Prizren
Edis Buci Jonuzi

Photos from Spinal Center Prizren's post 23/10/2024

Uncartroza...Skolioza....

21/10/2024

Bursitis është një patologji që shkakton dhimbje dhe shkaktohet nga disa qeska të vogla të mbushura me lëngje (bursa) që prekin kockat, tendinat dhe muskujt pranë artikulacioneve.

Bursitis është një inflamacion (infeksion) i një ose më shumë bursave që ndodhen në trupin e njeriut. Në organizmin tonë ndodhen rreth 150 bursa. Bursat janë qese të mbushura me një lloj lëngu lubrifikues që quhet lëng synovial. Ato janë të veshura me një cipë që quhet c**a sinoviale, e cila prodhon në mënyrë të vazhdueshme lëngun synovial. Pjesët më të shpeshta për bursitin janë shpatullat, krahët dhe gjunjët. Bursitis shpesh ndodh pranë artikulacioneve që kanë aktivitet fizik të tepruar.
Simptomat:

Ndiheni sikur nuk e levizni dot shumë krahun/pjesën e inflamuar
Shkakton dhimbje kur lëvizni ose mbështeteni mbi të sidomos në fund të ditës, kur jeni në qetësi
ndjesi e ngrohjes, dhe nxehjes
Temperaturë të shoqëruar me ethe
Shkaktarët:
traumat e ndryshme,
çrregullime autoimmune të organizmit,
ineksione
lëvizjet e shpeshta në nyje,
artriti rheumatoid,
sklerodermia,
lupusi eritematoz
diabeti,
skolioza
abuzimi me ngritjen e peshave të larta

Edis Buci Jonuzi
Spinal Center Prizren

Want your school to be the top-listed School/college in Prizren?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Wesley Clark
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
18:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 18:00
18:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 18:00
18:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 18:00
18:00 - 19:00
Friday 08:00 - 18:00
18:00 - 19:00
Saturday 08:00 - 18:00
18:00 - 19:00