20/05/2026
Këtë xhuma, më 22/05/2026, në të gjitha xhamitë e Kosovës organizohet një aksion për mbledhjen e fondeve për blerjen e tokës për xhaminë që do të ndërtohet në lagjen tonë, në rrugën Nexhmi Llumnica – Prishtinë.
Ky aksion po organizohet për herë të dytë, pasi në herën e parë nuk u arrit të mblidheshin fondet e nevojshme për realizimin e këtij qëllimi.
Falënderojmë sinqerisht secilin që ka kontribuar deri më tani dhe çdo person që do të kontribuojë në këtë kauzë të mirë. Allahu i shpërbleftë me të mira, ua pranoftë sadakanë dhe e bëftë këtë vepër peshë në peshojën e veprave tuaja të mira.