Loyola - Profesionale

Loyola - Profesionale Qendër e formimit profesional
Bilanci i përsosur mes teorisë dhe praktikës!
🤖 Mekatronikë 🦾

03/09/2026

Edhe pak ditë deri në përmbyllje të regjistrimeve...

09/08/2026

Regjistrimet vazhdojnë…

Në Loyola - Profesionale u mbajtën provimet finale për drejtimin Mekatronikë, me nxënësit e vitit të parë dhe të dytë.Gj...
25/06/2026

Në Loyola - Profesionale u mbajtën provimet finale për drejtimin Mekatronikë, me nxënësit e vitit të parë dhe të dytë.

Gjatë këtyre provimeve, nxënësit patën mundësi të dëshmojnë njohuritë teorike dhe shkathtësitë praktike të fituara gjatë vitit shkollor. Ata u vlerësuan në fusha si mekanika, elektroteknika, elektronika, automatizimi, PLC, përdorimi i pajisjeve teknike dhe respektimi i rregullave të sigurisë në punë.

Provimet finale paraqesin një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të nxënësve, duke treguar përkushtimin, aftësitë dhe përgatitjen e tyre për sfidat e ardhshme në arsim dhe në tregun e punës.

Urime nxënësve dhe instruktorëve për punën dhe angazhimin e tyre gjatë gjithë vitit shkollor!
Një falenërim të vecantë edhe për partnerët tanë mbështetës si Zinkunie - KS Proton Cable Oda Prizrenit / Chamber of Prizren

01/06/2026

Filluan regjistrimet për Mekatronikë!

Për regjistrim, klikoni këtu: www.alg-prizren.com/aplikimet-loyola-profesionale
ose mund të vini në administratë, çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në ora 15:00.

Ofrojmë edhe qëndrim në konvikt për të interesuarit, nga e diela deri të premten.

Për informacione më të hollësishme mund të kontaktoni në:
✉️ [email protected]
📞 +383 44 141 805 See less

Gëzuar festën e Kurban Bajramit!
27/05/2026

Gëzuar festën e Kurban Bajramit!

Së bashku me instruktorët , nxënësit e Loyola - Profesionale realizuam një vizitë studimore në Paradisa Glass and Stone ...
25/05/2026

Së bashku me instruktorët , nxënësit e Loyola - Profesionale realizuam një vizitë studimore në Paradisa Glass and Stone fabrikë e specializuar për përpunimin e xhamit, granitit, mermerit dhe qeramikës në me seli në Zonën Industriale në Shirokë, Suharekë.

Gjatë vizitës, kandidatët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset moderne të prodhimit dhe përpunimit të materialeve, përdorimin e makinerive profesionale, si dhe standardet e sigurisë dhe organizimit në industri. Ata panë konkretisht mënyrën e prerjes, përpunimit dhe finalizimit të produkteve nga xhami dhe guri dekorativ, duke kuptuar rëndësinë e teknologjisë dhe precizitetit në këtë sektor.

Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që Loyola-Profesionale zhvillon me bizneset dhe industrinë, me qëllim përgatitjen sa më profesionale të nxënësve për tregun e punës.
Poashtu falenderojmë pronarin dhe Orlat Tafilaj për mikëpritjen dhe kohën që ndanë me ne!

Happy being part of the VET cluster representing Loyola - Profesionale
21/05/2026

Happy being part of the VET cluster representing Loyola - Profesionale

⚡ Praktika profesionale në veprim!Në ambientet e kabineteve të Elektroteknikës në Loyola Profesionale, kandidatët tanë p...
14/05/2026

⚡ Praktika profesionale në veprim!

Në ambientet e kabineteve të Elektroteknikës në Loyola Profesionale, kandidatët tanë po zhvillojnë aftësitë praktike nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e instruktorit tonë profesional.

Puna praktike mbetet një nga shtyllat kryesore të formimit profesional, duke i përgatitur kandidatët për sfidat reale të tregut të punës përmes ushtrimeve konkrete, përdorimit të pajisjeve profesionale dhe punës ekipore.

🔌⚙️ Nga teoria në praktikë — çdo ushtrim është një hap më afër profesionit të së ardhmes.

Sot me 6 Maj 2026 patëm kënaqësinë të mirëpresim vizitën e Qendra e Kompetencës "11 Marsi" -Prizren në ambientet e Loyol...
07/05/2026

Sot me 6 Maj 2026 patëm kënaqësinë të mirëpresim vizitën e Qendra e Kompetencës "11 Marsi" -Prizren në ambientet e Loyola - Profesionale, ku së bashku me instruktorët dhe kandidatët tanë prezantuam dhe demonstruam programet/projektet që ofrojmë si shkollë profesionale 2-vjeçare në drejtimin e Mekatronikës.

Njëkohësisht, ishte kënaqësi të kemi pranë edhe partnerin tonë Oda Prizrenit / Chamber of Prizren, me të cilin bashkëpunojmë ngushtë në përgatitjen e të rinjve sipas kërkesave të tregut të punës, përmes sistemit dual gjerman që ofrojmë.
Poashtu i falendërojmë edhe kompanitë partnere për besimin ndaj punës tonë.

Të nderuar nga pritja në  Oni Diamond Kosove prodhues dhe eksportues i disqeve të balancuara dhe veshura me pluhur diama...
29/04/2026

Të nderuar nga pritja në Oni Diamond Kosove prodhues dhe eksportues i disqeve të balancuara dhe veshura me pluhur diamanti. Kandidatët të shoqëruar nga instruktorët/inxhinierët tanë u njohën me procesin e prodhimit dhe aplikimin e njohuri të fituara në Mekatronikë në industri.

Address

Rr. Verorja; Tranzit, Petrovë
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:35
Tuesday 08:00 - 15:35
Wednesday 08:00 - 15:35
Thursday 08:00 - 15:35
Friday 08:00 - 15:35

Telephone

+38344141805

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Loyola - Profesionale posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category