ShFMU "Faik Konica"

ShFMU "Faik Konica"

Share

Shkollë fillore dhe e mesme e ulët [Shq./ALB] SHFMU* "Faik Konica" është një ndër shkollat më të vjetra dhe më të mëdha në Kryeqytet.

Shkolla jonë u ofron nxënësve mundësi nxëniejeje duke u bazuar në Kurrikulën Kombëtare të Kosovës dhe promovon të mësuarit logjik dhe prakitik. Në shkollën tonë të gjithë janë të përfaqësuar përmes trupave organizativ. Trupat organizative që shkolla jonë ka janë: Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSh), Këshilli i Sigurisë (KS), Këshilli i Nxënësve (KN), Këshilli i Prindërve (KP), Këshilli i Mësimdhën

05/06/2026

Dita Botërore e Mjedisit, 5 qershor 2026

"Frymëzuar nga Natyra. Për Klimën. Për të Ardhmen Tonë."

Për nder të kësaj dite në oborrin e shkollës "Faik Konica" u vendos një instalacion me materiale të riciklueshme.

Ky projekt u përkrah nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ. Shkolla i falënderon përzemërsisht donatorët.

Ne mbesim të përkushtuar për një të ardhme më të gjelbër.

🌳



Photos from Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër.'s post 05/06/2026
05/06/2026

Me emocion, krenari dhe gëzim, nxënësit e klasave të para të shkollës sonë kremtuan Festën e Abetares, duke shënuar me sukses përfundimin e mësimit të shkronjave dhe hapin e parë drejt botës së dijes.

Këtë vit, për herë të parë, pesë paralelet e klasave të para e shënuan së bashku këtë ngjarje të rëndësishme, me një program festiv që pasqyroi punën, talentin dhe përgatitjen e nxënësve tanë.

Falënderim i veçantë për prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë vitit, si dhe mirënjohje të sinqertë për mësueset Shpresa Maxhuni Gecaj, Naime Bunjaku, Bukurije Nuhiu, Shkëndije Preniqi, Blerta Berisha dhe Fatime Sylejmani, për përkushtimin, dashurinë dhe profesionalizmin e treguar.

Urojmë që kjo ditë të mbetet kujtim i bukur për çdo nxënës dhe nxitje për suksese të reja.

Urime Festa e Abetares!

01/06/2026

Sot jemi një rreth miqësie, ndërsa nesër do të mbetemi kujtime në zemrat e njëri-tjetrit. Faleminderit për çdo buzëqeshje, çdo çast të bukur dhe çdo kujtim të paharruar që kemi ndarë së bashku.

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!

Me dashuri,
Klubi i Çështjeve Sociale ❤️🌟

Photos from W ParkRun Germia's post 30/05/2026
Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 26/05/2026

Sot, nxënësit e klasave të pesta realizuan vizitë edukative në ekspozitën interaktive “Kids on The Moon”. 🌓

Nxënësit mësuan më shumë për hapësirën përmes aktiviteteve praktike, duke e kthyer këtë vizitë në një përvojë të bukur, argëtuese dhe edukative.

Në ditët në vijim, vizita do të realizohet edhe me klasat e tjera.

Falënderojmë mësimdhënësit e angazhuar për përkushtimin dhe kujdesin e treguar.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 22/05/2026

Aktiviteti “Klasa ime, dhoma ime” u realizua edhe nga cikli parafillor dhe fillor (klasat 0–5) të shkollës sonë. Nxënësit, së bashku me mësimdhënësit dhe prindërit, u angazhuan me shumë përkushtim në pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të klasave.

Kjo nismë tregoi bashkëpunim të shkëlqyer ndërmjet shkollës dhe familjes, si dhe ndërgjegjësim të lartë për rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë në ambientin shkollor. Nxënësit u dëshmuan si shembull i mirë i përgjegjësisë dhe kujdesit ndaj hapësirës ku mësojnë dhe rriten çdo ditë.

Photos from ShFMU "Faik Konica"'s post 22/05/2026

Edhe nxënësit e klasave të katërta realizuan Krosin Pranveror, ku treguan angazhim dhe përkushtim të lartë gjatë gjithë aktivitetit.
Gjithashtu, gjatë krosit u ndanë medalje për të dy gjinitë, duke vlerësuar kështu përpjekjen dhe pjesëmarrjen e tyre.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Xhorxh Bush 60
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:30 - 18:00
Tuesday 07:30 - 18:00
Wednesday 07:30 - 18:00
Thursday 07:30 - 18:00
Friday 07:30 - 18:00