08/09/2026
THIRRJE PËR APLIKIM PËR BURSA MOBILITETI
Fakulteti i Filologjisë – Universiteti i Prishtinës hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitet studentor për semestrin veror të vitit akademik 2026/2027, në NLA University College, Norvegji, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility, të financuar nga Komisioni Evropian.
Lloji i mobilitetit
- Shkëmbim studentor për studime në nivelin Bachelor dhe Master, për semestrin veror të vitit akademik 2026/2027.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë studentët e Departamentit të Gazetarisë, Fakulteti i Filologjisë, të cilët:
- janë të regjistruar së paku në vitin e dytë të studimeve Bachelor (BA); ose
- janë të regjistruar në semestrin e parë të studimeve Master (MA).
Afati për aplikim
26 shtator 2026
Dokumentet, me titullin “NLA University College”, duhet të dërgohen të skanuara në adresën: [email protected]
Fakulteti i Filologjisë
Universiteti i Prishtinës