10/09/2026
Nga seanca terapeutike, drejt jetës në komunitet🫂
Këto fotografi tregojnë historinë e një fëmije që merr mbështetje terapeutike në Fillo Education🌻
Gjatë këtij rrugëtimi, ai nuk ka arritur vetëm objektivat brenda seancave terapeutike. Një nga sukseset më të rëndësishme është se aftësitë e zhvilluara gjatë terapisë ka arritur t’i gjeneralizojë edhe jashtë saj në ambiente të reja, në aktivitete të ndryshme dhe në situata reale të jetës së përditshme.
Në Fillo Education, qëllimi nuk është vetëm që fëmija të përparojë brenda një seance e nje ambienti. Qëllimi është që ai të mund t’i përdorë këto aftësi në komunitet, në shkollë, në lojë, në sport dhe në jetën e përditshme🪁
Një nga historit tona të suksesit është edhe bashkëpunimi me Shkolla e Volejbollit Prishtina Elite e cila ka hapur dyert e saj për të mbështetur dhe përfshirë fëmijët që kanë nevojë për më shumë mundësi.
Gjithëpërfshirja është kur një fëmijë hyn në një palestër, merr pjesë në një aktivitet, luan, mëson, ndërvepron dhe ndihet pjesë e grupit.�Është kur komuniteti nuk pyet vetëm “si mund ta ndihmojmë?”, por krijon hapësirën që ai të jetë pjesë e tij🍀