01/11/2025
🧠💜 NËSE UNË MARR DEMENCË…
Dua që familja ime ta varë këtë listë në mur aty ku banoj, që të kujtojnë këto gjëra:
1️⃣ Sa herë që hyn në dhomë, prezantohu:
“Përshëndetje babi – unë jam Amanda.”
Mos pyet kurrë: “A e di kush jam unë?” – kjo më shkakton ankth.
💭 Nëse unë marr demencë, dua që miqtë dhe familja ime ta pranojnë realitetin tim.
💜 Mos më përjashto nga festat apo tubimet familjare.
💔 Mos mi ndalo familjarët, mos më ndalo vajzat, mos më sulmo fizikisht — më dhemb dhe më trishton.
🍽️ Nëse nuk mund të përdor më pirunë e lugën, provo ushqim që mund ta ha me duar dhe shiko nëse mund ta bëj vetë.
🕰️ Nëse besoj se bashkëshortja ime është ende gjallë ose se do të shkojmë për darkë te prindërit, më lër ta besoj — ajo më sjell paqe.
🫶 Mos debato me mua për atë që është e vërtetë për ty dhe për mua.
👂 Nëse jam i trishtuar, më mbaj dorën dhe më dëgjo. Mos më thuaj që ndjenjat e mia janë të pabazuara.
👤 Mos më trajto si fëmijë — fol me mua si me të rriturin që jam.
🎶 Ndihmomë të vazhdoj të bëj gjërat që më pëlqejnë: të ushtroj, të lexoj, të rri me miq, të dëgjoj muzikë, të kërcej.
📖 Kërkomë të të tregoj një histori nga e kaluara.
😔 Nëse mërzitem, përpiqu të kuptosh pse.
🙏 Më trajto siç do të doje të të trajtonin ty.
🥪 Mbaj gjithmonë diçka për të ngrënë në shtëpi – edhe tani zemërohem kur jam i uritur.
👀 Mos fol për mua sikur nuk jam aty.
💗 Mos u ndje fajtor nëse nuk mund të kujdesesh për mua gjithë kohën – nuk është faji yt.
🏡 Nëse jetoj në qendër për demencë, më vizito shpesh.
🎵 Mos harro muzikën time të preferuar.
👐 Mos harro që përqafimet dhe shtrëngimet e duarve ende vlejnë.
✨ Mos harro që unë ende jam ai person që ke njohur dhe dashur.
⸻
Kopjoje dhe shpërndaje 💜
Për nder të dikujt që njeh apo ke njohur që lufton me demencë/Alzheimer, për të kujtuar ata që i duam dhe kemi humbur. 💫
29/10/2025
Nuk je më i njëjti person që ishe 10 minuta më parë! 🤫
Trupi yt është vazhdimisht duke u rigjeneruar. Qeliza të reja krijohen dhe të vjetrat eliminohen.
Çdo 7 deri në 10 vjet, ti fiton një trup krejtësisht të ri, me organe dhe inde të reja. Stomaku yt rigjenerohet çdo 4 ditë. Qelizat e stomakut që ndihmojnë në tretjen e ushqimit zëvendësohen çdo 5 minuta.
Ti fiton një mëlçi të re çdo 150 ditë. Shtresa e jashtme e lëkurës, e quajtur epidermë, zëvendësohet plotësisht çdo 4 javë. Pankreasi yt, që ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, rinovohet çdo 50 ditë.
Dhe çdo 4 muaj, trupi yt krijon një grup të ri qelizash të kuqe të gjakut në të gjithë trupin. Edhe pas dhurimit të gjakut, duhen vetëm 12 javë që të zëvendësohen plotësisht qelizat e dhuruara. Shqisat e shijimit, ato që të ndihmojnë të shijosh shumëllojshmërinë e ushqimeve, zëvendësohen çdo 10 ditë.
Edhe pse qelizat janë gjithmonë në rigjenerim, ky proces është më i ngadalshëm për disa pjesë të trupit. Për shembull, kockat kanë nevojë deri në 10 vjet për t’u rigjeneruar plotësisht.
Me kalimin e moshës, rigjenerimi i kockave ngadalësohet dhe ato bëhen më të brishta.
Megjithëse trupi i njeriut ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u rigjeneruar, disa pjesë nuk zëvendësohen kurrë, si qelizat që formojnë thjerrëzën e brendshme të syrit dhe neuronët në korteksin cerebral.
Yndyra mund të grumbullohet dhe të qëndrojë, në varësi të dietës dhe aktivitetit fizik.
Edhe pse çdo pjesë e trupit ndryshohet, ajo që mbetet e pandryshuar je ti, vetëdija jote, ndërgjegjja dhe kujtimet.
Hashem Al Ghaili
26/08/2024
Në gjuhën Maori (popullatë në Zelandën e Re), fjala autizëm, shqiptohet si Takiwatanga, që do të thotë “në kohën dhe hapësirën e tyre!”
09/05/2024
NISUR NGA NGJARJET E FUNDIT ...
Çdo mbrëmje ky baba pret vajzën e tij në stacionin e autobusit për të mos e bërë të shkojë vetëm në shtëpi.
Burri është 74 vjeç dhe nga e hëna në të premte, prej tre vitesh, ka ardhur në orën 20.30 në stacionin e autobusit për të pritur me durim vajzën e tij që kthehet nga puna me transport publik nga ora 20.30 deri në 21:00.
Synimi i tij është të mbrojë "vajzën e tij të vogël" nga çdo rrezik, kështu që ata ecin në shtëpi së bashku dhe kjo i lejon vajzës të ndihet shumë më e sigurtë.
"Çdo burrë mund të bëhet prind. Por duhet diçka e veçantë për t'u bërë BABA"
22/12/2023
Çrregullimet e 4 hormoneve që sjellin metabolizëm të ngadalësuar:
Nëse ke ndryshuar regjimin ushqimor, merresh me aktivitet fizik por prapë ke metabolizëm të ngadaltë, atëherë hidh sytë tek hormonet.
Çrregullimet e hormoneve që ndikojë në metabolizmin tuaj:
1. Hipotireoza.
Tiroidja është rregullator çelës në metabolizëm. Hormonet e tiroides stimulojnë proçese të ndryshme metabolike.
2. Çrregullimi i kortizolit.
Njihet si hormoni i stresit dhe prek metabolizmin tuaj. Një nga funksionet e kortizolit është stimulimi i rritjes së qelizave yndyrore, sidomos ato viscerale, pra që rrethojnë organet vitale. Nivelet e larta të dhjamit visceral, lidhen me çrregullime metabolike si tension, diabet etj.
3. Rezistenca e insulinës
Insulina luan rol të madh në metabolizmin e yndyrës, sheqernave dhe proteinave. Kur rezistenca e insulinës është prezente, qelizat nuk reagojnë siç duhet ndaj insulinës. Kjo rrit qarkullimin e acideve yndyrore dhe depozitimin në mëlçi, muskuj, zemër etj.
4. Estrogjeni i ulët
Estrogjeni i ulët gjatë menopauzës dhe pre menopauzës ndikon në metabolizëm. Ai luan rol në metabolizmin e yndyrës dhe glukozës.
Prandaj pa rregulluar këto çrregullime hormonale, nuk mund të rregullojmë metabolizmin tonë.
20/12/2023
Unë s’kam më durim për ca gjëra, jo sepse jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur në një pikë të jetës sime ku nuk dua të humb më shumë kohë e të bëj atë që s’më pëlqen, apo çka më bën të vuaj.
Mua më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre. Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë.
Nuk kam më deshirë të humb as edhe një minutë të vetme me genjeshtarët dhe manipulatorët. Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdet e tepërta.
Nuk do t’i toleroj të diturit selektivë, as akademikët arrogantë. Unë s’mund t’u përshtatem përgojimeve. I urrej konfliktet dhe krahasimet. Unë besoj në botën e të kundërtave dhe kjo është arsyeja pse i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe kokëfortët.
Nuk mund t’i pëlqej më miqesitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie. As nuk mund të vazhdoj të qëndroj me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të japin qoftë edhe një fjalë inkurajuese. Dhe për t’a mbyllur: mua më ka sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim.
Meryl Streep
17/12/2023
Një grua e varfër gatuante bukë për familjen e saj çdo ditë, madje linte dhe në dritare për ndonjë kalimtar të uritur. Kalonte një plak i kërrusur dhe e merrte por, në vend të thoshte -"Faleminderit" duke ikur thoshte :- "E keqja që ben ngelet tek ti, e mira perseri tek ty"...
E degjonte gruaja qe thoshte çdo dite keto fjale dhe nje dite u merzit: -" Asnje falenderim...te njejtin refren perserit çdo ditë, çfare do te thote kjo? Duhet ta heq qafe kete plak te keq" mendoi, ndaj nje dite beri nje bukë me helm dhe u ba gati ta vendoste ne dritare.
Ne moment i erdhen fjalet e plakut ne mendje "E keqja qe ben ngelet tek ti e mira perseri tek ti.
E hodhi buken ne zjarr, beri nje tjeter dhe e vendosni ne dritare.
Çdo dite gruaja lutej per djalin e saj qe kishte shkuar per punë, larg.
Ate nate degjoi deren te kerciste .Kur e hapi, pa djalin e saj, te dobet, shume te dobet, me rroba te shqyera i uritur dhe i pafuqishem.
"-eshte e pabesushme nanë që arrita të jem ketu, isha gati duke vdekur po disa km larg qe ketu me gjeti nje plak i kerrusur, per shume dite me jepte buken e tij duke me thane "-haje, ti ke ma shume nevojë se une ".
Duke degju djalin, nenes i shkoi ne mend buka qe hodhi në mengjes ne zjarr .Po sikur...po mos ta hidhte ne zjarr do ta hante djali i saj.
Atehere kuptoi fjalet e plakut .
"E keqja qe ben ngelet te ty , e mira prap te ty...
06/11/2023
Mjeku turk Prof. dr. Erbug Keskin e ka zakon të shtrihet së bashku në tryezën e operacionit me fëmijët e frikësuar para operacionit dhe të bëjë foto për t'i ndihmuar ata të kapërcejnë frikën.
Njëri prej atyre djemve, të cilit ai i shpëtoi falë ndërhyrjes kirurgjikale u kthye pothuajse 10 vjet më vonë dhe bëri një tjetër foto me këtë mjek. E bashkë me atë foto ka postuar edhe atë nga tavolina e operacionit, kur ishte i vogël.
Bota ka nevojë për më shumë njerëz të tillë.
Te lumte.
31/10/2023
Ne Brazil ekziston nje burg ne te cilin ata qe lexojnë një libër dhe shkruajnë nje përmbajtje te shkurtër rreth librit, u ulet dënimi 4 ditë me pak.
Nje i burgosur, i dënuar për vjedhje me armë lexoi 300 libra qe do thotë, nga 10 vjet dënim i zbritën deri në 7 vjet. Pasi doli nga burgu u fut ne universitet, mbaroi masterin dhe doktoraturën. Ai sot jep mësim në një nga universitetet me te mira të Brazilit. Kësaj i thonë të dalësh profesor, nga burgu.
Të lexojmë sa më shumë, sepse leximi dëmton rëndë injorancën!
19/10/2023
Gjatë një fluturimi 10-orësh nga Koreja e Jugut për në Shtetet e Bashkuara.
Një nënë shpërndau nga një qese për të gjithë 60 pasagjerëve të klasit ekonomik.
Qesja përmbante disa karamele, një palë tapa veshësh si dhe një zarf si një lloj falje paraprake, në rast se fëmija i saj 4 muajsh do të bërtiste gjatë fluturimit.
Zarfi përmbante gjithashtu një mesazh që thoshte:
"Përshëndetje, unë jam Jun Woo. Unë jam 4 muajsh dhe sot do të shkoj në Amerikë me nënën dhe gjyshen time. Jam pak nervoz dhe i frikësuar. Ky është fluturimi i parë i jetës sime. Është normale të qaj ose të bëj ndonjë shqetësim.
Do të përpiqem të qëndroj i qetë, por nuk mund ta premtoj këtë. Ju lutemi përdorni tapa veshësh nëse zëri im bëhet shumë i lartë.
Udhëtim të mbarë. Faleminderit"
Një kulturë respekti për lirinë e të tjerëve...
15/10/2023
Si të shkrijmë fibroidet në uterus (mitër) me regjim ushqimor?
Fibroidet janë një lloj tumori i cili rritet në brendësi të uterusit, në pjesë të ndryshme të uterusit. Mund të kenë madhësinë e një kikiriku deri në madhësinë e një topi basketbolli.
Ushqimet që duhet të largoni direkt janë:
- produktet e qumështit
- soja
- sheqeri (madje dhe frutat asnjëherë në mëngjes apo në mesvakt por gjithmonë pasi të mbaroni pjatën kryesore, konsumoni frutin që mos të ngacmojë nivelet e insulinës
Ushqimet që duhet të përfshini në regjimin tuaj ushqimor janë:
- boronicat - kanë acidin ellagjik
- hudhrat - kanë allicinë
- lulelakrat - kanë indole 3 carbinol
- domatet - kanë lykopenë
- qepët - kanë quercetin
- filizat e brokolit - kanë sulforaphane
- mente - ka acid ursolik
- qepët e njoma - kanë isoliquiritigenin