14/09/2026
Konstituohet Këshilli i Nxënësve për vitin shkollor 2026/2027!
Sot u mbajt takimi i Këshillit të Nxënësve, i hapur nga Koordinatori për Cilësi, z. Nesret Gashi, në prani të drejtoreshës së shkollës, znj. Hoxha.
Në takim u uruan të gjithë përfaqësuesit e klasave VI–IX për zgjedhjen e tyre në Këshillin e Nxënësve dhe u diskutuan çështje me rëndësi për jetën shkollore, përfshirë disiplinën, respektimin e rregullave, higjienën, si dhe aktivitetet dhe iniciativat e nxënësve gjatë vitit shkollor.
Me këtë rast, u zgjodh edhe struktura e re udhëheqëse e Këshillit të Nxënësve:
👩🎓 Kryetare: Ada Hasani
👨🎓 Nënkryetar: Dauris Morina
💰 Arkëtar: Arti Kushaj
🎯 Anëtare e Kryesisë / Koordinatore e Aktiviteteve: Ermira Rexhaj
Ermira do të jetë përgjegjëse për koordinimin dhe organizimin e ngjarjeve, aktiviteteve dhe iniciativave të nxënësve.
I urojmë Kryesisë së re shumë suksese, bashkëpunim dhe përkushtim në përfaqësimin e zërit të nxënësve dhe në realizimin e aktiviteteve të dobishme për shkollën!
Së bashku për një shkollë më të mirë!