EdGuard Institute

EdGuard Institute EdGuard Institute for Education Studies is Kosovo's first independent think tank devoted to education

Arsimi gjithpërfshirës nuk është vetëm politikë, është domosdoshmëri.Çdo fëmijë ka potencial për të mësuar, për të kriju...
30/10/2025

Arsimi gjithpërfshirës nuk është vetëm politikë, është domosdoshmëri.

Çdo fëmijë ka potencial për të mësuar, për të krijuar dhe për të ndikuar pozitivisht në botën përreth. Kur hapim dyert e shkollave për të gjithë, pa përjashtim, fitojmë një shoqëri më të drejtë, më të ndjeshme dhe më të fortë.

Le ta mbështesim përfshirjen e fëmijëve me autizëm në arsim — sepse çdo hap drejt pranimit është një hap drejt përparimit.

Me shumë entuziazëm, mirëpritëm nxënës dhe mësues të shkollave fillore dhe të mesme nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia ...
23/10/2025

Me shumë entuziazëm, mirëpritëm nxënës dhe mësues të shkollave fillore dhe të mesme nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në hapjen e kampit Balkan STEM Innovation Camp, i përkrahur nga Western Balkans Fund.

Përmes aktiviteteve krijuese dhe sfidave shkencore, nxënësit nga më shumë se 25 (njëzet e pesë) shkolla u nxitën të mendojnë kritikisht, të bashkëpunojnë dhe të besojnë në fuqinë e inovacionit. 💡🤝

Ishim dëshmitarë të projekteve të jashtëzakonshme — nga robotë që ndihmojnë mjedisin 🤖🌱 te ide për riciklimin e ujit 💧 — me shumë kreativitet, mendim kritik dhe punë ekipore.

Ky kamp është më shumë se një aktivitet mësimor — është një urë që lidh të rinjtë e Ballkanit përmes dijes, inovacionit dhe miqësisë. 💡❤️

Falënderim i veçantë për të gjitha shkollat pjesëmarrëse dhe partnerët që e bënë të mundur këtë nismë frymëzuese. 🙌

🎨 TË PIKTUROJMË SË BASHKUNjë ditë e mbushur me ngjyra, kreativitet dhe miqësi!Sot së bashku me nxënësit e shkollës “Hilm...
10/10/2025

🎨 TË PIKTUROJMË SË BASHKU

Një ditë e mbushur me ngjyra, kreativitet dhe miqësi!

Sot së bashku me nxënësit e shkollës “Hilmi Rakovica”, shkollës “Elena Gjika” dhe të Qendrës Burimore në Prishtinë, u bashkuam për të krijuar art.

Përmes pikturës, nxënësit mësuan të shprehen, të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të ndërtojnë ura miqësie. Çdo ngjyrë, çdo brushë dhe çdo ide solli gëzim dhe bashkëpunim mes nxënësve.

Vendosim ngjyra në botën tonë – së bashku!

Aktiviteti u organizua me mbështetjen e SMART Balkans.

📢🧩 Autizmi kërkon vëmendje, jo paragjykim! Në shkollën Model "Qamil Batalli", në Prishtinë, u organizua Sesioni Informue...
06/10/2025

📢🧩 Autizmi kërkon vëmendje, jo paragjykim!

Në shkollën Model "Qamil Batalli", në Prishtinë, u organizua Sesioni Informues me nxënës dhe mësimdhënës, në kuadër të projektit "Fuqizimi i Shkollave për Mbështetje të Fëmijëve me Autizëm", i cili po realizohet nga EdGuard me mbështetjen e SMART Balkans.

Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve interaktive, nxënësit patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth autizmit dhe të reflektojnë se si mund të ndërtojnë një mjedis shkollor më gjithëpërfshirës dhe pa paragjykime.

Ky është një hap tjetër drejt ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse, ku dallimet respektohen dhe secili fëmijë ndjehet i pranuar dhe i vlerësuar.

FTESË PËR PJESËMARRJEKampi Rajonal i Shkencës “Balkan STEAM Innovation Camp”Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe përfaqësu...
26/09/2025

FTESË PËR PJESËMARRJE
Kampi Rajonal i Shkencës “Balkan STEAM Innovation Camp”

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe përfaqësues të shkollave,

Në kuadër të projektit “Balkan STEM Innovation Camp”, i përkrahur nga Western Balkans Fund dhe i zbatuar në partneritet rajonal nga:

- Instituti EdGuard – Kosovë
- Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) – Shqipëri
- Qendra për Edukim dhe Zhvillim (CED) – Maqedonia e Veriut

Ju ftojmë të bëheni pjesë e Kampit Shkencor Rajonal në Prishtinë, Tetor 2025. Eksploroni kreativitetin, shkencën, teknologjinë, inxhinierinë, artin dhe matematikën (STEAM), prezantoni projekte dhe shkëmbeni përvoja me pjesëmarrës nga rajoni.

Institucionet arsimore/ shkollat e interesuara ftohen të plotësojnë Formularin e Aplikimit për pjesëmarje deri më datë 03.10.2025, duke përdorur këtë link të Google Forms: https://forms.gle/TkfoKqZMz4THqVja8

Eksploroni kreativitetin tuaj dhe përfaqësoni shkollën në nivel rajonal!

Përfshirja dhe Mbështetja për Fëmijët me Autizëm!Çdo fëmijë meriton mundësi të barabarta për të mësuar dhe për t’u zhvil...
25/08/2025

Përfshirja dhe Mbështetja për Fëmijët me Autizëm!

Çdo fëmijë meriton mundësi të barabarta për të mësuar dhe për t’u zhvilluar. Në kuadër të projektit “Fuqizimi i shkollave për mbështetje të fëmijëve me autizëm”, me përkrahjen e SMART Balkans, po organizojmë sesione trajnuese për mësimdhënësit.

Qëllimi i këtyre sesioneve është forcimi i aftësive dhe njohurive për mbështetjen e fëmijëve me autizëm në shkolla, për të krijuar mjedise arsimore gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse. 🎓💡

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të përfshirjes dhe mirëkuptimit në shkollat tona.

17/07/2025

THIRRJE PËR TENDER / CALL FOR TENDER

LOT 3: Furnizim me Libra / Supply of Books

Ref. No.: 242-25-6380-1-2-1
Project: ValuED – Co-funded by the Erasmus+ Programme of the European Union
Procedure Type: Open Procedure – Supply Contract
Submission Deadline: 05.08.2025, 13:00

Address

Rr. : "Ali Pashë Tepelena" , IVY Residence, Nr. :B 23
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EdGuard Institute posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to EdGuard Institute:

Shortcuts

Share

Category