19/05/2026
How is 🇭🇺 reshaping Western Balkans politics after Péter Magyar's election victory?
In the latest explainer, Ferenc Németh explores how is moving away from the ideological alliances of the Orbán era toward a more pragmatic approach, stricter accountability, and a merit-based regional role.
From ending financial support for illiberal leaders to closing its doors as a safe haven for foreign politicians, he examines how this new political reality is transforming geopolitics — and what this means for Prishtina, Sarajevo, and the wider region.
🔗 Read the full article (in English or Albanian) here: https://www.re-actlab.org/our-work/re-act-explains/re-act-explainsreturn-to-normalcy-hungarys-revised-foreign-policy-in-wb6
07/05/2026
🚨 Publikim i Ri | Siguria Energjetike dhe Rëndësia e Mjaftueshmërisë Energjetike
Sa është i përgatitur sektori i energjisë i Kosovës për dështimet e papritura të termocentraleve dhe mungesat në gjenerim?
Publikimi jonë i fundit, "Siguria Energjetike dhe Rëndësia e Mjaftueshmërisë Energjetike", me autorë Arven Syla dhe Olsë Kajtazi, shqyrton cenueshmërinë e gjenerimit si një kërcënim kritik dhe vlerëson nëse korniza rregullatore e Kosovës është e gatshme për t'iu përgjigjur kësaj sfide.
🔍 Gjetjet kryesore:
🔸 Sistemi elektroenergjetik i Kosovës është shumë i varur nga infrastruktura e vjetruar e qymyrit, duke e bërë atë thellësisht të cenueshëm ndaj ndërprerjeve të papritura dhe të varur nga importet gjatë periudhave me kërkesë maksimale.
🔸 Korniza rregullatore e Kosovës tregon një qëndrueshmëri (reziliencë) të moderuar (74%), e karakterizuar nga një planifikim i fortë strukturor, por që zbulon mangësi kritike në përgatitjen praktike.
🔸 Mungesa e rezervave vendase mbështetëse (redundanca) dhe kapacitetet e kufizuara të reagimit të shpejtë (shpejtësia) rrisin rreziqet gjatë ndërprerjeve të papritura të furnizimit.
📌 Publikimi bën thirrje për veprim, duke theksuar nevojën për zhvillimin urgjent të kapaciteteve të reja gjeneruese vendase, koordinim më të fortë institucional dhe kalimin drejt planeve proaktive të veprimit për gatishmërinë ndaj rrezikut.
📄 Mund ta lexoni të plotë përmbledhjen e politikave në këtë link: https://www.re-actlab.org/our-work/publications/pb-energy-security-and-adequacy
Kjo përmbledhje e politikave u zhvillua në partneritet me zyrën e Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office, si pjesë e projektit "Vlerësimi i Reziliencës së Shoqërisë Kosovare ndaj Goditjeve Ekologjike dhe Institucionale".
05/05/2026
Deri tani kemi folur për sfidat. Tani, le të flasim për zgjidhjet. 🚀
Në punëtorinë e Bashkë-Dizajnimit të Politikave në Prishtinë, palët e interesit nuk diskutuan vetëm për reziliencën e Kosovës ndaj hendekut digjital dhe ndryshimeve në tregun e punës si pasojë e automatizimit - ata ndërtuan një udhëzues për ta forcuar atë. Deklarata jonë e Përbashkët thekson nevojën urgjente për të kaluar nga një qasje pasive në një kornizë aktive dhe parandaluese, duke ofruar politika dhe veprime konkrete për t'u ndërmarrë.
Këto politika kërkojnë një plan të saktë zbatimi dhe buxhetim adekuat, e jo thjesht vullnet deklarativ.
Lexoni Deklaratën e Përbashkët dhe eksploroni kornizat e detajuara të politikave (Policy Canvas) më poshtë! 👇
28/04/2026
Si t'i kthejmë hulumtimet në politika të zbatueshme? Duke i bashkë-dizajnuar ato së bashku! 💡
Më 23 prill, Re-ACT Lab, në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office bëri bashkë mbi 25 aktorë kyç nga qeveria, agjencitë, bizneset dhe shoqëria civile për punëtorinë tonë dinamike të dizajnimit të politikave.
Fokusi ynë? Ndërtimi i reziliencës institucionale dhe shoqërore të Kosovës ndaj dy goditjeve madhore:
🤖 Ndryshimet në tregun e punës si pasojë e automatizimit - https://www.re-actlab.org/our-work/publications/pb-labour-shortages-due-to-automation
🌐 Hendeku Digjital - https://www.re-actlab.org/our-work/publications/pb-digitaldivide
Në vend të debateve tradicionale, ne përveshëm mëngët dhe iu futëm punës. Përmes Hartave Logjike interaktive dhe Kanavacave të Politikave (Policy Canvases) të përshtatura, grupet tona punuese i përkthyen rekomandimet e hulumtimeve në politika publike konkrete dhe të realizueshme politikisht.
Falënderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë vizion të përbashkët, duke përfshirë z. Agon Dobruna, Zëvendësministër tek Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, për fjalën e tij hyrëse dhe bashkëpunimin.
🔗 Mund të lexoni më shumë rreth punëtorisë dhe të keni qasje në Deklaratën e Përbashkët (duke përfshirë Kanavacën e Politikave dhe veprimet konkrete të propozuara) - në anglisht dhe shqip - duke vizituar uebfaqen tonë: https://www.re-actlab.org/community/brenda-pun%C3%ABtoris%C3%AB-p%C3%ABr-hartimin-e-politikave-t%C3%AB-re-act-lab-dhe-fes
25/03/2026
We are thrilled to announce a major milestone for the ProcuRE-ACT Competence Centre! 🚀
On Monday, Re-ACT Lab, in partnership with Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH and the Municipality of Kamenica, officially signed a Memorandum of Understanding to launch our very first pilot project in Strategic Public Procurement (SPP).
For too long, public procurement has been viewed strictly as an administrative compliance exercise. Through this pilot, we are changing the narrative. We are working together to prove that public spending is a powerful engine for sustainable local development.
Through our Direct Support pillar, Re-ACT Lab will be providing hands-on, practical guidance to help the municipality embed our three imperatives into their procurement work:
🌱 Green Transition: Promoting environmental sustainability and energy efficiency.
🤝 Social Responsibility: Ensuring inclusivity and fair labour practices.
💡Innovation & Economic Competitiveness: Empowering local SMEs through quality-based criteria.
We want to publicly commend the Municipality of Kamenica for its visionary leadership and for advancing a new standard for good governance in Kosovo. We hope Kamenica’s steps inspire other municipalities and contracting authorities across the country to rethink how they buy!
Special thanks to GIZ Kosovo for implementing this initiative, funded by the German Government, supporting EU Integration reform efforts in Kosovo.
Read the full press release to learn more about this initiative: https://www.re-actlab.org/community/re-act-lab-signs-an-innovative-mou-with-municipality-of-kamenica-and-giz
--
Jemi të lumtur të njoftojmë një moment të rëndësishëm për Qendrën e Kompetencës ProcuRE-ACT! 🚀
Të hënën, Re-ACT Lab, në partneritet me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Komuna e Kamenicës - Faqja Zyrtare, nënshkruan zyrtarisht një Memorandum Mirëkuptimi për të nisur projektin tonë të parë pilot në Prokurimin Publik Strategjik (SPP).
Për një kohë të gjatë, prokurimi publik është parë thjesht si një ushtrim i përputhshmërisë administrative. Përmes këtij piloti, ne po ndryshojmë këtë narrativë. Po punojmë së bashku për të dëshmuar se shpenzimet publike janë një motor i fuqishëm për zhvillim të qëndrueshëm lokal.
Përmes shtyllës sonë të Mbështetjes së Drejtpërdrejtë, Re-ACT Lab do të ofrojë udhëzim praktik dhe të drejtpërdrejtë për të ndihmuar komunën të integrojë tre imperativat tona në punën e saj të prokurimit:
🌱 Tranzicioni i Gjelbër: Promovimi i qëndrueshmërisë mjedisore dhe efikasitetit energjetik.
🤝 Përgjegjësia Sociale: Sigurimi i gjithëpërfshirjes dhe praktikave të drejta të punës.
💡 Inovacioni & Konkurrueshmëria Ekonomike: Fuqizimi i NVM-ve lokale përmes kritereve të bazuara në cilësi.
Dëshirojmë të përgëzojmë publikisht Komunën e Kamenicës për lidershipin e saj vizionar dhe për avancimin e një standardi të ri të qeverisjes së mirë në Kosovë. Shpresojmë që hapat e Kamenicës të frymëzojnë komuna dhe autoritete kontraktuese të tjera në gjithë vendin që të rishqyrtojnë mënyrën se si blejnë!
Një falënderim i veçantë për GIZ për implementimin e kësaj iniciative të financuar nga Qeveria Gjermane, e cila mbështet reformat e integrimit në Bashkimin Evropian.
Lexoni komunikatën e plotë për të mësuar më shumë rreth kësaj nisme: https://www.re-actlab.org/community/re-act-lab-n%C3%ABnshkruan-nj%C3%AB-memorandum-mir%C3%ABkuptimi-inovativ
23/01/2026
📊 Publikim i ri | Zhvendosjet në tregun e punës
Si po e transformon inteligjenca artificiale punën, aftësitë dhe punësimin në Kosovë? Publikimi Zhvendosjet në tregun e punës analizon ndikimin e automatizimit në tregun e punës, duke identifikuar sfida kryesore, boshllëqe dhe implikime për politikat publike.
Ky publikim është pjesë e serisë në kuadër të projektit “Vlerësimi i qëndrueshmërisë së shoqërisë kosovare ndaj tronditjeve ekologjike dhe institucionale.”
Raporti është i qasshëm për lexim në gjuhën shqipe dhe angleze përmes linkut: https://www.re-actlab.org/our-work/publications/pb-labour-shortages-due-to-automation
📊 New Report | Labour Shifts
How is artificial intelligence reshaping work, skills, and employment in Kosovo? Our new Labour shifts report examines the impact of automation on the labour market, highlighting key challenges, gaps, and policy implications.
This publication is part of the series developed under the project “Assessing the resilience of kosovar society to ecological and institutional shocks.”
The report is available for reading in Albanian and English via the link:
https://www.re-actlab.org/our-work/publications/pb-labour-shortages-due-to-automation