Vetëm për motra Muslimane

Vetëm për motra Muslimane Vetëm për motra Muslimane

Qëllimi ynë është të transmetojmë dhe përhapim fenë Islame të pastër, pa shtesa e mangësi dhe larg nga bidatet (risitë dhe shpikjet në fe)!

22/08/2026

Pse është mëkat të festohet ditëlindja?

Festimi i ditëlindjes është mëkat sepse në Islam janë veç dy festa.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i ka treguar ato.
Ai thotë se Allahu, të gjitha festat ua ka zëvendësuar në dy festa, që janë:
Bajrami dhe
Bajrami.
Çdo festë tjetër jashtë këtyre të dyjave është e ndaluar në Islam dhe është prej bidateve në fe. E festimi i ditëlindjes është prej bidateve të shpikura.
Nuk lejohet të festohet ditëlindja. Gjithashtu, ajo është imitim i jobesimtarëve.
Ajo që njihet nga historia e kësaj feste, është se atë e kanë festuar popujt idhujtar.
Ka qenë gjithmonë traditë tek ta festimi i përvjetorëve të ngjarjeve, apo ditëlindjeve, apo i ditës së pranverës, verës, dimrit etj.
Këto kanë ekzistuar gjithmonë te paganët, sidomos në Evropë.
Andaj, nuk lejohet imitimi ndaj tyre.
Pastaj, siç kanë thënë dijetarët: “Si mundet që myslimani ta festojë ditëlindjen, kur një vit më shumë i është afruar vdekjes, duke lënë pas një vit të stërmbushur me mëkate, për të cilat nuk e di a ia ka falur Allahu apo jo?!
Si ka mundësi që ai t’i gëzohet kësaj?!” Përkundrazi, duhet të mërzitet.
Përveç kësaj, gjatë festimit të ditëlindjeve ka të tjera mëkate, si: mendimi i një dëshire, fryrja e qirinjve për t’u plotësuar një dëshirë, që janë besime të kota.
Ndoshta dikush fillimisht nuk i vepron, mirëpo nëse hapet dera e festimit të ditëlindjes, atëherë të gjitha ato veprime/besime të kota që i bëjnë jobesimtarët të këtë raste, do të depërtojnë duke u vepruar.
Andaj duhet të mbyllet dera e këtyre gjërave.



Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

22/08/2026

A Lejohet Festimi I Ditëlindjes Dhe Dhënia E Dhuratave Për Të?

Çdo festë përveç festave me të cilat ka ardhur Islami, është e ndaluar për muslimanët. Thotë Shejh Ibn Bazi (rahimehullah): Disa prej njerëzve festojnë ditëlindjen e fëmijëve të tyre, e disa festojnë datën e martesës, dhe këto janë prej gjërave të ndaluara dhe pasim i jomuslimanëve. Nuk kemi ne asnjë festë tjetër pos dy festave të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit, dhe ditëve të Teshrikut (tri ditë pas Kurban Bajramit), ditës së Arafatit dhe ditës së Xhuma. E kush nxjerr festë tjetër pos këtyre festave, ai është përngjasuar me krishterët dhe jehudët (Fetava 5/176)

Kështuqë nuk lejohet muslimani të feston ditëlindjen e tij apo të fëmijëve të tij, si dhe nuk lejohet të dhuron apo të pranon dhurata të cilat dhurohen për shkak të këtyre festave të shpikura dhe të ndaluara.

(Besimtari)

🌺 Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë: 《لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ》"...që të bëj vepra të m...
22/08/2026

🌺 Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë:

《لَعَلِّي أَعْمَلُ صَالِحًا فِيمَا تَرَكْتُ》

"...që të bëj vepra të mira në botën që kam lënë!”

📖 Surja Mu'minun, ajeti 100.

Kjo është dëshira e atyre që kanë qenë neglizhent ndaj besimit dhe veprave të mira në këtë botë.

Prandaj mendo:

🕯 Sa xhenaze ⚰ sot u mbajtën mbi supe?!

🕯 Sa njerëz sot vdiqën dhe u varrosën?!

🕯 Sa prej njerëzve u gdhinë të shëndetshëm dhe në mbrëmje e gjetën veten në varrin e tyre?!

🕯 Sa të rinj i mashtroi fuqia dhe rinia e tyre dhe i zuri nata prej banorëve të varrit?!

19/08/2026
19/08/2026

Duket se periudha e turpit, ka përfunduar!
Jemi njerëz që po shkojmë kah Ditët e Fundit të botës.
Sot femra e shfaq veten hapur.
E per cudi, edhe muslimanja.
Nuk e ndalon turpi qe ta kufizoje veten e te mos vendose foto te saja neper rrjetet sociale.
Ajo e shfaq veten ne kete menyre me 1 "klik", edhe nese eshte nga ato qe qendojne ne shtepite e tyre.

(E huazuar)

19/08/2026

💎 Ka thënë shejkhu i nderuar, Sulejman Er Ruhejli -Allahu e ruajttë-:

" Nëse të bëhet e qartë e vërteta , kapu fort me të dhe mos u mashtro nga fitnet (sprovat, intrigat) dhe as nga fitnexhitë.
Po kështu mos u mashtro nga numri i madh (i atyre që janë në humbje) nëse ti ndriçohesh nga argumenti prej Librit të Allahut të Lartësuar, prej Sunnetit të të dërguarit të Tij -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- dhe të sqarohet (argumenti) sipas kuptimit të Selefëve (të parëve tanë të mirë) të këtij Ummeti (populli), atëherë kapu fort me të edhe nëse të kundërshton kush të kundërshton".

((شرح فضل الإسلام صـ ٣٣))

19/08/2026

Këshilla...

"Këshilla i japet vetëm atij personi që e pranon atë (këshillën).
Është më mirë të këshillosh një të shurdhër sesa atë që (e këshillon) dhe ja kthen shpinën (këshillës).
Shumica e atyre që nuk pranojnë këshillat veprojnë kështu pasi respektojnë dhe besojnë shumë në veten e tyre."

Shenim i përkthyesit: "...Shumica e atyre që nuk pranojnë këshillat veprojnë kështu pasi respektojnë dhe besojnë shumë në veten e tyre. (dmth. sikur nuk kanë nëvojë të këshillohen).

Ibën Hibbani رحمه الله
Burimi: er-Rawdhah, fq.196
Përktheu Arben Salijaj

🌺 Ka thënë dijetari i nderuar, Salih El-Feuzan -Allahu e ruajttë-:"Nëse i drejton (dhe udhëzon) të tjerët për në mirësi ...
19/08/2026

🌺 Ka thënë dijetari i nderuar, Salih El-Feuzan -Allahu e ruajttë-:

"Nëse i drejton (dhe udhëzon) të tjerët për në mirësi dhe i parandalon (paralajmëron) nga e keqja, me të vërtetë ti i ke dhënë (atyre) një sadaka madhështore, sepse Allahu mund t'u bëjë dobi atyre me këtë më shumë se sa mund t'u bëjë dobi atyre pasuria".

📚 المنحة الربانية في شرح الاربعين النووية 222.

17/08/2026

"Kur gjynahu është i fshehtë nuk dëmton askënd përveç të zotit, por kur shfaqet i dëmton të gjithë.
Nëse njerëzit e shikojnë të keqen dhe të gjithë e lënë kritikimin e saj, (asnjë nuk e kundërshton atë), ekziston frika që t'i përfshijë të gjithë Allahu me dënimin e Tij"

(Sëmundja dhe ilaçi) (fq.111).

O Zoti ynë.
Ty të kemi dëshmitar se ne nuk e duam gjithë këtë degjenerim, dhe prishje të shoqërisë, dhe largimin e tyre nga rruga Jote.
O Allahu udhëzoi dhe mos na merr me dënim për shkak të asaj që bëjnë mendjelehtët prej nesh!
(Emin Bilali)

17/08/2026

Ibn Kudame (rahimehullah) në el-Mugni thotë:

''Nuk ka ezan dhe ikamet për gratë. Nëse e bëjnë, e bëjnë për vete me zë të ulët, jo të dëgjohet nga burrat.”

Po ashtu dijetarët hanefij dhe shafij kanë thënë: Nëse gratë falen në xhemat mes veti, nuk e bëjnë ezanin dhe ikametin me ngritje zëri.

Ndërsa një pjesë e ulemave thotë që nuk lejohet ezani dhe ikameti fare për gratë.

Nëse femra gjatë nisjes së një ibadeti madhështor, sikur që është namazi, nuk i lejohet ikametin ta thërras me zë të lartë, a thua vallë, me çfarë fetvaje na lejohet të del femra në shesh dhe të bërtetë, ''Allahu Ekber'' me zë të lartë në protestë.

Ku po i merrni fetvat me i qit gratë me mbulesa me bërtit nëpër sheshe?

A jeni në gjendje t'i mbroni gratë muslimane nëse ndërhynë policia?

Fajin e kanë disa hoxhallarë që nuk i edukojnë xhematin, ti si hoxhë që jep fetva me dal në shesh gratë e mbuluara, fillimisht "qite gruan tënde le të bërtetë e pastaj jep fetva".

Ose nëse nuk jep fetva, së paku këshilloji të mos bëjnë veprime të tilla.

Dije që nuk qon Allahu teala bereqet me këso lloj manifestimesh, organizohu dhe dergo ndihma dhe bëj dua sinqerisht për popullin musliman në Palestinë, kjo është ajo që kërkohet nga ti.
(Ergin Shala )

Address

Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vetëm për motra Muslimane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category