Lexo Dhe Mëso

Lexo Dhe Mëso Thuaj: “O Zoti im, ma shto dijen.” (Kuran: Taha, 114)

10/09/2026

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As, se Pejgamberi (alejhi ue selem) ka thënë:

“Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të sigurtë muslimanët.

[ Muttefekun alejhi ]

10/09/2026
03/09/2026

Një ditë, lajmi se ke vdekur do të jetë veç një status në WhatsApp dhe një postim në Facebook…

Do të shkruajnë: “ Ngushllime, Allahu e mëshiroftë"
Do të bëjnë dua për ty, do të të kujtojnë pak.

Pastaj, jeta vazhdon!

Njerëzit kthehen te obligimet e jetës, te puna, te familja, te angazhimet. Statuset zhduken, postimet harrohen, e lutjet pakësohen.

Me kalimin e viteve, edhe ata që të kanë dashtë më së shumti, një ditë do të lodhen nga jeta dhe ndoshta do të kalojnë ditë pa të kujtuar.

E ti?

Ti do të mbetesh vetëm, pa telefon, pa shoqëri, pa pasuri, pa pozitë, pa duartrokitje.

Veç ti dhe veprat tua.

Aty nuk të ndihmon kush.
Aty nuk të shpëton emri, pasuria apo fama.

Prandaj, sa je gjallë, bëj mirë. Fal. Ndihmo. Jep sadaka. Pajtohu me njerëzit. Fale namazin. Bëj dua. Lëre pas vetes diçka që të bëjë dobi edhe kur ti nuk je më.

Sepse një ditë, edhe emri yt do të heshtë! Por veprat tua do të flasin për ty.

O Allah, na bëj prej atyre që kur të largohen nga kjo botë, të gjejnë mëshirën Tënde dhe të mira që i kanë paraprirë.

— Hoxhë Eroll Rexhepi

13/07/2026

⚖ Dëmtimet që t’i shkaktojnë njerëzit nuk të dëmtojnë por të bëjnë dobi!

🎙Shejkh Abdurr-Rrazzak el-Bedër


Po, çështja është siç ka thënë poeti:

“Kaloj pranë një njeriu të poshtër ndërsa ai më ofendon,
kurse unë vazhdoj rrugën time e them: As që më intereson!”

Nëse njeriu sillet në këtë mënyrë, nuk e dëmton atë ofendimi i njerëzve, as sharjet e tyre dhe as dëmtimet që i bëjnë.

Ai dëmtohet nëse ndalet, dëgjon dhe hyn në grindje me atë që e ka sharë ose e ka fyer.

Por nëse largohesh prej tyre, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar në ajetin më gjithëpërfshirës për moralin, në suren El-A'raf:

خُذِ الْعَفْوَ وَأْمُرْ بِالْعُرْفِ وَأَعْرِضْ عَنِ الْجَاهِلِينَ

“Fal, urdhëro të mirën dhe largohu prej injorantëve.” [el-A’raf, 199]

Po ashtu:

إِذَا مَرُّوا بِاللَّغْوِ مَرُّوا كِرَامًا

“Dhe kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet.” [el-Furkan, 72]

Ata i nderojnë vetet e tyre dhe i ruajnë vetet e tyre që të mos ndoten me këto gjëra.

Shejkhu këtu tërheq vëmendjen për një detaj shumë të rëndësishëm në këtë temë. Ai thotë:

“Ofendimi që ata po të bëjnë ty, nuk të dëmton ty; përkundrazi, i dëmton ata.”

Ndërsa për ty është e kundërta, ty të sjell dobi ofendimi i tyre, sepse është shkak që të fitosh shpërblim tek Allahu.

Prandaj, sharjet dhe të gjitha ofendimet e tyre kundër teje janë në të vërtetë sevape të dhuruara për ty nga ana e tyre. Ky është realiteti i kësaj çështjeje.

I falimentuari do të vijë në Ditën e Kiametit pasi ka sharë këtë person, ka goditur atë person, ka derdhur gjakun e tjetrit, pastaj do të merren prej veprave të mira të tij dhe do t'u jepen atyre që ai u ka bërë padrejtësi.

Prandaj, në të vërtetë, sharja në pamje të jashtme është sharje, por në realitet çfarë është? Është dhurim sevapesh për ty nga ai që të ka sharë ty.

💻Përktheu: Abdullah Beqiri

🍂 Pejgamberi ﷺ na paralajmëroi për një kohë kur vlerat do të përmbysen.Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të)...
12/07/2026

🍂 Pejgamberi ﷺ na paralajmëroi për një kohë kur vlerat do të përmbysen.

Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kur umeti im të bartë pesëmbëdhjetë cilësi, atëherë do ta godasin sprovat."

E pyetën:
"Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut?"

Ai ﷺ tha:

• Kur pasuria të qarkullojë vetëm ndërmjet të pasurve, ndërsa të varfrit të mbeten pa të drejtën e tyre.

• Kur amaneti të shndërrohet në mjet për përfitime materiale.

• Kur zekati të shihet si barrë.

• Kur burri t'i bindet gruas në të keqe, ta kundërshtojë nënën, të sillet mirë me shokun, ndërsa t'i shmanget babait.

• Kur të ngrihen zërat në xhami.

• Kur njerëzit më të këqij të bëhen udhëheqës.

• Kur dikush të respektohet vetëm nga frika e së keqes së tij.

• Kur alkooli të përhapet.

• Kur burrat të veshin mëndafsh.

• Kur të përhapen këngëtaret dhe instrumentet muzikore.

• Kur brezat e fundit ta mallkojnë dhe ta nënçmojnë brezin e parë të këtij umeti.

Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha:

"Atëherë le të presin një erë të kuqe, ose që toka t'i përpijë, ose të shndërrohen në kafshë."

📖 Transmeton: et-Tirmidhi.

🤲 Allahu na ruajt nga sprovat e dukshme dhe të fshehta, na bëftë prej atyre që mbahen fort pas Kur'anit dhe Sunetit dhe na dhëntë përfundim të mirë. Amin.

Shënim: Ky hadith transmetohet nga et-Tirmidhi dhe është vlerësuar i dobët (daif) nga një numër dijetarësh të hadithit.

📖 Lexo dhe mëso“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Sahih Buhari, nr. 5027)Kur’an...
10/07/2026

📖 Lexo dhe mëso

“Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Sahih Buhari, nr. 5027)

Kur’ani është dritë për zemrën, udhëzim për jetën dhe mëshirë për besimtarët.

“Vërtet, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e drejta.” (Kuran, El-Isra 17:9)

Allahu i Lartësuar thotë:

“Lexo atë që të është shpallur prej Librit të Zotit tënd.” (Kuran, El-Kehf 18:27)

I Dërguari ﷺ ka thënë:

“Lexojeni Kuranin, sepse ai do të vijë Ditën e Kiametit si ndërmjetësues për ata që e lexonin.” (Sahih Muslim, nr. 804)

Po ashtu ka thënë:

“Ai që është i aftë në leximin e Kuranit do të jetë me engjëjt fisnikë dhe të bindur. Ndërsa ai që e lexon me vështirësi, duke u munduar, ka dy shpërblime.” (Sahih Buhari, nr. 4937; Sahih Muslim, nr. 798)

Ibn Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:

“Kush dëshiron ta dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, le ta shohë sa e do Kuranin.”

Imam En-Neveviu ka thënë:

“Është e pëlqyeshme që besimtari të ketë një pjesë të përditshme nga leximi i Kuranit dhe të mos e lërë atë.” (Et-Tibjan fi Adabi Hameleti’l-Kur’an)

Shejh Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Kush e shoqëron jetën e tij me Kuran, Allahu ia ndriçon zemrën, ia lehtëson çështjet dhe ia shton bereqetin.” (Mexhmu’ Fetaua Ibn Baz)

🌿 Bëje Kuranin shokun tënd të përditshëm.

Lexoje, dëgjoje, mësoje dhe zbatoje, sepse në të gjendet udhëzimi, qetësia dhe shpëtimi.

“Lexo dhe mëso” – një dritë për shtëpinë, zemrën dhe familjen tuaj. 🤍📖

Allahu na bëftë prej atyre që janë njerëzit e Kuranit dhe të zgjedhurit e Tij.

Amin. 🤲

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lexo Dhe Mëso posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share