11/08/2026
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS
Edukatore/Motër edukatore për moshën 0-3 vjeç (vend i lirë)
Edukatore për moshën 3-6 vjeç (vend i lirë)
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kadidateve:
Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 05/2021, neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm
I. Kriteret e kualifikimit për Edukatore/Moter edukatore (0-3 vjeç):
• Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç.
• Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç
• Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi infermiere edukatore;
• Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi i pediatrisë;
• Shkolla e mesme e mjekësisë-drejtimi mami;
• Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;
II. Kriteret e kualifikimit për Edukatore (3-6 vjeç)
• Fakulteti i Edukimit –baçelor 4 vjeçar-programi parashkollor
• Fakulteti i Edukimit-Programi Edukimi dhe Zhvillimi në fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç
• Shkolla e lartë pedagogjike, drejtimi për edukatorë
• Fakulteti filozofik- dega e pedagogjisë së përgjithshme
• Përkujdesje dhe mirëqenje e fëmijëve (vlenë për të regjistruarit deri në vitin 2021)
Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.
Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi, nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.
III. Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të realizoj planprogramin edukativ për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tij/saj/të punës;
Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin edukativ;
Të zbatojë metodologjitë e reja edukative dhe në përputhje me udhëzimet е planprogramit të ri.
Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon;
Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe ťi kryejë detyrat që mund t'ua caktojë ai/ajo.
Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.
Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të institucionit parashkollor;
Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.
Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave apo autorizimit nga zyrtari të cilit i raporton.
I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të institucionit.
Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të fëmijëve, sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës;
Punë dhe detyra të tjera shtesë të caktuara nga drejtori i institucionit të IEFH “Shkronjat” dhe detyra të përcaktuara në legjislacionin në fuqi të arsimit parauniversitar
IV. Mënyra e aplikimit:
Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në email: [email protected].
Në ‘’Subject’’ të shënohet: Aplikim për edukator/e 0-3 ose Aplikim për edukator/e 3-6
V. Dokumentacioni që kërkohet:
• Rezymeja personale (CV);
• Dokument identifikimi kopje (letërnjoftim ose pasaportë valide);
• Diplomat e kualifikimit kopje;
• Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHTI;
• Certifikata që nuk jeni nën hetime;
• Dëshmi të përvojës së punës në institucionet edukative arsimore (nëse ka);
• Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja shëndetësore (Vetëm me rastin e nënshkrimit të kontratës);
• Me rastin e nënshkrimit të kontratës, kandidatët e suksesshëm janë të obliguar që të dorëzojnë diploma dhe dokumente të tjera të noterizuara.
Konkursi mbetet i hapur nga 29.07.2026 deri më 12.08.2026
VI. Vlerësimi i kandidatëve
• Me këtë konkurs do të zhvillohen procedurat e rekrutimit për edukatore për vitin edukativ 2026/2027;
• Kandidatët me kualifikime jo-përkatëse sipas legjislacionit në fuqi nuk do të merren në shqyrtim;
• Pas plotësimit të kritereve të konkursit publik, kandidatët i nënshtrohen intervistimit;
• Pikët e mbledhura gjatë vlerësimit renditin kandidatët me më shumë pike. Kandidati/ja me me se shumti pikë do të përzgjedhet në pozitën e lartpërmendur;
• Në rast të ndonjë nevoje eventuale për plotësim të pozitave (vendeve) të lira/ zëvendësime në IEFH “Shkronjat”, do të bëhen angazhime sipas renditjes së listave të publikuara me rastin e shpalljes së rezultateve, e cila konsiderohet si listë pritëse;
Sqarime shtesë:
Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara
me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.