Accessible Communication in Kosova - Active

Accessible Communication in  Kosova - Active ACTIVE- projekt i Caritas-it, shtynë përdorimin e gjuhës së lehtë si mjet për gjithë përfshirje.

SHQIP
Komunikimi i qasshëm nënkupton përkthimi dhe përpilimi e informatave në gjuhë të thjeshtë. Përgatitja e informatave në gjuhë të thjeshtë mundëson pjesëmarrjen, vetëvendosjen, vetë-avokimin, pjesëmarrjen sociale, politike, dhe kulturore për grupet e cenueshme. Komunikimi i qasshme ofron thjeshtëzimin e çështjeve komplekse pa humbur informacione në mënyrë që të bëhen të kuptueshme për personat me dhe pa vështirësi në të mësuar. ANGLISHT
Accessible communication allows for a large target group preparing plain language information on participation, self-determination, self-advocacy, social participation, political participation, cultural participation. Accessible communication means that complex issues are simplified and made understandable to all people with and without learning difficulties and without loss of information.

14/09/2026

Storja e radhës tregon qe broshurat e prodhuara nga Projet Active 2 për Qëndrimin janë shumë ndihmëse në jetën e tij të përditshme!

14/09/2026

Kjo është një storie suksesi e projektit Active2 e perkrahur nga Renovabis dhe implemntuar nga Caritas Kosova.
Tanimë Lumnija e ka më të lehtë me broshurat tona!

Trajnim ne Komunikimin e QasshemMë 1 dhjetor 2025, në Hotel Sirius, Prishtinë, në kuadër të projektit ACTIVE dhe në bash...
04/12/2025

Trajnim ne Komunikimin e Qasshem
Më 1 dhjetor 2025, në Hotel Sirius, Prishtinë, në kuadër të projektit ACTIVE dhe në bashkërendim me Zyrën e Kryeministrit / Zyrën për Qeverisje të Mirë, u zhvillua një nga aktivitetet e parashikuara në Planin e Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2025–2027, konkretisht Aktiviteti 2.6 – Organizimi i trajnimeve në gjuhë të thjeshtuar (plain language).
Ky aktivitet synon përmirësimin e qasjes në informacion dhe rritjen e komunikimit të qasshëm për personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me objektivat e Strategjisë 2025–2030.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit / Zyra për Qeverisje të Mirë, përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat e personave me aftësi të kufizuara. Pjesëmarrja e aktorëve institucionalë dhe shoqërorë mundësoi një proces konsultues dhe gjithëpërfshirës, duke kontribuar në forcimin e mekanizmave për zbatimin dhe monitorimin e politikave që lidhen me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Aktiviteti u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt ngritjes së kapaciteteve për komunikim të qasshëm dhe drejt zbatimit efektiv të obligimeve në kuadër të reformave për qeverisje gjithëpërfshirëse. Rezultatet e tij pritet të kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e objektivave të projektit ACTIVE dhe në përmbushjen e angazhimeve ndaj donatorit.

Training on Accessible Communication
On the 1st of December 2025, at Hotel Sirius in Prishtina, within the framework of the ACTIVE project and in coordination with the Office of the Prime Minister / Office for Good Governance, one of the activities envisaged under the Action Plan on the Rights of Persons with Disabilities 2025–2027 was implemented—specifically, Activity 2.6: Organizing trainings in plain language.
This activity aims to improve access to information and strengthen accessible communication for persons with disabilities, in line with the objectives of the Strategy 2025–2030.
The event brought together representatives from the Office of the Prime Minister/Office for Good Governance, the Ombudsperson Institution, and members of civil society organizations and organizations of persons with disabilities. The involvement of both institutional and non-institutional stakeholders ensured a consultative and inclusive process, strengthening mechanisms for implementing and monitoring policies related to the rights of persons with disabilities.
The activity was recognized as a key step toward improving capacities for accessible communication and supporting the effective ex*****on of commitments within broader reforms aimed at inclusive governance. The results from this activity are expected to play a direct role in advancing the project’s objectives and meeting the project’s commitments to the donor.

3 Dhjetori-Dite Nderkombëtare e personave ma aftësi të kufizuar! Gjejeni te bashkangjitur broshurën tonë dixhitale
03/12/2025

3 Dhjetori-Dite Nderkombëtare e personave ma aftësi të kufizuar!
Gjejeni te bashkangjitur broshurën tonë dixhitale

Tryeza e dytë e rrumbullakët – Prezantimi i Doracakut për Komunikim të Qasshëm dhe Gjuhë të LehtëCaritas Kosova organizo...
02/10/2025

Tryeza e dytë e rrumbullakët – Prezantimi i Doracakut për Komunikim të Qasshëm dhe Gjuhë të Lehtë
Caritas Kosova organizoi tryezën e dytë të rrumbullakët në kuadër të projektit ACTIVE 2, ku u prezantua doracaku i hartuar si udhëzues praktik për përfshirjen e komunikimit të qasshëm dhe informimin gjithëpërfshirës, edhe për personat me nevoja të veçanta.
Anëtarët e grupit punues diskutuan shtyllat kyçe të doracakut dhe gjeneruan një debat të frytshëm për fuqizimin dhe shpërndarjen efikase të tij tek palët relevante.
Ndërkohë, të pranishmit zhvilluan një diskutim dinamik, duke ndarë sugjerime, ide dhe aktivitete konkrete që do të kontribuojnë në krijimin e një ambienti më gjithëpërfshirës dhe në përmirësimin e qasjes në informacion për personat me nevoja të veçanta në Kosovë.
Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt garantimit të gjithëpërfshirjes dhe informimit të drejtë e të saktë për të gjithë qytetarët.

🧠💬 Çfarë është gjuha e lehtë dhe pse është e rëndësishme për të gjithë ne?Gjuha e lehtë është një mënyrë të shkruari dhe...
28/05/2025

🧠💬 Çfarë është gjuha e lehtë dhe pse është e rëndësishme për të gjithë ne?
Gjuha e lehtë është një mënyrë të shkruari dhe të foluri që përdor fjalë të thjeshta, fjali të shkurtra dhe renditje të qartë të informacionit – në mënyrë që mesazhi të jetë i kuptueshëm për të gjithë, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, të moshuarit, personat me arsim të kufizuar, migrantët dhe të gjithë ata që kanë vështirësi me gjuhën e ndërlikuar.
📌 Nëse një informacion nuk është i kuptueshëm, ai nuk është i qasshëm. Dhe në këtë rast, është i padobishëm.
💡 Kur përdorim gjuhën e lehtë:
✔️ të gjithë e kuptojnë informacionin
✔️ zvogëlohet mundësia e diskriminimit
✔️ ndërtojmë një shoqëri ku secili ndihet i përfshirë
👥 Prandaj, është përgjegjësi e institucioneve, mediave, organizatave dhe ofruesve të shërbimeve që të komunikojnë në mënyrë të qartë dhe të qasshme.
🗣️ Komunikimi i qasshëm është themeli i përfshirjes!

✅Sot kemi përfunduar tryezën nacionale në kuadër të Projektit ACTIVE në Prishtinë. Tema e tryezës ka qenë “Gjuha e Lehtë...
27/05/2024

✅Sot kemi përfunduar tryezën nacionale në kuadër të Projektit ACTIVE në Prishtinë. Tema e tryezës ka qenë “Gjuha e Lehtë”.

🖇️ 👩‍💼👨 Me këtë tryezë kemi mbledhë organizatat përfituese gjatë dy viteve te fundit të projektit ACTIVE nga shumë qytete të Kosovës duke përfshirë: HandiKOS - Kamenicë, HANDIKOS-Hani i Elezit, OJQ "Qendra për Jetë të Pavarur", Klubi"Deshira"Clubhouse dhe HandiKos Viti.

📜Gjatë tryezës është diskutuar rëndësia e Gjuhës së Lehtë, ndërlidhja e saj me gjithëpërfshirje, si dhe mënyrat per zbatim të Gjuhës së Lehtë në shoqëri civile dhe administratë publike.

Projekti ACTIVE dhe tryeza në gjuhën e lehtë mbështetën nga Renovabis dhe Caritas Austria.

Caritas Kosova nis një fushatë publike të quajtur "Shkolla e Vogël e Gjuhës së lehtë". Qëllimi i kësaj fushate është njo...
21/05/2024

Caritas Kosova nis një fushatë publike të quajtur "Shkolla e Vogël e Gjuhës së lehtë". Qëllimi i kësaj fushate është njohja e publikut të gjerë me bazat dhe elementet e gjuhës së lehtë.
Aksesueshmëria në informacion njihet si një nga parakushtet jetike për personat vulnerabël, të margjinalizuar, personat me aftësi të kufizuara dhe personat e tjerë të cilëve aksesi në informacion është i paaftë ose i vështirë, për të marrë pjesë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë në shoqëri, duke gëzuar të gjitha të drejtat dhe liritë.

ACTIVE - Komunikimi i aksesueshëm për qëllim të përfshirjes sociale të grupeve vulnerabël në Ballkanin Perëndimorqë është zhvilluar dhe zbatuar nga Caritas Kosova me mbështetjen financiare të Caritas Austria dhe Renovabis.

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Accessible Communication in Kosova - Active posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share