Pas çdo sjellje ka një mesazh. Detyra jonë është që ta kuptojmë
Qendra Psikologos
Seanca Psikologjike/Logopedike
14/03/2026
01/02/2026
Shenjat e Autizmit
17/01/2026
Rekomandime për Vetëdisiplinë
07/01/2026
Simbolika e fluturës në logon e qendrës sonë
Flutura është zgjedhur si simbol i logos së qendrës sonë sepse përfaqëson në mënyrë të thellë rrugëtimin e zhvillimit, transformimit dhe shpresës-elemente thelbësore në punën tonë me fëmijët me nevoja të veçanta. Ashtu si flutura kalon nëpër faza të ndryshme për t’u shndërruar në formën e saj të plotë, edhe çdo fëmijë ka ritmin, potencialin dhe mënyrën e vet unike të zhvillimit.
Nga aspekti psikologjik, flutura simbolizon ndryshimin pozitiv, rritjen emocionale dhe forcimin e vetëbesimit. Ajo përcjell një ndjenjë qetësie, sigurie dhe lirie, duke ndihmuar fëmijët të ndihen të pranuar dhe të mbështetur.
Nga aspekti logopedik, flutura përfaqëson komunikimin dhe shprehjen. Lëvizja e lehtë dhe harmonike e fluturës simbolizon rrjedhshmërinë e të folurit, zhvillimin gradual të gjuhës dhe përmirësimin e artikulimit.
Në tërësi, flutura si simbol i logos sonë pasqyron misionin e qendrës,të mbështesë fëmijët me nevoja të veçanta në zhvillimin e tyre psikologjik dhe logopedik, duke i ndihmuar të “hapin krahët” e tyre, të komunikojnë me besim dhe të arrijnë potencialin e tyre maksimal në një mjedis të sigurt, profesional dhe plot dashuri.
05/01/2026
Rëndësia e intervenimit të hershëm
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pristina