Insi

Insi " Insi " Ne veprojmë me një zotim të integritetit dhe e mbajmë veten për standardet më të larta të etikës, të cilësisë, dhe llogaridhënies.

Ne jemi një grup i profesionistëve të ndryshme: inxhinier, arkitekt, planifikues, shkencëtar, dhe ekonomist që janë të specializuar në përmirësimin e infrastrukturës fizike, ekonomike, dhe sociale
“INSI” është një Institut që ofron hulumtime ,analiza dhe shërbime inxhinierie, të arkitekturës, programe dhe shërbime për mbikëqyrje dhe menaxhim të ndërtimit, planifikimi hapësinor,urban e mjedisor bazuar në risitë e shkencës, dhe shërbime të zhvillimit ekonomik. Për vite me radhë ekspertët që themeluan Institutin ishin partner të përkushtuar dhe të besuar të institucioneve publike vendore dhe ndërkombëtare dhe të sektorit privat e shoqërisë civile. Nga udhëheqja deri te çdo anëtar i ekipit edhe në teren, ne e kemi një ndjenjë të vërtetë të respektit dhe kujdesemi për partnerët dhe vendet ku ne punojmë dhe posaçërisht për njerëzit dhe jetën në të cilët kemi ndikim me zhvillimet tona.

WAPCOS, together with its Kosovo partner INSI, successfully completed the Desivojce / Kike‑Kremenata Dam (Kamenica) miss...
18/09/2026

WAPCOS, together with its Kosovo partner INSI, successfully completed the Desivojce / Kike‑Kremenata Dam (Kamenica) mission in Kosovo (9–15 Sept 2026), including the project status update and the technical session with the Dam Safety Panel of Experts and the World Bank. The mission reviewed the Inception Report and advanced coordination on the key agenda items: schedule recovery, hydrology and sediment studies, geological/geotechnical investigations, hydraulic and diversion design, structural/seismic criteria, reservoir operation and intake design, constructability and preliminary layout, galleries/roads/construction facilities, and E&M/SCADA concepts. Thank you to all counterparts for the constructive engagement and clear way forward into Phase 2.
Shqip (post-ready)

WAPCOS, së bashku me partnerin e tij në Kosovë, INSI, e përmbylli me sukses misionin në Kosovë për Digën Desivojcë / Kikë‑Kremenatë (Kamenicë) (9–15 shtator 2026), përfshirë përditësimin e statusit të projektit dhe sesionin teknik me Panelin e Ekspertëve për Sigurinë e Digës dhe Bankën Botërore. Gjatë misionit u shqyrtua Raporti Inceptues dhe u avancua koordinimi për pikat kryesore të agjendës: rikuperimi i afateve, studimet hidrologjike dhe të sedimenteve, hetimet gjeologjike/gjeoteknike, projektimi hidraulik dhe devijimi, kriteret strukturore/sizmike, operimi i rezervuarit dhe skema e marrjes së ujit, ndërtueshmëria dhe planimetria paraprake, galeritë/rrugët/facilitetet e ndërtimit, si dhe konceptet E&M/SCADA. Faleminderit të gjithë palëve për angazhimin konstruktiv dhe orientimin e qartë për Fazën 2.

Gjatë javës së kaluar janë përmbyllur dëgjimet publike për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), të organizuara nga Komuna e...
15/09/2026

Gjatë javës së kaluar janë përmbyllur dëgjimet publike për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), të organizuara nga Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me kompaninë konsulente INSI.

Përgjatë një jave, dëgjimet publike u zhvilluan në lokalitete të ndryshme të komunës, duke u dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me propozimet e paraqitura në kuadër të draftit të Planit Zhvillimor Komunal, si dhe të shprehin kërkesat, shqetësimet dhe propozimet e tyre për zhvillimin e ardhshëm të komunës.

Gjatë takimeve u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me planifikimin dhe zhvillimin hapësinor, përfshirë infrastrukturën rrugore dhe teknike, zhvillimin e vendbanimeve dhe zonës urbane, shërbimet publike, zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e mjedisit dhe tokës bujqësore, si dhe nevoja të tjera të identifikuara nga qytetarët në lokalitetet përkatëse.

Kontributi i qytetarëve përbën një pjesë të rëndësishme të këtij procesi, pasi kërkesat dhe propozimet e adresuara gjatë dëgjimeve do të shqyrtohen dhe analizohen në fazat e mëtejshme të hartimit të dokumentit. Synimi është që Plani Zhvillimor Komunal të reflektojë sa më mirë nevojat reale të qytetarëve dhe orientimet për një zhvillim të qëndrueshëm, të balancuar dhe gjithëpërfshirës të Komunës së Ferizajt.

Komuna e Ferizajt dhe ekipi hartues falënderojnë qytetarët, përfaqësuesit e lokaliteteve, anëtarët e Kuvendit Komunal, profesionistët dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë këtij procesi.

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt, është zhvilluar punëtoria për përcaktimin e vizionit, që...
15/09/2026

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt, është zhvilluar punëtoria për përcaktimin e vizionit, qëllimeve, objektivave dhe prioriteteve strategjike për zhvillimin e ardhshëm të komunës.

Në bashkëpunim me përfaqësuesit e Komunës së Ferizajt, ndërmarrjeve publike, eksperteve dhe ekipin e INSI, u diskutuan orientimet kryesore që do të udhëheqin zhvillimin e Ferizajt deri në vitin 2034.

Procesi synon ndërtimin e një vizioni të përbashkët për një Ferizaj të zhvilluar, të qëndrueshëm dhe të balancuar, duke u bazuar në potencialet e komunës, nevojat e qytetarëve dhe sfidat e identifikuara gjatë procesit të planifikimit.

Sot, në Komunën e Podujevës, është mbajtur debati publik për Skenarët Zhvillimorë të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), k...
13/08/2026

Sot, në Komunën e Podujevës, është mbajtur debati publik për Skenarët Zhvillimorë të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), ku para qytetarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe grupeve të interesit janë prezantuar tre skenarët e propozuar për zhvillimin e ardhshëm hapësinor të komunës.

Me prezantimin e skenarëve është hapur edhe shqyrtimi publik në kohëzgjatje prej 15 ditësh, gjatë të cilit qytetarët, bizneset, institucionet, organizatat dhe të gjitha grupet e interesit kanë mundësi të njihen më hollësisht me alternativat e propozuara zhvillimore dhe të kontribuojnë në proces.

Gjatë kësaj periudhe, të interesuarit mund të paraqesin komente, propozime dhe sugjerime, të cilat do të shqyrtohen në funksion të plotësimit dhe avancimit të skenarëve, si pjesë e procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal.

🔗 Komentet dhe propozimet mund të dorëzohen përmes linkut të bashkëngjitur, si dhe pranë Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Podujevës. https://app.insi-ks.com/

Takimi përmbyllës i shqyrtimit publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës së Rahovecit 2026–2034,Sot u mbajt takimi përmb...
12/08/2026

Takimi përmbyllës i shqyrtimit publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës së Rahovecit 2026–2034,Sot u mbajt takimi përmbyllës i shqyrtimit publik për Draft-Hartën Zonale të Komunës së Rahovecit për periudhën 2026–2034, Në këtë takim u prezantua dokumenti i hartuar me përkrahje profesionale nga Instituti për Shkencë dhe Teknologji (INSI) dhe u diskutua për: Draft-Hartën Zonale Komunale, I cili është dokumenti multi-sektorial që bazohet në PZHK dhe NTPH, e që përcakton në mënyrë të detajuar llojin, destinimin dhe shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës në tërë territorin e komunës, për një periudhë së paku tetëvjeçare. Ajo përfshin kushtet zhvillimore, kushtet ndërtimore,masat mbrojtëse, infrastrukturën teknike, publike dhe sociale, si dhe projeksionet për investime publike e private. INSI, si instituti me eksperiencë të gjerë në hartimin e hartave zonale komunale në Kosovë, ka qenë i angazhuar në përgatitjen e këtij dokumenti për Rahovecin. Kur kanë mbetur edhe vetëm 4 ditë deri në përfundimin e shqyrtimit publik,ftohen të gjithë Qytetarët, bizneset, profesionistët dhe të gjitha palët e interesuara që gjatë këtyre ditëve të fundit të përcjellin komentet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me Draft-Hartën Zonale. Çdo kërkesë dhe koment do të shqyrtohet me kujdes gjatë procesit të finalizimit të dokumentit. Draft-Harta Zonale mund të shikohet dhe shkarkohet në faqen zyrtare të komunës: https://rahovec.rks-gov.net/draft-harta-zonale/

Jemi të lumtur që INSI prezantoi në emër të WAPCOS!Sot, në ndërtesën “Oda e Fshatit” në Shipashnicë të Epërme, u zhvillu...
31/07/2026

Jemi të lumtur që INSI prezantoi në emër të WAPCOS!Sot, në ndërtesën “Oda e Fshatit” në Shipashnicë të Epërme, u zhvillua takimi i parë i konsultimit publik për Digën Multifunksionale të Desivojcës – investimin strategjik që do të shënojë një epokë të re për Kamenicën dhe rajonin e Anamoravës dhe Kosovën.INSI pati nderin të prezantojë, në emër të WAPCOS (kompania indiane e angazhuar nga Banka Botërore), fillimin e hartimit të projektit kryesor. Ky hap shënon kalimin nga faza e përgatitjes drejt realizimit konkret të një prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen e komunës.Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, theksoi: “Ky nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por një ndërhyrje që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e furnizimit me ujë, zhvillimin e bujqësisë dhe perspektivën ekonomike të Kamenicës.” Nga Ministria e Mjedisit, Krenare Salihu u shpreh: “Diga e Desivojcës është njëra nga pesë digat multifunksionale për të cilat po punojmë. Kemi shumë punë përpara derisa ta shohim digën këtu.” Vigan Syla, udhëheqës i Projektit FLOWS, nënvizoi rëndësinë e dialogut me komunitetin: “Qëllimi është të dëgjojmë mendimet, shqetësimet dhe rekomandimet tuaja. Çdo koment do të dokumentohet dhe do të merret parasysh.” Eksperti i hidros (në emër të INSI-të) Mumin Morina prezantoi aspektet teknike: furnizim të qëndrueshëm me ujë deri në vitin 2050, ujitje për rreth 2.500 hektarë dhe mbrojtje nga përmbytjet për Kamenicën, Ranillugun dhe Gjilanin.Ismajl Baftijari theksoj faktin se Kosova dhe India nuk kanë ende raporte diplomatike dhe kjo ishte edhe arsyeja pse ekspertet e WAPCOS ,janë në proces të pritjes për viza, dhe nuk kanë mundur të jen në këtë takim,duke shpresuar se projekte të tilla edhe afrojnë vende!

Jemi jashtëzakonisht të nderuar dhe krenarë të njoftojmë emërimin e Z. Rafet Daku si përfaqësues zyrtar i INSI Int GmbH ...
24/07/2026

Jemi jashtëzakonisht të nderuar dhe krenarë të njoftojmë emërimin e Z. Rafet Daku si përfaqësues zyrtar i INSI Int GmbH për Gjermani.
Ky emërim shënon një hap të rëndësishëm përfaqësimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, duke forcuar praninë dhe angazhimin tonë profesional në tregun Gjerman.
Në vazhdim të aktivitetit tonë profesional, INSI ka prezentuar me sukses:
• Tri skenarët zhvillimorë për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) të Podujevës
• Analizën e gjendjes për Planin Rregullues të Rregullimit Hapësinor (PRRH) të Zonës Industriale në Shirokë të Suharekës, para kompanive publike dhe komunës
• Draftin e PRRH-së për Duhle, para qytetarëve,dhe shumë zhvillime tjera.
Falënderojmë të gjithë partnerët, institucionet dhe qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e tyre.

Ftoheni të merrni pjesë!
21/07/2026

Ftoheni të merrni pjesë!

Sot u mbajt me sukses prezantimi publik i Draft-Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit 2026–2034, me të cilin u shënua ed...
16/07/2026

Sot u mbajt me sukses prezantimi publik i Draft-Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit 2026–2034, me të cilin u shënua edhe fillimi zyrtar i shqyrtimit publik të këtij dokumenti shumë të rëndësishëm.
Gjatë takimit u prezantua Draft-Harta Zonale dhe u dëgjuan me vëmendje komentet, sugjerimet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe palëve të interesuara.
Shqyrtimi publik do të zgjasë 30 ditë.
Gjatë kësaj periudhe ftojmë të gjithë qytetarët, bizneset, organizatat dhe palët e interesuara që të kontribuojnë me komentet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre. Të gjitha vërejtjet e ardhura do të shqyrtohen me seriozitet gjatë finalizimit të dokumentit.
Draft-Hartën Zonale mund ta gjeni këtu: https://rahovec.rks-gov.net/draft-harta-zonale/

Pas takimit koordinativ me Kryetarin e Tetovës, Z. Bilall Kasami, puna vazhdon me ritëm të plotë!Koordinimi i ngushtë me...
15/07/2026

Pas takimit koordinativ me Kryetarin e Tetovës, Z. Bilall Kasami, puna vazhdon me ritëm të plotë!
Koordinimi i ngushtë me Komunën e Tetovës po mundëson avancimin e projektit të rëndësishëm të planifikimit urban "PGjU-së së Tetovës" dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit.
Faleminderit Z. Kasami për bashkëpunimin!

Address

Bregu I Diellit
Pristina
42

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Insi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Insi:

Shortcuts

Share