GG&BioSense Institute

GG&BioSense Institute GG&BioSense Institute, është institucion kërkimor-shkencor, që fokusohet tek avancimi dhe kërkimi ndërdisiplinar.

GG&BioSense Institute, është një institucion kërkimor-shkencor, që fokusohet tek avancimi dhe kërkimi ndërdisiplinar, prezantimin dhe promovimin e zgjidhjeve më të avancuara në fushat e gjeoinformacionit, gjeodezisë, bujqësisë, ekologjisë, mbrojtjes së mjedisit, menaxhimin e resurseve ujore etj. Qëllimi i GG&BioSense Institute është të ofrojë teknologji inovative për monitorimin dhe menaxhimin e burimeve natyrore dhe sfidave mjedisore, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve. Qëllimi ynë është të nxisim inovacionin në këto disiplina përmes kërkimit dhe mësimdhënies, duke u përgjigjur nevojave për të dhëna hapësinore në lidhje me sfidat shoqërore aktuale dhe të ardhshme. Ne do të zhvillojmë metoda dhe sisteme për regjistrimin, modelimin, monitorimin dhe analizën e të dhënave hapësinore, për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit, burimeve natyrore dhe hapësirës sonë të jetesës. Puna jonë ndërthur kërkimin, mësimdhënien dhe bashkëpunimin me institucione akademike, publike dhe private, duke trajnuar inxhinierë kompetentë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe për të ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë dhe mjedisit tone.

🌳 Kurora e Pemëve Urbane Kurora e pemëve urbane është shtresa e gjelbër që mbulon qytetet tona kur i shohim nga lart. Aj...
28/09/2025

🌳 Kurora e Pemëve Urbane

Kurora e pemëve urbane është shtresa e gjelbër që mbulon qytetet tona kur i shohim nga lart. Ajo krijohet nga të gjitha pemët që rriten në rrugë, parqe, oborre e hapësira të tjera publike e private. Kjo kurorë nuk është thjesht dekor apo hije, por një sistem i gjallë që mbron shëndetin dhe mirëqenien tonë. Pemët ulin temperaturat gjatë verës, pastrojnë ajrin nga ndotësit, menaxhojnë ujërat e shiut dhe ofrojnë strehë për biodiversitetin. Ato janë aleate natyrore në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe krijojnë qytete më të shëndetshme për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

🌱 Pse është e rëndësishme ta mbrojmë dhe ta zgjerojmë këtë kurorë?
Me rritjen e ndërtimeve dhe dendësimin e qyteteve, hapësirat e lira për pemë po zvogëlohen çdo ditë. Shpesh ekziston perceptimi se ndërtimet e larta dhe urbanizimi i shpejtë sjellin më pak gjelbërim, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Në fakt, shumë qytete moderne tregojnë se ndërtesat e larta mund të bashkëjetojnë me hapësira të përbashkëta të gjelbra dhe me pyje urbane të dendura. Çështja kryesore është planifikimi i mençur, të mendojmë qytetin jo vetëm si beton dhe asfalt, por si një ekosistem ku njeriu dhe natyra janë të lidhur ngushtë.

🌱 Pse është e rëndësishme kurora e pemëve:

🔹️ Ftoh qytetin gjatë valëve të të nxehtit
🔹️ Ul ndotjen e ajrit dhe përmirëson cilësinë e tij
🔹️ Menaxhon ujërat e shiut dhe parandalon përmbytjet
🔹️ Rrit biodiversitetin
🔹️ Përmirëson shëndetin mendor dhe fizik

Në kohën e valëve të të nxehtit dhe ndotjes së ajrit, kurora e pemëve urbane bëhet shpëtimtare e jetës. Çdo pemë që mbjellim është një investim në shëndet, jetëgjatësi dhe cilësi më të mirë të jetesës. Përmes kësan qasjeje, mund të krijojmë qytete të qëndrueshme dhe rezistente duke përfshirë gjelbërimin si parim themelor të planifikimit.
Le ta shohim qytetin si një sistem të gjallë, ku pemët nuk janë vetëm zbukurim, por pjesë thelbësore e jetës sonë urbane.

🌍🌿 Qytetet e së ardhmes, nga heqja e asfaltit te infrastruktura e gjelbër 🚲🌸Sipas Kombeve të Bashkuara 🇺🇳, deri në vitin...
11/09/2025

🌍🌿 Qytetet e së ardhmes, nga heqja e asfaltit te infrastruktura e gjelbër 🚲🌸

Sipas Kombeve të Bashkuara 🇺🇳, deri në vitin 2050, 70% e popullsisë botërore do të jetojë në qytete. Ky është një nga trendet më të rëndësishëm të shekullit XXI dhe na vendos përballë një sfide të madhe: si t’i bëjmë qytetet më të jetueshme, më të shëndetshme dhe më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

🌧️ Heqja e asfaltit për t’i dhënë frymë qyteti🌿

Shumë asfalt është me barbartë me shumë ujëra të rrjedhshëm, shumë nxehtësi dhe hapësira publike të pajeta. Ky është një veprim i fuqishëm i largimit të asfaltit dhe betonit të panevojshëm dhe rikthimi i tokës, për të mbjellë drunj dhe për ta sjellë natyrën sërish në qytet. Heqja e asfaltit ka rëndësi për arsyet në vijim:

✅ Redukton përmbytjet
✅ Freskon temperaturat urbane
✅ Hap hapësira për drunj, kopshte e biodiversitet
✅ Forcon lidhjet në komunitet

🌱 Biodiversiteti në qendër

Biodiversiteti duhet të jetë pjesë thelbësore e jetës urbane. Përmes korridoreve të gjelbra që lidhin qytetin me fshatin, krijohet një sistem dinamik e i integruar i gjelbër që ushqen metabolizmin urban. Kjo nuk është vetëm gjelbërim, është ndërtim i qyteteve më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për të ardhmen.

🏙 Qytetet kompakte, të larmishme dhe të aksesueshme, transformimi i qëndrueshëm urban ndodh kur:

🔹️ Dendësia mbështet shërbimet dhe transportin publik
🔹️ Diversiteti i funksioneve dhe komuniteteve bashkëjeton në harmoni
🔹️ Qasja është e barabartë për të gjithë, në këmbë, me biçikletë apo transport publik
🔹️ Natyrës i jepet hapësirë brenda strukturës urbane.

Ky model nuk është vetëm estetik, është gjithëpërfshirës dhe i gatshëm për sfidat e së ardhmes.🏞

♻️ Europa e gjelbër dhe çmimi kryeqyteti i gjelbër në BE🇪🇺

Çdo vit përzgjidhen qytete bazuar në arritjet e tyre përballë sfidave mjedisore. Kjo nismë, përmes Green Capital Award, frymëzon qytetet të reduktojnë ndotjen, të ruajnë biodiversitetin dhe të ndërtojnë hapësira urbane të qëndrueshme për banorët.

🌿🚲 Infrastruktura e gjelbër në lëvizje, rrugët e së ardhmes nuk janë vetëm korridore për makina, ato janë ekosisteme të gjalla.

✨ Karakteristikat kryesore janë:

🌳 Korsi biçikletash me drunj që ofrojnë siguri, hije dhe shëndet për qytetarët.

🌼 Parqet që thithin ujin e rrjedhshëm dhe ushqejnë biodiversitetin.

🚍 Transporti publik i integruar, efikas dhe i qasshëm për të gjithë.

🚶‍♀️ Trotuare për këmbësorë që kthejnë rrugën në hapësirë sociale dhe komunitare.

Le të ndërtojmë qytete ku natyra, mobiliteti dhe komuniteti bashkohen për një të ardhme më të mirë. 🌍✨

🌍📡 Mirë se vini në Geodesy, Geoinformation & BioSense Institute! 🌱🚜Me kënaqësi njoftojmë hapjen e GG&BioSense Institute,...
07/05/2025

🌍📡 Mirë se vini në Geodesy, Geoinformation & BioSense Institute! 🌱🚜

Me kënaqësi njoftojmë hapjen e GG&BioSense Institute, një institut i dedikuar për avancimin e kërkimeve dhe zgjidhjeve inovative në fushat e gjeodezisë, gjeoinformatikës, bujqësisë precize dhe mbrojtjes së mjedisit. Instituti do të ofrojë një platformë të avancuar në zhvillimin e metodave të reja dhe përdorimin e teknologjive të avancuara për përmirësimin e mundësive të zhvillimit të qëndrueshëm në shkencë dhe industri.

GG&BioSense Institute do të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin e shoqërisë Kosovare, duke ofruar zgjidhje që adresojnë sfidat kryesore si menaxhimi i burimeve natyrore, zhvillimi i bujqësisë precize dhe mbrojtja e mjedisit. Gjithashtu, do të ofrojë mundësi për zhvillimin e ekspertizës për profesionistët, studiuesit dhe studentët kosovarë, që do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet publike dhe sektorin privat për të krijuar mundësi të reja ekonomike dhe teknologjike.

Objektivi ynë është të përdorim teknologjitë më të fundit për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të ofruar zgjidhje inovative për sfidat e sotme. Nga hartat dixhitale dhe analizat hapësinore deri tek monitorimi i ekosistemeve dhe përdorimi i sensorëve për bujqësinë precize, ne synojmë të avancojmë përparimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Address

Rruga Jakov Xoxa
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GG&BioSense Institute posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share