01/09/2026
KËRKESË DREJTUAR PRINDËRVE
Me rastin e fillimit te vitit shkollor 2026/2027
Të nderuar prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju urojmë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të begatë për fëmijët tuaj!
Shkolla, familja dhe nxënësit janë partnerë të rëndësishëm në procesin edukativo-arsimor. Për këtë arsye, bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet prindërve dhe shkollës është thelbësor për krijimin e një mjedisi të sigurt, të rregullt dhe të përshtatshëm për mësim.
Ju lutemi që të bashkëpunoni me shkollën dhe të kontribuoni në:
1. Zbatimin dhe respektimin e rregullave dhe rregullores së shkollës;
2. Mbajtjen e rregullt të mësimit dhe vijimin e rregullt të nxënësve në procesin mësimor;
3. Respektimin e orarit të mësimit dhe paraqitjen me kohë në shkollë;
4. Kultivimin e sjelljes së mirë, respektit dhe komunikimit të drejtë ndaj mësimdhënësve, bashkëmoshatarëve dhe stafit të shkollës;
5. Ruajtjen e imazhit dhe dinjitetit të nxënësit, si në shkollë ashtu edhe jashtë saj;
6. Shmangien e çdo forme të dhunës, bullizmit, fyerjes dhe sjelljeve të papërshtatshme;
7. Kujdesin për mjedisin shkollor dhe ruajtjen e pasurisë së shkollës;
8. Komunikimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me kujdestarët e klasave dhe mësimdhënësit.
Të nderuar prindër, edukimi dhe suksesi i fëmijëve tanë është një përgjegjësi e përbashkët. Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet familjes dhe shkollës, mund të krijojmë kushte për një edukim cilësor, disiplinë, sjellje të mirë dhe rezultate sa më të larta në mësim.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj!
Së bashku për një shkollë të sigurt, të rregullt dhe për suksese edhe më të mëdha të nxënësve tanë📚📚📚📚!
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës