ALG - Loyola-Gymnasium Prizren

ALG - Loyola-Gymnasium Prizren Asociation "Loyola-Gymnasium" Der Verein unterstützt die pädagogische Arbeit am privaten, staatlich anerkannten Loyola-Gymnasium in Prizren im Kosovo. Warum?

Kinder brauchen Zukunft! Die größten Hoffnungen für das Kosovo richten sich auf die Jugend des Landes. Mehr als die Hälfte der Bevölkerung ist jünger als 25 Jahre, eine der jüngsten Bevölkerungen Europas. Es kommt alles darauf an, dass diese Generation nicht länger in einer Atmosphäre von Perspektivlosigkeit, Abgrenzung, Trennung und Hass heranwächst. Diese Jugend braucht eine Chance zur Entfaltung im Geist der Verständigung, der Achtung und des Respekts. Sie braucht die Möglichkeit zur Bildung im europäischen Sinne. Mädchen und Jungen aller Ethnien und Glaubensrichtungen sollen gemeinsam zur Schule gehen und wieder neu lernen miteinander zu leben.

Internationaler Tag der deutchen Sprache :) ALGI, das Maskottchen der Asociation "Loyola-Gymnasium", wünscht allen einen...
12/09/2026

Internationaler Tag der deutchen Sprache :)

ALGI, das Maskottchen der Asociation "Loyola-Gymnasium", wünscht allen einen frohen Internationalen Tag der deutschen Sprache!

Sot, ora e pasditës e edukatës fizike u zhvillua në një ambient ndryshe :) Nën udhëheqjen e prof. Mentor Ukimeri, nxënës...
09/09/2026

Sot, ora e pasditës e edukatës fizike u zhvillua në një ambient ndryshe :)

Nën udhëheqjen e prof. Mentor Ukimeri, nxënësit tanë zhvilluan orën praktike të notit në pishinën Freskimi, ku përvetësuan dhe ushtruan teknikat bazë të notit në kushte reale :)

Në Loyola Gymnasium, mësimi vazhdon kudo ku ka mundësi për të mësuar :)

Javën e kaluar, para se t'u hapnim dyert nxënësve, i gjithë stafi i Loyola Gymnasium u mblodhëm për Javën Përgatitore ku...
03/09/2026

Javën e kaluar, para se t'u hapnim dyert nxënësve, i gjithë stafi i Loyola Gymnasium u mblodhëm për Javën Përgatitore ku reflektuam, ndamë përvoja dhe u përgatitëm së bashku për sfidat dhe mundësitë e vitit të ri shkollor.

Për tri ditë me radhë ndamë praktikat më të mira, diskutuam për sfidat e përditshme dhe u frymëzuam nga përvojat e njëri-tjetrit.

Gjatë aktiviteteve interaktive, diskutimeve profesionale, analizës së situatave reale pedagogjike dhe reflektimit të përbashkët, rikujtuam se mësimdhënësit më së miri mësojnë kur i ndajnë përvojat dhe përjetimet reale në mësimdhënie. :)

Rezultatet e provimit pranues të afatit të dytë!Urime të gjithë nxënësve të pranuar dhe mirë se vini në familjen e shkol...
17/08/2026

Rezultatet e provimit pranues të afatit të dytë!

Urime të gjithë nxënësve të pranuar dhe mirë se vini në familjen e shkollës sonë!

02/07/2026

"Thuhet se për mendime të mëdha duhet të jesh edhe hero edhe idealist, e unë them: Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI." — Daut Demaku

Më 25 qershor 2026, në ambientet e Loyola - Gymnasium, u mbajt me solemnitet Ceremonia e Diplomimit të Gjeneratës 2025/26 – një moment i veçantë që shënoi përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin akademik dhe personal të maturantëve tanë.

I ftuari ynë i nderit dhe folësi frymëzues, Daut Demaku, shkrimtar, publicist dhe ligjërues, ndau me maturantët mesazhe frymëzuese mbi rëndësinë e besimit në vetvete, fuqinë e mendimit pozitiv dhe përgjegjësinë që secili ka për të ndërtuar të ardhmen e tij me përkushtim, guxim dhe integritet.

🎓 Urime Gjenerata 2025/26 e Loyola-Gymnasium!

Video e plotë e ceremonisë është në dispozicion në kanalin tonë zyrtar në YouTube: https://youtu.be/GY1maZylHrk

"Një mësimdhënës i mirë lë gjurmë për një vit; një mësimdhënës i përkushtuar lë gjurmë për një jetë."Me mirënjohje nderu...
01/07/2026

"Një mësimdhënës i mirë lë gjurmë për një vit; një mësimdhënës i përkushtuar lë gjurmë për një jetë."

Me mirënjohje nderuam mësimdhënësit tanë që kanë shënuar jubileun e angazhimit të tyre në ALG – Loyola-Gymnasium.

Prof. Maksut Pirku - 20 vjet
Prof. Antigona Kabashi Guraziu - 10 vjet
Prof. Blerand Koshi - 10 vjet
Prof. Alban Jahaj - 10 vjet
Prof. Arbër Bytyçi - 10 vjet
Prof. Valon Bajraktari - 10 vjet
Prof. Durim Omaj - 10 vjet

Ju falënderojmë për përkushtimin dhe përgjegjësinë në edukimin e gjeneratave të tëra.

30/06/2026

"Ka libra që i lexojmë, por ka edhe libra që na lexojnë neve." 😊

Me shumë përkushtim dhe dashuri për librin organizuam edicionin e parë të "Loyola Lexon në Lumë", një mbrëmje që e kishim përgatitur prej muajsh dhe që mblodhi buzë Lumëbardhit nxënës, mësimdhënës, mysafirë dhe dashamirës të letërsisë.

Poezia dhe proza u lexuan në shqip, gjermanisht, anglisht dhe latinisht, duke dëshmuar se letërsia flet në shumë gjuhë, por prek zemrën në të njëjtën mënyrë.

Falënderojmë me mirënjohje mysafirët tanë Afrim Kasapolli, Xhevdet Doda dhe Roland Spahiu, moderatorët, lexuesit, instrumentistët dhe të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj mbrëmjeje. Një falënderim i veçantë shkon për prof. Edi Perolli, e cila me përkushtim përgatiti nxënësit për këtë aktivitet dhe dha një kontribut të çmuar në realizimin e tij.

Ky ishte vetëm fillimi. "Loyola Lexon në Lumë" do të bëhet traditë e shkollës sonë. Tash e tutje, çdo qershor do të takohemi pranë lumit, për të ndarë fjalën, poezinë dhe mendimin.

Një lumë fjalësh, një det mendimesh. 😊

VEND I LIRË PUNEAsociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:Një mësimdhënës ose mësimdhënëse për lëndën ...
30/06/2026

VEND I LIRË PUNE

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune:
Një mësimdhënës ose mësimdhënëse për lëndën e fizikës (18 orë mësimore).

Kandidati duhet të fillojë punën më 01.09.2026.

Kushtet që duhet të plotësohen:
-Diploma e fakultetit përkatës (sipas UA të MASHTI nr. 05/2021);
-Letër motivuese;
-CV;
-Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit).

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASH.

Dokumentet shtesë:
-Certifikata të trajnimeve;
-Referenca etj.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen përmes postës elektronike, në:
[email protected], prej sot, deri më 10.07.2026.

Për çdo informacion, ju lutemi shkruani në [email protected] ose
telefononi në nr. +383 44 434 087.

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 07:30 - 15:30
Tuesday 07:30 - 15:30
Wednesday 07:30 - 15:30
Thursday 07:30 - 15:30
Friday 07:30 - 15:30

Telephone

+38344434087

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ALG - Loyola-Gymnasium Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category