SHFMU "Lidhja e Prizrenit"-Prizren

SHFMU "Lidhja e Prizrenit"-Prizren Faqja zyrtare e shfmu "Lidhja e Prizrenit"- Prizren

📚 Takim me mësimdhënësit e ciklit të lartë.Sot, në shkollën tonë u zhvillua një takim i koordinatorit të shkollës,Miran ...
07/09/2026

📚 Takim me mësimdhënësit e ciklit të lartë.

Sot, në shkollën tonë u zhvillua një takim i koordinatorit të shkollës,Miran Ferati, me mësimdhënësit e ciklit të lartë VI-IX.
🎯 Në fokus të takimit ishte realizimi i planit për zhvillimin e kompetencave të nxënësve dhe vlerësimi i vazhdueshëm, me qëllim avancimin e praktikave të mësimdhënies dhe përcjelljen sa më të mirë të progresit të nxënësve.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide, u diskutuan praktika konkrete dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm të mësimdhënësve në funksion të një procesi mësimor cilësor.
Së bashku për një mësimdhënie më cilësore dhe për zhvillimin e kompetencave të çdo nxënësi! 🌟



🇦🇱 Sot, SHFMU “Lidhja e Prizrenit” u stolis me flamurin e UÇK-së.Në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për liderët dhe...
04/09/2026

🇦🇱 Sot, SHFMU “Lidhja e Prizrenit” u stolis me flamurin e UÇK-së.
Në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për liderët dhe pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, shkolla jonë shpreh respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre në rrugën e lirisë së Kosovës.
Kujtesa, respekti dhe nderimi për sakrificën për liri do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtesës sonë kombëtare. 🇽🇰

📚 Një vit i mbarë shkollor, me shumë suksese, buzëqeshje dhe ëndrra të realizuara! 🌟🎓
01/09/2026

📚 Një vit i mbarë shkollor, me shumë suksese, buzëqeshje dhe ëndrra të realizuara! 🌟🎓

URIME FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027!Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,Me rastin e fillimi...
31/08/2026

URIME FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027!

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, në emër të SHMU “Lidhja e Prizrenit” – Prizren, ju përcjell urimet më të përzemërta për një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të mbushur me dije, përkushtim e arritje.
Sot hapim një kapitull të ri të rrugëtimit tonë shkollor. Për nxënësit tanë të klasave VI–IX, ky vit sjell sfida, përgjegjësi dhe mundësi të reja për të avancuar në dije dhe për të ndërtuar më fuqishëm vizionin e tyre për të ardhmen.

Të dashur nxënës,
Shkolla nuk është vetëm vendi ku marrim njohuri. Ajo është hapësira ku formojmë karakterin, mësojmë të respektojmë njëri-tjetrin, zbulojmë aftësitë tona dhe përgatitemi për hapat e ardhshëm të jetës.
Ju ftoj që këtë vit ta shfrytëzoni çdo mundësi për të mësuar, për të qenë kreativë, për të marrë pjesë në aktivitetet shkollore dhe për të besuar në potencialin tuaj. Mos u kënaqni vetëm me atë që dini sot – synoni të mësoni diçka më shumë çdo ditë.

Të nderuar mësimdhënës,
Puna juaj është një nga përgjegjësitë më të rëndësishme që kemi si institucion arsimor. Përkushtimi juaj, profesionalizmi dhe bashkëpunimi me nxënësit janë themeli mbi të cilin ndërtojmë një shkollë cilësore.
Edhe gjatë këtij viti do të vazhdojmë të punojmë së bashku për një mjedis shkollor ku respektohet puna, nxitet mendimi kritik, mbështetet çdo nxënës dhe ku çdo ide e mirë gjen hapësirë për t'u zhvilluar.
Si drejtues i shkollës, mbetem i përkushtuar që komunikimi, bashkëpunimi dhe puna ekipore të jenë pjesë e pandashme e jetës sonë institucionale.

Të dashur prindër,
Bashkëpunimi ndërmjet familjes dhe shkollës është një prej faktorëve kryesorë të suksesit të nxënësve. Mbështetja juaj, komunikimi i vazhdueshëm dhe përfshirja në jetën shkollore janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Ju ftoj që edhe gjatë këtij viti të ecim së bashku, me mirëkuptim dhe përgjegjësi të përbashkët, duke vendosur gjithmonë në qendër interesin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
SHMU “Lidhja e Prizrenit” do të vazhdojë të jetë një shkollë e hapur ndaj ideve të reja, teknologjisë, inovacionit dhe mundësive që i ndihmojnë nxënësit tanë të përgatiten për sfidat e së ardhmes.
Le ta fillojmë këtë vit me energji të re, me besim te njëri-tjetri dhe me bindjen se suksesi nuk vjen rastësisht, por ndërtohet çdo ditë përmes punës, dijes dhe bashkëpunimit.
Ju uroj shëndet, mbarësi dhe shumë suksese gjatë vitit shkollor 2026/2027!
Qoftë një vit i mbushur me dije, rezultate të mira dhe hapa të sigurt drejt së ardhmes!
Me respekt,
Vloran Cenaj
Drejtor i SHMU “Lidhja e Prizrenit” – Prizren
Urime dhe punë të mbarë në vitin e ri shkollor 2026/2027!

NJOFTIM PËR PRINDËRIT/KUJDESTARËT LIGJORËMinistria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga shkollat që të organizojnë plot...
31/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT/KUJDESTARËT LIGJORË

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga shkollat që të organizojnë plotësimin dhe grumbullimin e Deklaratës së prindit/kujdestarit ligjor për nxënësit e klasave 1–9, përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026/2027.

📄 Deklarata do të shpërndahet përmes shkollës dhe duhet të plotësohet e nënshkruhet nga prindi/kujdestari ligjor.

🗓️ Afati i fundit: 1 tetor 2026.

ℹ️ Për detajet e plota të deklaratës dhe procesit, ju lutemi referojuni komunikatës së bashkëngjitur.

📚 NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës;Ju njoftojmë...
31/08/2026

📚 NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2026/2027

Të dashur nxënës, të nderuar prindër dhe mësimdhënës;
Ju njoftojmë se të martën, më 1 shtator 2026, fillon viti i ri shkollor 2026/2027.

Vloran Cenaj
Drejtor i SHMU “Lidhja e Prizrenit” – Prizre

📚 OBAVJEŠTENJE O POČETKU NOVE ŠKOLSKE 2026/2027. GODINE
Dragi učenici, poštovani roditelji i nastavnici;
Obavještavamo vas da u utorak, 1. septembra 2026. godine, počinje nova školska 2026/2027. godina.

Vloran Cenaj
Direktor SHMU „Lidhja e Prizrenit“ – Prizren

📚 2026/2027 EĞİTİM-ÖĞRETİM YILININ BAŞLANGICI HAKKINDA DUYURU
Sevgili öğrenciler, değerli veliler ve öğretmenler;
Sizleri, 1 Eylül 2026 Salı günü 2026/2027 eğitim-öğretim yılının başlayacağı konusunda bilgilendiriyoruz.

Vloran Cenaj
SHMU “Lidhja e Prizrenit” – Prizren Müdürü

Mbledhje me mësimdhënësit e Nivelit II – Klasat VI–IXSot, së bashku me drejtoreshën e SHFMU “Mustafa Bakiu”, zhvilluam n...
27/08/2026

Mbledhje me mësimdhënësit e Nivelit II – Klasat VI–IX
Sot, së bashku me drejtoreshën e SHFMU “Mustafa Bakiu”, zhvilluam një takim me mësimdhënësit e Nivelit II – klasat VI–IX.
Gjatë takimit u diskutua për punën e deritashme të Komisionit për ndarjen e shkollave, në përputhje me vendimin e Kryetarit të Komunës, si dhe për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.
Ky organizim i ri paraqet një ndryshim të rëndësishëm për të dyja shkollat. Me bashkëpunim, mirëkuptim dhe përgjegjësi të përbashkët, synojmë që ky proces të realizohet me sukses dhe të krijohen kushtet sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Së bashku drejt një fillimi të suksesshëm të vitit të ri shkollor!

Sastanak sa nastavnicima II nivoa – razredi VI–IX
Danas smo, zajedno sa direktoricom OŠ „Mustafa Bakiu“, održali sastanak sa nastavnicima II nivoa – razreda VI–IX.
Tokom sastanka razgovarano je o dosadašnjem radu Komisije za podjelu škola, u skladu sa odlukom predsjednika Opštine, kao i o pripremama za početak nove školske 2026/2027. godine.
Ova nova organizacija predstavlja značajnu promjenu za obje škole. Uz saradnju, razumijevanje i zajedničku odgovornost, nastojimo da ovaj proces bude uspješno realizovan i da se obezbijede što bolji uslovi za učenike i nastavnike.
Zajedno ka uspješnom početku nove školske godine!

II. Kademe Öğretmenleriyle Toplantı – VI–IX. Sınıflar
Bugün, „Mustafa Bakiu“ İlköğretim Okulu Müdürü ile birlikte, II. kademe – VI–IX. sınıf öğretmenleriyle bir toplantı gerçekleştirdik.
Toplantıda, Belediye Başkanının kararı doğrultusunda okulların bölünmesine ilişkin Komisyonun bugüne kadar yürüttüğü çalışmalar ve 2026/2027 eğitim-öğretim yılının başlangıcı için yapılan hazırlıklar ele alındı.
Bu yeni yapılanma, her iki okul için de önemli bir değişiklik oluşturmaktadır. İş birliği, anlayış ve ortak sorumluluk içerisinde bu sürecin başarılı bir şekilde yürütülmesini ve öğrenciler ile öğretmenler için en iyi koşulların oluşturulmasını hedefliyoruz.
Yeni eğitim-öğretim yılına başarılı bir başlangıç için hep birlikte!

Përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor!Në SHMU “Lidhja e Prizrenit” po vazhdojnë punimet e suvatimi...
24/08/2026

Përgatitjet për një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor!

Në SHMU “Lidhja e Prizrenit” po vazhdojnë punimet e suvatimit dhe gëlqerosjes së shkollës, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator 2026. Po punojmë që nxënësit tanë t’i gjejë një ambient i rregulluar, i pastër dhe i përshtatshëm për mësim.
Një falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, dhe Drejtoreshën e Arsimit, znj. Luljeta Veselaj Gutaj, për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që i japin shkollës sonë.
Bashkë për një fillim sa më të mirë të vitit të ri shkollor!

Vloran Cenaj
Drejtor i SHMU “Lidhja e Prizrenit” – Prizren

Në përgatitje për një vit të ri shkollor të suksesshëm Në kuadër të përgatitjeve për vitin shkollor 2026/2027, në shkoll...
24/08/2026

Në përgatitje për një vit të ri shkollor të suksesshëm

Në kuadër të përgatitjeve për vitin shkollor 2026/2027, në shkollën “Lidhja e Prizrenit” u zhvilluan takimet e aktiveve profesionale, në përputhje me Udhëzimin Administrativ (MASHT) nr. 22/2016.

Takimet u udhëhoqën nga Koordinatori i Cilësisë, z. Miran Ferati, dhe shërbyen si një mundësi e rëndësishme për bashkëpunim, koordinim dhe planifikim të punës profesionale për vitin e ri shkollor.

Gjatë takimeve u diskutuan dhe u përcaktuan prioritetet e punës së aktiveve, përfshirë planin vjetor të punës, planin e vlerësimit, organizimin e aktiviteteve profesionale, mbajtjen e ditarit personal, si dhe zgjedhjen e kryetarëve të aktiveve.

Përmes këtyre takimeve, mësimdhënësit bashkërenduan angazhimet dhe përgjegjësitë e tyre, duke synuar që viti i ri shkollor të nisë me objektiva të qarta, bashkëpunim profesional dhe përkushtim të përbashkët ndaj cilësisë në arsim.

Një fillim i mirë, një planifikim i mirë dhe një ekip i bashkuar – drejt rezultateve edhe më të mira!

Të nderuar nxënës,Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 26.06.2026 (e premte), nga ora 10:00 deri në 12:...
23/06/2026

Të nderuar nxënës,

Ju njoftojmë se Testi i Arritshmërisë do të mbahet më 26.06.2026 (e premte), nga ora 10:00 deri në 12:30.

📍 Nxënësit e SHFMU "Lidhja e Prizrenit" do ta zhvillojnë testin në Gjimnazin "Gjon Buzuku".

📍 Nxënësit e komunitetit boshnjak do ta zhvillojnë testin në SHFMU "Abdyl Frashëri".

- Të gjithë nxënësit duhet të jenë të pranishëm në oborrin e shkollës në ora 08:00.

- Nisja për në qendrën e testimit do të bëhet në ora 08:10, nën përcjelljen e mësimdhënësve kujdestarë.

- Pas arritjes në qendrën e testimit, nxënësit do të rreshtohen sipas sallave ku do të zhvillojnë testin, sipas listave të publikuara nga shkolla.

: Nxënësit duhet të kenë me vete:

✅ Librezën e nxënësit;
✅ Laps grafiti (nuk lejohet përdorimi i stilolapsit/kimikut për plotësimin e fletës së përgjigjeve);
✅ Një shishe ujë.

:

Ditën e testimit nxënësit e kanë të ndaluar të marrin me vete telefon celular, pajisje elektronike apo çfarëdo mjeti që mund të përdoret për komunikim, qasje në internet, fotografim, kopjim, shpërndarje të informatave ose për ndihmë tjetër gjatë mbajtjes së testit.

Çdo nxënës që merr me vete pajisje apo mjete të tilla nuk do të lejohet të hyjë në Qendrën e Testimit.

Ju lutemi të jeni të saktë në kohë dhe të respektoni të gjitha udhëzimet e dhëna për mbarëvajtjen e testimit.

Drejtoria e SHFMU "Lidhja e Prizrenit" dhe kujdestarët e klasave të nënta ju dëshirojnë shumë sukses në Testin e Arritshmërisë 2026!

Address

Sheshi I Shadërvanit
Prizren
20000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Lidhja e Prizrenit"-Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category