SHFMU"Nefit Jusufi"-Skorobisht

SHFMU"Nefit Jusufi"-Skorobisht Shkollë bashkohore,me nxënës hulumtues ,mike dhe e hapur për të gjithë. Drejtori:
Renis Jusufi

Me rastin e ditëlindjes së drejtorit të shkollës, kolektivi organizoi një koktej modest dhe një dhuratë simbolike, në sh...
14/09/2026

Me rastin e ditëlindjes së drejtorit të shkollës, kolektivi organizoi një koktej modest dhe një dhuratë simbolike, në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin, përkrahjen dhe përkushtimin e tij ndaj kolektivit.

🎉 Gëzuar ditëlindjen, z. Drejtor! Ju urojmë shëndet, suksese dhe shumë momente të bukura në rrugëtimin tuaj profesional e personal! 🎂🌷

11/09/2026

Aktivitetet e parashkolloreve...

Një lajm i madh për shkollën tonë! ❤️Sot, drejtori i shkollës priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk, nga të cilët ...
08/09/2026

Një lajm i madh për shkollën tonë! ❤️

Sot, drejtori i shkollës priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it Turk, nga të cilët mori një lajm shumë të gëzueshëm. Në përfundim të mandatit të tij të parë, po bëhet realitet një projekt shumë i rëndësishëm për shkollën.

Kërkesa e shkollës është miratuar dhe do të realizohen:
💻 Kabineti i TIK-ut
🪑 Karrige për mësimdhënësit
❄️ Klimatizimi i klasave

Një investim i rëndësishëm në kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.

Mirënjohje të veçantë për KFOR-in Turk për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të çmuar. 🤝

Kur punohet me përkushtim, rezultatet bëhen realitet! ❤️📚

Kodi i veshjes në shkollaNjë hap i mirë drejt një shkolle më të rregullt, më serioze dhe më profesionale. Veshja është p...
04/09/2026

Kodi i veshjes në shkolla

Një hap i mirë drejt një shkolle më të rregullt, më serioze dhe më profesionale. Veshja është pjesë e imazhit të shkollës dhe duhet të përcjellë respekt, kulturë dhe përgjegjësi, si nga mësuesit, ashtu edhe nga nxënësit.

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Mirënjohje për njerëzit tanë humanë!Pas dëmtimit të pompës së pusit të shkollës, ajo u zëvendësua me një të re, falë për...
01/09/2026

Mirënjohje për njerëzit tanë humanë!

Pas dëmtimit të pompës së pusit të shkollës, ajo u zëvendësua me një të re, falë përkushtimit dhe ndihmës së pakursyer të bashkëfshatarëve tanë Admir Xhaferi, Sellver Xhaferi dhe Bislim Rexhaj.

Ata, sa herë që ka pasur nevojë, nuk kanë hezituar asnjëherë t’i dalin në ndihmë shkollës dhe drejtorisë, duke dhënë kohën, mundin dhe punën e tyre pa kërkuar asnjë cent.

Edhe sot, me vullnetin dhe zemrën e tyre të madhe, punën e kryen ashtu siç është më së miri. 🙏

Faleminderit nga zemra për humanizmin, gatishmërinë dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm ndaj shkollës dhe fëmijëve tanë! ❤️

01/09/2026

Mirë se vini, vogëlushë!
Sot hapim së bashku një kapitull të ri, plot me shkronja, numra, ngjyra, buzëqeshje dhe shumë aventura të bukura.
Uroj që klasa e parë të jetë fillimi i një rruge të mbushur me dije, miqësi, gëzim dhe kujtime që do t’i ruani gjithmonë në zemër.

Mos kini frikë të gaboni, të pyesni, të provoni dhe të ëndërroni!
Suksese në hapin tuaj të parë drejt një bote të mrekullueshme të dijes!
Me shumë dashuri, mësuesja juaj Donika Ajazi Badalli !

28/08/2026
27/08/2026

NJOFTIM ZYRTAR

Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se Ministria ka depozituar mjetet për librat dhe matrialet e punës për nxënësit.

Ju lutemi që të gjithë nxënësit të pajisen me tekstet e reja mësimore dhe mjetet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor deri më datën 01.09.2026 .

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Me respekt,
Drejtori i shkollës
Renis Jusufi

17/08/2026

Address

Skorobisht
Prizren

Telephone

+38345593481

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU"Nefit Jusufi"-Skorobisht posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU"Nefit Jusufi"-Skorobisht:

Shortcuts

Share

Category