Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School

Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School, School, Magjistralja Prishtine/Gjilan, KM 3, Pristina.

Photos from Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School's post 24/04/2026

Shkolla jonë mori pjesë në Panairin e Edukimit, të mbajtur në Sallën 1 Tetori, duke prezantuar programet dhe drejtimet profesionale që ofrojmë për nxënësit e rinj.

Përmes bashkëbisedimeve të drejtpërdrejta, nxënësit tanë informuan vizitorët mbi përvojën e tyre në shkollë, praktikat dhe aktivitetet që zhvillojmë gjatë procesit mësimor.

Ky panair ishte një mundësi e mirë për të afruar të rinjtë me profesionet, për të ndarë përvoja reale dhe për t’i ndihmuar në orientimin e tyre drejt një rruge të sigurt.

E ardhmja jote fillon këtu — bëhu pjesë e Austrian School!

📞 +383 48 240 230
✉️ [email protected]
🌐 www.shkollaaustriake.com

Photos from Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School's post 23/04/2026

Dita Botërore e Librit – 23 Prill

Sot festojmë fuqinë e librit dhe rëndësinë e leximit në jetën tonë. Libri është dritare drejt dijes, imagjinatës dhe zhvillimit personal.

Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë se çdo faqe e lexuar është një hap më shumë drejt një të ardhmeje më të ndritur. Le të vazhdojmë të kultivojmë dashurinë për librin dhe të inkurajojmë gjeneratat e reja të lexojnë sa më shumë.

Një falënderim i veçantë shkon për profesorët tanë, Kosovare Fetahu dhe Skender Asllani, për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në nxitjen e dashurisë për librin dhe dijen.

Një libër më shumë sot, një mendje më e pasur nesër!

📞 +383 48 240 230
✉️ [email protected]
🌐 www.shkollaaustriake.com

02/04/2026

Sot në shkollën tonë, nxënësit tanë treguan kreativitet dhe përkushtim të veçantë.
Në kuadër të ndërgjegjësimit për autizmin, ata realizuan një mural domethënës dhe zhvilluan aktivitete që përcjellin mesazhe pranimi, respekti dhe përfshirjeje.

Ky mural përfaqëson më shumë se art – është një simbol i diversitetit dhe i rëndësisë së mirëkuptimit në shoqërinë tonë.

Jemi krenarë për nxënësit tanë që po rriten me dije dhe vlera.

📞 +383 48 240 230
✉️ [email protected]
🌐 www.shkollaaustriake.com

29/03/2026

Në garën e mbajtur mes shkollave të mesme në Western Balkans University në Tiranë, nxënësja jonë Troja Muçolli arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke zënë vendin e parë dhe fituar 50% bursë.

Ky rezultat na bën krenarë dhe dëshmon përkushtimin dhe talentin e saj. Urime, Troja, për këtë arritje të shkëlqyer!

Photos from Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School's post 29/03/2026

Nxënësit tanë morën pjesë në High School Orientation & Competition Day në Western Balkans University në Tiranë. Gjatë aktivitetit, ata u njohën me programet e studimit dhe mundësitë profesionale në fushën e shëndetësisë, morën pjesë në sesione praktike dhe demonstrime interaktive, dhe u përfshinë në një garë ekipore mes shkollave të mesme pjesëmarrëse, ku treguan përkushtim dhe u shpërblyen për performancën e tyre të shkëlqyer.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në orientimin akademik dhe zhvillimin profesional të nxënësve tanë.

📞 +383 48 240 230
✉️ [email protected]
🌐 www.shkollaaustriake.com

Photos from Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School's post 26/03/2026

Nxënësit e shkollës sonë, të ndarë në dy ekipe – djem dhe vajza – morën pjesë në garat komunale të futbollit.

Të dyja ekipet patën paraqitje shumë të mira, duke treguar përkushtim, disiplinë dhe shpirt garues.

Jemi krenarë për arritjet dhe përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë. Falënderim për prof. Luljeta Shala për përkushtimin dhe mbështetjen.

📞 +383 48 240 230
✉️ [email protected]
🌐 www.shkollaaustriake.com

Photos from Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School's post 16/03/2026

Në kuadër të përkushtimit tonë për një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për nxënësit, kemi nisur një iniciativë të re ligjërimesh informuese me Prof. Msc. Artan Shala, me 15 vjet përvojë profesionale në institucionet shtetërore, në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

Këto ligjërime kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë nxënësit mbi:
• Rreziqet dhe sfidat që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale,
• Rreziqet nga drogat dhe substancat e dëmshme,
• Si të marrin vendime të sigurta dhe të përgjegjshme në jetën e përditshme.

Qëllimi ynë është që, përmes edukimit dhe informimit të vazhdueshëm, nxënësit të zhvillojnë një qëndrim të kujdesshëm dhe të ndërtojnë një të ardhme të sigurt dhe të shëndetshme.
Investimi në edukim dhe siguri është një investim në të ardhmen e gjeneratave tona.

📞 +383 48 240 230
✉️ [email protected]
🌐 www.shkollaaustriake.com

Photos from Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School's post 13/03/2026

Nxënëset tona, Sindi, Troja dhe Dalina, zhvilluan një aktivitet informues në shesh duke shpërndarë fletushka për endometriozën – një sëmundje për të cilën nuk flitet sa duhet, por që prek shumë gra dhe kërkon ndërgjegjësim për simptomat dhe kujdesin e hershëm shëndetësor.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të 14 Marsit – Ditës Botërore të Endometriozës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e komunitetit për shëndetin e grave.

📞 +383 48 240 230
✉️ [email protected]
🌐 www.shkollaaustriake.com

Photos from Shkolla e Mesme e Mjekësisë Austrian School's post 06/03/2026

Sot nxënësit tanë, për nder të Epopesë së UÇK-së dhe Ditës së Mësuesit, prezantuan me shumë përkushtim dhe kreativitet projektet e tyre. Ky aktivitet ishte një moment i veçantë reflektimi, respekti dhe vlerësimi për historinë dhe për rolin e mësuesit në shoqëri.

Një falënderim i veçantë për profesoreshën Kosovare Fetahu për punën e palodhur, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve tanë.

📞 +383 48 240 230
🌐 www.shkollaaustriake.com

05/03/2026
Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Culinary Team

Attire

Telephone

Website

Address


Magjistralja Prishtine/Gjilan, KM 3
Pristina
10510