SBAShK - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës

SBAShK - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës

Share

The Union of Education, Science and Culture of Kosovo (UESCK)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK)

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), është organizatë e pavarur nga shteti dhe partitë politike, demokratike, jo-fitimprurëse,që përfaqëson interesat e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit , shkencës dhe kulturës,me anëtarësim vullnetar. Përkrahë dhe mbron interesat e tyre ekonomike dhe statusin social, të drejtat e punëto

26/03/2024

HTTPS://WWW.SOLIDARITYCENTER.ORG/KOSOVO-TEACHERS-LEAD-NATIONAL-PUSH-FOR-BETTER-MENTAL-HEALTH-IN-SCHOOLS/
MËSUESIT E KOSOVËS UDHËHEQIN NXITJEN KOMBËTARE PËR SHËNDET MË TË MIRË MENDOR NË SHKOLLA
Carolyn Butler 5 Mars, 2024

Sindikata e mësuesve të Kosovës SBASHK ndihmoi në ofrimin e arsimit nëpërmjet një rrjeti shtëpish private pasi shkollat u mbyllën gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999. Ky instalim në një shtëpi të tillë në Prishtinë, tani Muzeu i Shtëpisë së Shkollës Hertica, simbolizon gatishmërinë dhe angazhimin e mësuesve në arsim gjatë luftës.
Sindikata e mësuesve të Kosovës SBASHK (Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës) po ndërton një axhendë të përbashkët shkollë-familje-komunitet-politikëbërës për të ndërtuar një sistem shumë-shkallësh në mbështetje të shëndetit mendor. Kjo përpjekje e suksesshme përfshin organizimin e një konference kombëtare muajin e kaluar gjatë së cilës të pranishmit ranë dakord të bashkëpunojnë mbi zgjidhjet që cojnë përpara këtë cështje dhe Ministria e Arsimit u angazhua për të rritur numrin e psikologëve të shkollave, përmirësimin e legjislacionit kombëtar të shëndetit mendor dhe mbështetjen e fushatave kombëtare të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.

Konferenca, e cila mblodhi së bashku më shumë se 80 përfaqësues të sindikatave të arsimit të Kosovës dhe organizatave të tjera sindikale dhe të shoqërisë civile, arsimit, kujdesit shëndetësor, qeverisë, Parlamentit të Kosovës, mediave, akademikëve, studentëve dhe këshillave të prindërve – kishte qëllim të destigmatizonte diskutimin rreth shëndetit mendor; në konferencë u shqyrtuan hulumtimet më të fundit dhe praktikat më të mira mbi promovimin, parandalimin dhe ndërhyrjen tek kujdesi për shëndetin mendor për nxënësit, mësuesit dhe familjet; konferenca krijoi mundësi për Prindërit, politikëbërësit, drejtuesit e shkollave dhe mësuesit për të punuar së bashku për zgjidhjet.

"Shëndeti mendor në shoqërinë kosovare është i ndërthurur me një sërë faktorësh të tillë si trauma ndër breza prej luftës së viteve 1990 në Kosovë, pagat e ulëta që e bëjnë të vështirë plotësimin e nevojave jetike, shkalla e lartë e papunësisë, mjediset e pasigurta – përfshirë rastet e sulmeve seksuale – dhe arsimin me cilësi të dobët, - u tha pjesëmarrësve në konferencë profesori i Psikologjisë së Universitetit të Prishtinës dhe Anëtari i Parlamentit të Kosovës, Fitim Uka”.

Gjatë paneleve të diskutimeve, punëtorive dhe sesioneve të punës në grupe, u identifikuan pengesat për përmirësimin e shëndetit mendor në shkolla, duke rezultuar në një apel të përbashkët për më shumë psikologë në shkolla, programe trajnimi për mësues dhe psikologë, kushte më të mira pune për mësuesit, referime të specializuara të shërbimit dhe fushata advokuese për zvoglimin e stigmatizimit të shëndetit mendor dhe, mbi të gjitha, për palët e interesuara për të punuar së bashku.

"Kjo konferencë dëshmon se, së bashku, ne mund të ndihmojmë për të mirën e një shkolle dhe për një arsimim edhe më të mire, - tha kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj”.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës së Solidaritetit, Shaëna Bader-Blau, e cila gjithashtu bëri një prezantim, përforcoi thirrjen për një axhendë të përbashkët të shkollave, familjes, komunitetit dhe politikbërësve.

"Ne jemi të gjithë në këtë së bashku, për të ndihmuar fëmijët tanë të kenë sukses dhe për të ndihmuar shkollat tona të kenë sukses, - tha ajo”.

Gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, SBASHK luajti një rol jetësor në ruajtjen e arsimit. Sot SBASHK mbron kushtet më të mira të punës dhe pagat e ndershme, shkollat më të sigurta dhe mundësitë e rritjes profesionale për mësuesit. Një grevë pesë javore e mësuesve në vitin 2022, për një pagë jetese në përgjigje të pandemisë së COVID-it dhe inflacionit të lidhur me luftën në Ukrainë, u dha mësuesve një rritje të konsiderueshme të pagave, por sfidat ekonomike rajonale vazhdojnë të kërcënojnë mirëqenien e mësuesve.

Konferenca e 21 dhe 22 shkurtit në Prishtinë, e mbështetur nga Qendra e Solidaritetit, bëri së bashku palët e interesuara të dedikuara për të përmirësuar mbështetjen e shëndetit mendor në shkolla duke përfshirë SBASHK, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI), Ministrinë e Shëndetësisë (MoH), Komitetin Parlamentar për Arsimin, Unionin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Komitetin Evropian të Sindikatave për Arsim (ETUCE), Sindikatën e Arsimit të Sllovenisë (SVIZ), Sindikatat e Arsimit të Shqipërisë (SPASH dhe FSASH), Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Maqedonisë së Veriut (SONK), Shoqatën e Komunave, Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), Këshillin e Prindërve (KP), Këshilli i Rinisë (KYC), Dhoma e Mjekëve, Dhoma e Infermierëve, Departamenti i Psikologjisë/Universiteti i Prishtinës (PD), Qendra Arsimore e Kosovës (KEC), Instituti EdGuard i Kosovës dhe Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Kosovës (AGK).

Photos from SBAShK - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës's post 04/03/2024

U mbajt takimi me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve

Debat përmbajtjesor për gjithë çështjet aktuale në arsim
SBASHK ka mbajtur takimin e radhës me kryetarët Kuvendeve të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar dhe të universiteteve për të debatuar për çështje aktuale në arsim e për të caktuar detyra konkrete për angazhimet e radhës.
Në fillim të këtij takimi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala e koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë kujtuar për aktivitetet e zhvilluara në kohën nga takimi i kaluar e deri me tani e duke u ndalur veçmas te Konferenca e organizuar bashkë me Qendrën Amerikane të Solidaritetit me seli në Tiranë, aktivitet ky i vlerësuar lart nga drejtorja ekzekutive e Qendrës Amerikane të Solidaritetit me seli në Uashington, znj. Shauna Bader -Blau, por edhe nga gjithë pjesëmarrësit tjerë.
Pas kësaj u fol edhe për angazhimet e SBASHK-ut lidhur me kundërshtimet ndaj ndryshim propozimeve të bëra në Ligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti, të cilat prekin në të drejtat e fituara e të punësuarve në sistemin arsimor. U theksua se shqetësimet SBASHK-u i ka prezantuar në takimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe në takim me avokatin e popullit, nga i cili është kërkuar që çështjet t’i adresojë në Gjykatën Kushtetuese.
Në vazhdim të takimit është bashkëbiseduar edhe për iniciativën e ardhur nga disa DKA për ndërhyrje në Kontratat individuale të punës, ndërhyrje këto që do të preknin në normat e punës së një pjese të punëtorëve të arsimit.
SBASHK kundërshton iniciativat e tilla duke theksuar se kjo është çështje që ka gjetur me kohë zgjidhje të duhur dhe si të tilla edhe duhet të mbesin.
Në këtë takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve është biseduar edhe për aktivitetet solemne që do të zhvillohen për nder të ditës së mësuesit dhe shkollës shqipe.
U vendos që aktivitete solemne të zhvillohen nëpër gjithë komunat dhe në universitete, për të shprehur respekt meritor për koleget dhe kolegët që janë pensionuar nga prilli i vitit të kaluar e deri në marsin e këtij viti.
SBASHK-u atyre do t’iu ndaj mirënjohje për kontributin e dhënë nëpër vite e dekada në arsimimin dhe edukimin e brezave dhe për angazhimet sindikale të tyre.
Po ashtu në këtë takim u vendos të fillohet me përgatitjet për organizimin e aktivitetit tradicional për pushimet e një numri të konsideruar të anëtareve e anëtarëve të SBASHK-ut, në bregdetin shqiptar në shenjë respekti për punën dhe përkushtimin e tyre në arsim.

31/12/2022

Të nderuarat kolege e kolegë që nga çerdhet e deri në Universitete Gëzuar Viti i Ri .Viti 2022 ishte plot sfida ,por bashkërisht u angazhuam duke ngitur fuqishëm zërin sindikal dhe duke ruajtur unitetin.Të urojmë që në vitin 2023 të kemi më pak sfida e shumë më tepër lajme të mira për arsimin në Kosovë. Të vazhdojmë bashkë rrugëtimin tonë. Të vazhdojmë bashkë r në SBASHK.

06/09/2022

Reagim

Prishtinë, 06.09.2022
Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut, po përcjell në vazhdimësi tani e 13 ditë rrjedhën e grevës në institucionet arsimore ku ka vërejtur se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të SBASHK-ut z.Jasharaj, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme, pastaj përgatitja e tentim sulmit fizik gjatë vizitës së tij që u bëri grevistëve.
Presionet janë të vazhdueshme edhe nëpër disa komuna, shkolla dhe çerdhe, si nga ana e Qeverisë - rasti i djeshëm i vizitës së Kryeministrit Kurti në Podujevë, ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve me fëmijët e tyre (nxënësit) që tentojnë ta thyejnë grevën.
Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore.
Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut është duke i përcjell me vëmendje dezinformatat nga kushdo qoftë, të cilat kanë qëllimin e vetëm përçarjen e anëtarësisë sonë. Të gjitha këto do ti paraqesim pranë organeve të drejtësisë.
Apelojmë te organet e rendit dhe organet tjera që me vëmendje ti përcjellin rastet si ai i djeshmi ndaj kryetarit Jasharaj dhe tentuesit e prishjes se rendit ti vejmë para organeve të drejtësisë, po ashtu edhe nxitësit të cilët me dezinformata të ndryshme nxisin këto sulme.

Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut

26/08/2022

Mbështetje nga Komiteti i Sindikatave Evropiane për Arsim (ETUCE)

ETUCE mbështet kërkesat e anëtarëve të saj në Kosovë ndaj qeverisë së tyre, në lidhje me pagat e mësuesve, skemën pensionale të financuar nga shteti dhe sigurimin shëndetësor.

17/06/2020

Të nderuar anëtarë,

SBAShK-u këtë të premtë (19.06.2020) fillon me grupe të reja trajnimesh:
-Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social
-Udhëheqja dhe Planifikimi Strategjik në Arsimin Parauniversitar
-Edukimi i Medial dhe roli i saj në Zhvillimin Social dhe
Demokratik
-Mësimdhënia e gjuhës dhe letërsisë shqipe për ciklin fillor dhe
të mesëm

*Për detaje të mëtutjeshme si dhe publikimin e emrave dhe grupeve të trajnimeve, do të njoftoheni nesër.

Photos from SHFMU "Dëshmorët e Baballoqit"'s post 19/04/2020
13/04/2020

Qasjet e reja me psikologë

Prishtinë, 13.04.2020
Me qëllim që anëtarësia jonë në këto kohë plot sfida e vështirësi të ketë një vend ku mund të shtroj pyetje e të kërkoj përgjigje, SBASHK-u është në komunikim të rregullt me psikologë, të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit duke iu dhënë sqarime për pyetjet e tyre që lidhen me sfidat, shqetësimet dhe streset që ka krijuar kjo situata e re për shkak të Covid-19.
Më poshtë po paraqesim qasjet e reja me psikologët:

Grupi 1: https://meet.google.com/cit-piri-pmr

1.Elvira Sejdija- Psikologe [email protected]
2.Violeta Kastrati- Psikologe [email protected]
3.Drita Kurti- Pedagoge- Psikologe [email protected]
4.Habibe Llabjani- Psikologe [email protected]

Grupi 2: https://meet.google.com/vmj-oixm-xqn

1.Lumturije Hasanaj – Psikologe [email protected]
2.Valona Xhemsh*ti- Psikologe [email protected]
3.Hazir Elshani- Psikolog [email protected]

Grupi 3: https://meet.google.com/oxe-pbad-opc

1.Xhevrije Sabedinaj- Psikologe [email protected]
2.Kaltrina Haziri – Psikologe [email protected]
3.Manushaqe Vila Raci- Psikologe [email protected]
4.Edona Sadriu – Psikologe [email protected]

Grupi 4: https://meet.google.com/mpu-gjnz-jav

1.Reshat S**a – Psikolog [email protected]
2.Jetmira Millaku – Psikologe [email protected]

Puna sipas grupeve nga e hëna deri të premten:

Gr.1 nga ora 13-14 online në platformën meet.google.com
Gr.2 nga ora 14-15 online në platformën meet.google.com
Gr.3 nga ora 15-16 online në platformën meet.google.com
Gr.4 nga ora 17-18 online në platformën meet.google.com

Meet Real-time meetings by Google. Using your browser, share your video, desktop, and presentations with teammates and customers.

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address


Pristina
10000