18/05/2026
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren pati kënaqësinë të mirëpresë maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” nga Drenasi të udhëhequr nga Prof Afrim Fejza në ambientet e universitetit.
Gjatë kësaj vizite, maturantët u pritën nga Drejtori i Qendrës së Karrierës dhe Alumnit, z.Nehat Gashi, Dekani i Fshk, Prof. Arsim Susuri, profesorë të drejtimeve të ndryshme, si dhe përfaqësues të Parlamentit Studentor.
Vizita përfshiu prezantimin e të gjitha drejtimeve të studimit që ofron Universiteti “Ukshin Hoti”, si dhe një tur informues në hapësirat universitare, laboratoret, bibliotekën me qëllim njohjen më të afërt të maturantëve me jetën akademike, mundësitë profesionale dhe aktivitetet studentore.
Universiteti “Ukshin Hoti” mbetet i përkushtuar në orientimin dhe mbështetjen e gjeneratave të reja drejt zhvillimit akademik dhe profesional dhe lehtësimin e vendimmarrjes për të ardhmen e maturantëve!