SHFMU "Xhemail Mustafa", Prishtinë

SHFMU "Xhemail Mustafa", Prishtinë Kjo është faqja zyrtare e SHFMU "Xhemail Mustafa", ku do të njoftoheni me të gjitha aktivitetet.

01/09/2026

Viti i ri shkollor 2026/2027

Të dashur nxënës,Sot, në ditën e parë të një viti të ri shkollor, shkolla jonë hap përsëri dyert për t’ju mirëpritur me ...
01/09/2026

Të dashur nxënës,
Sot, në ditën e parë të një viti të ri shkollor, shkolla jonë hap përsëri dyert për t’ju mirëpritur me shumë gëzim dhe entuziazëm. Për disa prej jush është një fillim i ri, ndërsa për të tjerët një vazhdim i rrugëtimit drejt dijeve, ëndrrave dhe sukseseve të reja.
Në shkollë do të mësoni shumë gjëra të reja, do të zbuloni aftësitë tuaja, do të krijoni miqësi të reja dhe do të përjetoni momente që do t’i kujtoni gjatë gjithë jetës. Çdo ditë është një mundësi e re për të mësuar, për t’u përmirësuar dhe për t’iu afruar edhe më shumë ëndrrave tuaja.
Mos kini frikë nga sfidat dhe mos u dorëzoni përballë vështirësive. Besoni në veten tuaj, respektoni njëri-tjetrin dhe punoni me përkushtim. Ne, mësuesit dhe stafi i shkollës, do të jemi pranë jush për t’ju mbështetur, udhëzuar dhe ndihmuar në çdo hap të këtij rrugëtimi.
Ju urojmë një fillim të mbarë, shumë suksese, shëndet, gëzim dhe sa më shumë momente të bukura në shkollën tonë!
Mirë se vini dhe suksese në vitin e ri shkollor!
Me respekt,
U.D. Drejtor
Fatos Berisha

27/07/2026

📢 NJOFTIM PËR PRINDËR
Të nderuar prindër,
Ju njoftojmë se nga data 27 korrik deri më 9 gusht 2026 është i hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1–9, përmes platformës eKosova.
Ju lutemi që aplikimin ta bëni brenda afatit të përcaktuar dhe të siguroheni që të dhënat personale dhe xhirollogaria bankare të jenë të sakta.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049
Ju urojmë pushime të këndshme verore!
Ju presim në shtator, me plot energji për vitin e ri shkollor.

🎨 Pjesëmarrje me krenari në ekspozitën "Freedom 250"Shkolla jonë pati kënaqësinë të jetë pjesë e ekspozitës artistike "F...
04/07/2026

🎨 Pjesëmarrje me krenari në ekspozitën "Freedom 250"
Shkolla jonë pati kënaqësinë të jetë pjesë e ekspozitës artistike "Freedom 250", të organizuar në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ekspozitë u prezantuan me sukses punimet artistike të tri nxënëseve tona të talentuara:
Borë Ramës
Merea Krasniqit dhe
Jona Hamidit
Të cilat përmes pikturave të tyre shprehën vlerat e lirisë, demokracisë, paqes dhe miqësisë.
Jemi krenarë për përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë dhe i përgëzojmë nxënëset për kreativitetin, përkushtimin dhe talentin e treguar. Urojmë që kjo përvojë të jetë frymëzim për arritje edhe më të mëdha në të ardhmen.
👏 Urime Borës, Jonës dhe Moreas! Vazhdoni të na bëni krenarë me sukseset tuaja. 🌟

🌷 Lamtumirë, Klasa e Pestë! 🌷Sot përmbyllim një rrugëtim të bukur pesëvjeçar, plot mësime, sfida, suksese dhe kujtime të...
20/06/2026

🌷 Lamtumirë, Klasa e Pestë! 🌷

Sot përmbyllim një rrugëtim të bukur pesëvjeçar, plot mësime, sfida, suksese dhe kujtime të paharrueshme. Me krenari dhe emocion ju përcjell drejt një etape të re të jetës suaj shkollore.

Shumë suksese në rrugëtimin tuaj të ardhshëm. Besoni gjithmonë në veten tuaj, punoni me përkushtim dhe mos hiqni dorë kurrë nga ëndrrat tuaja. 🌷📚✨

Falënderojmë secilin nxënës për përkushtimin, buzëqeshjet dhe momentet e bukura që kemi ndarë së bashku. Falënderojmë gjithashtu prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve.❤️

🎨 Arti flet përmes kreativitetit të nxënësve tanë! 🌟Përmes kërkimit, vizatimit dhe punës në grup, nxënësit e klasave të ...
18/06/2026

🎨 Arti flet përmes kreativitetit të nxënësve tanë! 🌟

Përmes kërkimit, vizatimit dhe punës në grup, nxënësit e klasave të 7-ta kanë prezantuar jetën dhe veprat e artistëve të njohur botërorë si Ibrahim Kodra, Vincent van Gogh, Leonardo da Vinci, Pablo Picasso, Frida Kahlo, Michelangelo, Salvador Dalí dhe shumë të tjerë.

Këto punime dëshmojnë talentin, përkushtimin dhe imagjinatën e nxënësve tanë, të cilët përmes artit kanë njohur periudha, rryma dhe stile të ndryshme artistike. Ky aktivitet jo vetëm që ka pasuruar njohuritë e tyre mbi historinë e artit, por ka nxitur edhe shprehjen krijuese, bashkëpunimin dhe vlerësimin për kulturën artistike.

Jemi krenarë për punën dhe rezultatet e shkëlqyera të nxënësve tanë! 👏

Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësen e Artit Figurativ, Yllka Valla, për realizimin e kësaj ekspozite kaq të veçantë, për përkushtimin dhe kreativitetin e saj, si dhe për energjinë dhe ngjyrat që i jep ambientit të shkollës sonë çdo ditë. 🌈

⚽️🏆 FINALJA E MADHE E FUTBOLLIT 🏆⚽️Gjatë gjithë javës u zhvilluan gara sportive në futboll me nxënësit e klasave VI-VIII...
17/06/2026

⚽️🏆 FINALJA E MADHE E FUTBOLLIT 🏆⚽️

Gjatë gjithë javës u zhvilluan gara sportive në futboll me nxënësit e klasave VI-VIII, ku nuk munguan emocionet, loja fair-play dhe rivaliteti pozitiv mes klasave. Pas shumë ndeshjeve interesante, sot u mbajt finalja e madhe ndërmjet klasave 8/1 dhe 7/4.

Në një ndeshje shumë të luftuar dhe me atmosferë fantastike, fituese u shpall klasa 7/4, e cila tregoi përkushtim, bashkëpunim dhe lojë të shkëlqyer gjatë gjithë turneut. 👏🥇

Urime të gjithë nxënësve pjesëmarrës për angazhimin, disiplinën dhe sportivitetin e treguar gjatë garave. Këto aktivitete sportive janë dëshmi e talentit dhe energjisë pozitive të nxënësve tanë.

Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit e edukatës fizike, Besnik Muqolli dhe Fatmire Rudari Luzha, për organizimin, përkushtimin dhe punën e palodhshme në realizimin e këtij aktiviteti sportiv.

🌷 Lamtumirë, mësuese! ❤️Nxënësit e klasës V/4 surprizuan mësuesen e tyre, Elhame Morina, me një program të vogël, por pl...
16/06/2026

🌷 Lamtumirë, mësuese! ❤️

Nxënësit e klasës V/4 surprizuan mësuesen e tyre, Elhame Morina, me një program të vogël, por plot dashuri dhe mirënjohje, me rastin e përfundimit të klasës së pestë. 🌸

Përmes eseve, vjershave, këngëve, valleve dhe interpretimit me fyell, ata shprehën respektin dhe falënderimin për mësuesen e tyre. 🎶📖

Faleminderit mësuese Elhame për përkushtimin, kujdesin dhe dashurinë e treguar ndër vite. Ju urojmë shumë suksese në vazhdim! 🌟

Në një atmosferë festive dhe plot gëzim, klasat e para organizuan manifestimin e Festës së Abetares, duke shënuar me kre...
16/06/2026

Në një atmosferë festive dhe plot gëzim, klasat e para organizuan manifestimin e Festës së Abetares, duke shënuar me krenari përfundimin e hapit të parë në rrugëtimin e tyre drejt dijes.
Nxënësit prezantuan këngë, valle dhe aktivitete të ndryshme artistike.
Me buzëqeshjet, entuziazmin dhe performancat e tyre, ata krijuan një atmosferë të ngrohtë e emocionuese për të gjithë të pranishmit.

Festa ishte një moment i veçantë jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit, mësueset dhe të gjithë ata që i kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm. Urojmë që hapat e tyre drejt dijes të vazhdojnë me sukses, gëzim dhe përkushtim!

🏆 Suksese të jashtëzakonshme për nxënësit tanë! 🏆Sot, në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Pri...
10/06/2026

🏆 Suksese të jashtëzakonshme për nxënësit tanë! 🏆

Sot, në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë, u ndanë mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale dhe olimpiadat e diturisë.

Me krenari njoftojmë se nxënësi ynë Ylli Zhitia fitoi vendin e parë në lëndën e Fizikës në kuadër të “Garave të Diturisë – Prishtina 2026”, nën mentorimin e mësimdhënëses Rexhije Sylejmani.

Po ashtu, nxënësi Jon Kolshi fitoi vendin e tretë në Olimpiadën e Përbashkët të Gjuhës Shqipe 2026 – Faza e Dytë, Niveli Komunal, nën mentorimin e mësimdhënëses Teuta Osmani.

Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve tanë.

Urime të përzemërta Yllit dhe Jonit për arritjet e tyre, si dhe mësimdhënëseve Rexhije Sylejmani dhe Teuta Osmani për kontributin e dhënë në këto suksese.

Shkolla jonë është krenare për ju dhe ju dëshiron suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj arsimor! 👏🎉

Address

Dardani
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:30 - 17:45
Tuesday 07:30 - 17:45
Wednesday 07:30 - 17:45
Thursday 07:30 - 17:45
Friday 07:30 - 17:45

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Xhemail Mustafa", Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share