Kastriot I. Veselaj

Kastriot I. Veselaj Author Faqja është krijuar vetëm për postimet-shkrimet e autorit Kastriot Veselaj, faqja menaxhohet nga vetë autori si dhe nga admini Erdona Mirovci. p.s.

Për çdo info shtesë ju lutem nga kontaktoni në mesazhe, tek kjo faqe! për çdo postim me mbarim , janë postime nga vetë autori, kurse postimet me mbarim , janë nga admini Erdona Mirovci.

FTESË PËR PJESËMARRJEInstituti për Kulturë, Arsim dhe Trashëgimi "Hisari" – Suharekë, në bashkëpunim me Shoqatën e Intel...
16/09/2025

FTESË PËR PJESËMARRJE

Instituti për Kulturë, Arsim dhe Trashëgimi "Hisari" – Suharekë, në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit".

Ju fton të merrni pjesë në Sesionin e XX-të të rregullt shkencor, me temën: "Qëndresa e Suharekës dhe viseve të tjera etnike shqiptare 1912–1956".

📍 Vendi: Shtëpia e Fellbahut, Suharekë
🗓 Data: 19 shtator 2025
⏰ Ora: 10:30

Në këtë sesion do të prezantohen 43 tema shkencore nga 48 referues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Diaspora jonë, të cilët do të ndriçojnë ngjarje dhe momente të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Pjesëmarrja juaj do të jetë një nder dhe kontribut i çmuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore e historike!

Ju mirëpresim!

21/07/2025

Njoftim:

– Shoqata "Trojet e Arbrit", në bashkëpunim me Institutin për Kulturë, Arsim dhe Trashëgimi "Hisari" në Suharekë, organizojnë sesionin e XX-të shkencor, me temën qendrore:

"Qëndresa e Suharekës dhe viseve të tjera shqiptare, 1912–1956".

Në kujtim të ngjarjeve të rënda historike që rënduan mbi popullin shqiptar gjatë shekullit XX, e veçanërisht në përvjetorin e 80-të të riokupimit të Kosovës nga forcat jugosllave në vitin 1945, si dhe në 80-vjetorin e Masakrës së Tivarit – një prej krimeve më të rënda kundër shqiptarëve në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Ky sesion ka për qëllim të hedhë dritë mbi qëndresën politike, ushtarake, kulturore dhe qytetare të shqiptarëve të Suharekës dhe viseve të tjera etnike shqiptare gjatë periudhave të rëndësishme historike, përfshirë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë (1912), pushtimet e njëpasnjëshme, periudhën e Mbretërisë Jugosllave, Luftën e Dytë Botërore dhe instalimin e regjimit komunist në Jugosllavi.

Ftojmë të gjithë studiuesit, hulumtuesit dhe kontribuuesit e fushave të historisë, etnologjisë, dokumentaristikës dhe shkencave shoqërore që posedojnë dokumente, burime arkivore, materiale historike apo kronika gojore lidhur me këtë periudhë të paraqiten me një koncept të shkurtër, në të cilin propozojnë temën që dëshirojnë ta trajtojnë.

Në sesionin shkencor do të kenë të drejtë të ligjërojnë vetëm ata studiues dhe studiuese, temat e të cilëve janë pranuar dhe të përfshira në programin zyrtar.

📅 Data: 19.09.2025
🕙 Ora: 10:00
📍 Vendi: Suharekë

Afati i fundit për paraqitjen e temave: 01 shtaror 2025.
Temat mund t’i dërgoni në adresat elektronike:
📧 [email protected]
📧 [email protected]
📧 [email protected]

Ju mirëpresin:
Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" – Mr. sc. Nue Oroshi, kryetar
Instituti për Kulturë, Arsim dhe Trashëgimi "Hisari", Suharekë – PhD cand. Kastriot Veselaj, drejtor.

Address

Ulpiana
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kastriot I. Veselaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Kastriot I. Veselaj:

Shortcuts

Share