Fshati Billushë - Prizren

Fshati Billushë - Prizren Fshati Billushë është në qytetin e Prizrenit Historiak i shkurtër i Fshtatit Billushë! Fshati Billushë, është i regjistruar në defterin e Sanxhakut të Prizrenit.

Sa i përket antroponimit të emrit të fshatit Billushë, supozohet se vjen nga antroponimi mesjetar Bil të cilin atëherë e mbante banori shqiptar. Kështu “Ka gjasë që bazën antroponimike Bil ta kemi edhe në emrin e fshatit të sotëm Billushë. Në fakt studiuesi Dr. Skënder Gashi, në punimin „Rreth emërtimeve Kosova, Metohia, Dardania“ e sjell një dëshmi të gjetur në një dokument të hartuar midis viteve 1309 -1313, ku përmendet Billusha përkatësisht vendbanimi Billushë. Në Prizren Kishën e Shmitrit me të gjitha pronat e me njerëzit e saj bashkë me Manastirin e Shmitrit në Billushë bashkë me lagjet e tij dhe me të gjitha të drejtat e tij. Këtu autori (S.G.), duke cituar burimin, shpreh paqartësinë dhe shkruan se „Mua nuk më është e qartë nëse këtu kemi të bëjmë me një përsëritje të padëshirueshme apo me dy manastire: njëri në qytetin e Prizrenit e tjetri në Billushë. Situatë e ngjashme me antroponimine 9 fshatrave, mbretëronte edhe nëfshatin Billushë të Prizrenit. Sipas regjistrimeve kadastrale osmane të sanxhakut të Dukagjinit të viteve 1571 dhe 1591, bënte pjesë në trevën e Opojës që i përkiste këtij sanxhaku, që formonte një njësi administrative-teritoriale më vehte. Të dhënat e të dy regjistrimeve dëshmojnë se në trevën e Opojës, kishin gjetur një zbatim të plotë normat e sistemit të timarit. Me ardhjen e pushtetit osman, në fshat zhvillohet sistemi feudal (i fshatarëve). Në këtë kohë toka konsiderohej si pasuri e shtetit dhe shteti merrte të dhjetat nga rendimentet e korrjeve. Një zbatim më të thellë e më intensiv se në trevat e tjera të përfshira në këtë sanxhak. Sipas regjistrimeve në fjalë, në vitin 1571 në 23 fshatra të trevës së Opojës ekzistonin 18 fshatra kurse në vitin 1591, 13 fshatra. Përjashtim bënte fshati Billushë-Kushtrim, i cili më 1571 përfshihej në pushtimin e Mustafait, mirallaj i sanxhakut të Dukagjinit, kurse më 1591 në ziametin e Sulejmanit, të birit të Mehmet beut. Sipas një liste me të dhënat e hollësishme statistikore për çdo fshat të nxjerrë nga defterët e sanxhakut të Dukagjinit të viteve 1571 dhe 1591, lidhur me popullsinë, me dinamikën e procesit të islamizimit dhe me raportin e përafërt midis antroponimisë shqipe dhe asaj sllave që mbanin kryefamiljarët dhe beqarët e fshatrave të Opojës, shihet se në mesin e 25 fshatrave, ndodhen edhe fshatrat Billushë-Kushtrim dhe L*z, të cilët i përkasin trevës së Vërrinit. Sipas këtyre dokumenteve, në vitin 1571, Billusha, kishte 39 shtëpi e 6 beqarë dhe në vitin 1591, kishte 42 shtëpi e 4 beqarë popullsia e krishterë. Fshati Billushë-Kushtrim, kishte 3300 akçe të ardhura dhe fshati Laz 1421 akçe. Po në këtë dokument Billusha-Kushtrimi është e regjistruar në trevën e Opojës si: Fshati Billushë -Kushtrim varet nga Opoja, nga Ziameti i Mustafait, Mirallai i sanxhakut të Dukagjinit. Shtëpi 39, beqarë 6. Të ardhura: ispenxhe -1125, grurë- barrë 12 (600); elb- barrë 7 (210); thekër-barrë 5 (200); mel-barrë 1 (40); musht-medre 65 (650); taksa e govatës-40; taksa e kullotës-195; taksa e perimeve-78; e dhjeta e bletëve-50; e dhjeta e lakrave-25; bidati i derrave-15; vlera e kashtës-30; nijabeti, taksa e martesës (taksa) e tapisë së tokës dhe të tjera-42. Shuma 3300 (akçe). Gjurmët e lokalitetit të vjetër të fshatit Billushë-Kushtrim, siç rrëfehet edhe sot, gjenden në vendin ku aktualisht është objekti i shkollës së fshatit. Aty janë gjetur mbeturina të varrezave, tulla, tjegulla, gelqere etj. Po ashtu thuhet se aty ka qenë një kishë e vjetër. Sipas traditës, banorët e parë kanë jetuar në Lagjen (Mahallën) e Gropës (familja e sotme Shala), thuhet për 7 shtëpi, kurse më vonë këtu vijnë banorët e fshatrave të braktisura Gradçanicë (fshat pran rrugës Prizren-Dragash, vetëm 3 kilometra larg fshatit Billushë, 3,8 kilometra larg fshatit Poslisht, 4, 3 kilometra larg fshatit Hoçë e Qytetit, 4,6 kilometra larg fshatit Brezne, 4,8 kilometra larg fshatit Brrut etj., ku aktualisht ndodhet toponimi me të njejtin emër Gradçanicë, Kryezitë e sotëm, në afërsi të Çeshmes së Hajdutit dhe nga fshati Pondevica Berishët e sotëm, vendbanim jo larg rrugës për në Dragash, afër Çeshmes së Hajdutit, vetëm 0,8 kilometra larg vendbanimit Gradçanicë, 3 kilometra larg fshatit Billushë-Kushtrim, 3,6 kilometra larg fshatit Poslisht, 4, 7 kilometra larg fshatit Brezne, 5,7 kilometra larg fshatit Brut etj., ku aktualisht ndodhet toponimi me të njëjtin emër Pondevica. Në këtë vendanim Billusha, gjatë sundimit osman, pronat e veta i kishte Qibrit Qaushi. Ndërkaq, emrin e ri të fshatit Billushë, emrin Kushtrim, e lindi lufta e fundit për çlirimin e Kosovës, sepse aty u zhvillua edhe beteja e parë e UÇK-së kundër armikut, në rrethin e Prizrenit, që ishte edhe kushtrimi për mobilizim kundër Serbisë. Gjithashtu, është për tu theksuar se në të gjitha fshatrat e Vërrinit, si më parë dhe tani, nuk ekziston asnjë fis që të ketë emër sllav, por vetëm emrat shqip dhe në disa raste muslimane. Për të qartësuar këtë çështje, po japim disa emra fisesh të fshatrave të Vërrinit siç janë:

Në Billushë: Lagjet-Familjet: Lagjja (Mahalla) e Gurit, Berisha, Gashi, Bytyçi dhe Kryeziu; Lagjja (Mahalla) e Gropës, Shala, Berisha dhe Kryeziu; Lagjja (Mahalla) e Jovkallarëve, Shala, Muslijaj, Murselaj, Shashivari, Islamaj dhe Osmanaj; Lagjja (Mahalla) e Borit, Dervishaj, Berisha, Gashi dhe Bytyçi dhe Lagjja (Mahalla) e Shakiqit, Gashi, Berisha, Shala, Krasniqi Isakaj, Seranaj etj.

“Te Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi” Njoftim mortor;Njoftojmë miqtë, dashamirët dhe vendasit se ka ndërruar jetë,...
16/09/2026

“Te Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi”

Njoftim mortor;

Njoftojmë miqtë, dashamirët dhe vendasit se ka ndërruar jetë, Fatime Krasniqi (Bashkëshortja e Xhafer Krasniqit).

Varrimi i të ndjerës do të bëhet me namazin e Ikindisë në Fshatin Billushë.

Ngushëllime familjes Krasniqi.

Allahu e bëftë prej banorëve të Xhennetit të ndjerën insha’Allah! 🤲

15/09/2026

Kjo është shumë e dëmshme për shëndetin e banorëve të fshatit. Organet kompetente duhet pa hezitim të veprojnë.

Lavdi!
03/09/2026

Lavdi!

PUSHO I QETË "MIC SOKOLI" I MALEVE TË VRRINIT

Më 3 Shtator 1998, kur krismat e përgjakshme të lirisë, kishin marrë jehonë maleve të Vërrinit dhe gjithë fshatrat për'rreth po digjeshin nga flakët, në Jeshkovën e heronjëve të Vërrinit, pushoi së rrahuri zemra e trimit, komandant Agim Shala!

Pusho i qetë “Mic Sokoli”, i maleve të Vërrinit.

Lavdi të qoftë për jetë e mot, sa t'ketë emën Shqipni.

Sot komandant Agimi, i bënë roje lavdisë dhe krenarisë së qytetit të Prizrenit.
Figura e Komandant Agim Shalës, na shoqëron në Prizrenin tonë të lirë dhe historik!
Lavdi! 🇦🇱🇽🇰

Nga: Leonor Berisha

Ngushëllime familjes Kryezi.Varrimi bëhet me namazin e drekës në Billushë.
27/08/2026

Ngushëllime familjes Kryezi.

Varrimi bëhet me namazin e drekës në Billushë.

Njoftim mortor: Me dhimbje të thellë ndihemi të pikëlluar me humbjen tragjike të të riut Albian Imri Osmanaj (nip i fsha...
14/06/2026

Njoftim mortor:

Me dhimbje të thellë ndihemi të pikëlluar me humbjen tragjike të të riut Albian Imri Osmanaj (nip i fshatit Billushë).

Njoftojmë miqtë dhe dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më datë 15.06.2026 e (Hënë), me namazin e Ikindisë.

Kjo humbje e rëndë i ka tronditur të gjithë. Një jetë e re u shua shumë herët, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, shokët dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerin.
Në këto momente të vështira bashkëndjejmë dhe ndajmë dhimbjen me familjen duke bërë thirrje që raste të tilla të mos përsëriten, sepse jeta e çdo të riu është e shtrenjtë.

Ngushëllime familjes Osmanaj dhe Berisha.

Allahu e bëftë të ndjerin banor të Xhennetit firdeus. 🤲

7 Qershor ( e diele) eshte dita kur secili prej nesh duhet te vendos per fatin e vendit ne 4 vitet e ardhshme. Prandaj, ...
06/06/2026

7 Qershor ( e diele) eshte dita kur secili prej nesh duhet te vendos per fatin e vendit ne 4 vitet e ardhshme.

Prandaj, perpara se te votoni, mendoni!

Kjo bukuri natyrore e Ujmanit, dhe pasurit minerale nentoksore te veriut, mund te mos jene me Kosove.

Gjithashtu krimmineli dhe ter*roristi Rajdoçic, mund te kthehet perseri duke u bere Zot shtepie ne Kosove, i cili perseri do te hap institucione paralele serbe ne Kosove e do te mundohet sërisht ta aneksoj veriun me sulme terr*oriste e te vr*s shqiptar.

Kjo që po shkruajnë NE nuk është shpifje.
Kjo qe po shkruajme NE nuk eshte politike.
Nuk eshte per t’ia ndryshuar bindjen dikujt.
Nuk eshte kunder UÇK’s, qe e konsiderojmë të shejtë për secilin shqiptar.
UÇK-ja është krenaria jonë, dhe do ta ruajmë nga njerëzit që këtë emër e përdorin dhe keqpërdorin për përfitime personale.

Këto që po i shkruajmë NE janë fakte të gjalla publike, që i njeh secili shqiptar që jeton në Kosovë. Ata që mundohen të flasin kundër këtyre fakteve, kanë interesa personale nga ata që ishin në pushtet për 20 vite.
Kjo që po shkruajmë NE është mbrojtje e sovranitetit dhe territorit të Kosovës.

Shumë të dashur njerëz të mirë të kësaj t**e me të drejt vote.
Të dielen dilni votoni që të gjithë.

Mos e lejoni që Serbia përsëri ta kontrolloj Kosovën përmes listës serbe në Kuvend dhe Rajdoçicit në Veri.

Edhe ti që s’ke votuar asnjëherë, dil voto.

“Te Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi” Njoftim mortor;Njoftojmë miqtë, dashamirët dhe vendasit se ka ndërruar jetë,...
02/06/2026

“Te Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi”

Njoftim mortor;

Njoftojmë miqtë, dashamirët dhe vendasit se ka ndërruar jetë, Kumrije (Shala) Kryezi.
Bashkëshortja e Refki Kryezi.

Varrimi bëhet më datë 04.06.2026 me namazin e Ikindisë në Prizren.

Ngushëllime familjes Kryezi.

Allahu e bëftë prej banorëve të Xhennetit të ndjerin insha’Allah! 🤲

Edhe një mjek nga Fshati Billushë, Dr. Said Krasniqi. I urojmë shumë suksese në këtë profesion të shenjtë. 🩺💉💊
18/05/2026

Edhe një mjek nga Fshati Billushë, Dr. Said Krasniqi.

I urojmë shumë suksese në këtë profesion të shenjtë. 🩺💉💊

Nostalgji për të kaluarën. 🥰Gjenerata të tëra e kanë përjetuar, ndërsa gjeneratat e reja këtë loj nuk e njohin. ☹️Qysh i...
17/05/2026

Nostalgji për të kaluarën. 🥰

Gjenerata të tëra e kanë përjetuar, ndërsa gjeneratat e reja këtë loj nuk e njohin. ☹️

Qysh i thonin kësaj loje?

E dashur mërgat dhe diaspor, kudo që jeni e kudo që jetoni. Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë, regjistrohuni për ta shfrytez...
15/05/2026

E dashur mërgat dhe diaspor, kudo që jeni e kudo që jetoni.

Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë, regjistrohuni për ta shfrytezuar të drejtën tuaj ligjore.

Regjistrohu për votim jashtë Kosovës!

Afati i fundit për regjistrim: 17 maj 2026

🔹 Regjistrohu online: https://diaspora.kqz-ks.org/sq/, ose
🔹 Përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së.

Më 6 qershor votohet në përfaqësitë diplomatike.

ℹ️ Për më shumë informata rreth regjistrimit përmes postës:
https://kqz-ks.org/regjistrimi-per-votim-jashte-kosoves/
📱 WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61
+383 46 61 00 61

Address

Prizren
004

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fshati Billushë - Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category