04/12/2022
Vlenë vetëm për fshatin Kobajë, Prizren!
FTESË
(për bashkëpunim)
Të nderuar banorë të fshatit Kobajë!
Siç e dini, tash e sa kohë jam duke e shkruar monografinë e fshatit Kobajë, prej themelimit të tij e deri sot. Shyqyr Zotit, kemi arritur në përfundim dhe me disa prej jush, nga të gjitha kabilet, mjaftueshëm kemi komunikuar gjatë kësaj kohe.
Por, megjithatë po kërkoj edhe njëherë publikisht që nëse dini ndonjë gjë me rëndësi për fshatin, që e keni dëgjuar prej prindërve, gjysheve e gjyshërve, e që ju ka bërë përshtypje, mundësisht m’i dërgoni, sa më parë për evidentim, çfarëdo që të jetë ajo.
Posaçërisht i mirëpres FOTOGRAFITË E VJETRA.
Monografia është gjithëpërfshirëse:
- Historia e vendbanimit të parë me emrin ‘Korbinc’, në dy anët e Drinit të Bardhë;
- Vendbanimi i kohës së neolitit te ‘Mrizi i Kobit’
- Themelimi i fshatit ekzistues prej një babe e nëne, në Kobin e vjetër dhe shpërngulja në Kobin e ri, si dhe gjeneaologjia e tij prej fillimit e deri sot, duke evidentuar çdo anëtar me emër;
- Tradita e kultura në përgjithësi (veshjet, dasmat, lindjet, vdekjet, festat, etj);
- Fillimet e arsimimit e edukimit dhe jeta fetare;
- Kullat dhe organizimi familjar e shoqëror;
- Kontributi kombëtarë në ballin kombëtar dhe në luftën e UÇK-së
- Burimet e ekzistencës e të mirëqenies;
- Toponimet gjeografike;
- Etj.
Ideja është që ta kompletojmë sa më shumë që është e mundur, se apet ikin boll. Mundësisht, lajmërone njëri tjetrin!
Afati për dërgimin e materialeve është deri 15 dhjetor 2022.
Ju faleminderit paraprakisht!
Orhan Bislimaj