23/04/2026
Me rastin e Ditës Botërore të Librit, fëmijët tanë realizuan një vizitë të veçantë në bibliotekë, ku u njohën nga afër me botën magjike të librave.
Gjatë kësaj vizite, ata patën mundësinë të shfletojnë libra të ndryshëm, të dëgjojnë tregime interesante dhe të mësojnë për rëndësinë e leximit që në moshë të hershme. Kjo përvojë i nxiti ata të zhvillojnë imagjinatën, kuriozitetin dhe dashurinë për librin.
Faleminderit bibliotekës për mikpritjen dhe për një ditë plot dije e buzëqeshje! 📖