Teach For Kosova

Teach For Kosova Lëvizje që synon të sigurojë qasje në arsim cilësor për të gjithë nxënësit në Kosovë.

Teach For Kosova është lëvizje që të sigurojë që të gjithë nxënësit në Kosovë të kenë qasje në arsim cilësor.

🎭 Klasa D në   solli bashkë kërkimin, mirëqenien dhe skenën: tri mënyra të ndryshme për ta sfiduar mendjen dhe kreativit...
11/09/2026

🎭 Klasa D në solli bashkë kërkimin, mirëqenien dhe skenën: tri mënyra të ndryshme për ta sfiduar mendjen dhe kreativitetin e nxënësve.

Me , Alisa Bekteshi, nxënësit punuan me pyetje, kërkim dhe analizë, duke mësuar si të dallojnë informacionin, 🔎 të argumentojnë idetë e tyre dhe të ndërtojnë përfundime të bazuara në fakte. 🧠 Ndërsa, përmes temave të lidhura me trupin dhe shëndetin, nxënësit bashkë me , Nora Kelmendi, zgjeruan njohuritë e tyre për mirëqenien dhe rëndësinë e zakoneve të shëndetshme në jetën e përditshme.

🎬 Bashkë me Alban Goranci në lëndën "Teatri dhe Performanca", nxënësit eksploruan interpretimin, rolet dhe mënyra të ndryshme për të komunikuar përmes performancës, ku skena u kthye në një hapësirë për shprehje, bashkëpunim dhe vetëbesim!

🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vle...
04/09/2026

🌟 Vullnetarizmi meriton të njihet!

Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit 2026 janë hapur për aplikime dhe nominime, për të vlerësuar individë, biznese, përfaqësues/e të diasporës, figura publike dhe vullnetarë/e me kontribut jetësor që kanë sjellë ndryshim pozitiv në komunitet.

Si miq të vullnetarizmit, Teach For Kosova i bashkohet TOKA-s në këtë thirrje dhe ju ftojmë të nominoni të tjerët, apo të vetënominoheni për kontributin tuaj në vullnetarizëm.

*Vini re, do të vlerësohet kontributi i dhënë vetëm gjatë periudhës maj 2025 – korrik 2026 (përpos çmimit “Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit”).

📅 Afati i fundit për nominime/vetënominime është 25 tetor 2026.

🔗 Nomino përmes linkut:
https://toka-ks.org/nominimet-per-cmimet-e-vullnetarizmit-te-vitit-2026-jane-te-hapura/

🌍 Klasa B në   – si komunikojmë, si bashkëjetojmë dhe si sillemi në hapësirën digjitale?Me Lendrit Qeli, përmes “Edukimi...
29/08/2026

🌍 Klasa B në – si komunikojmë, si bashkëjetojmë dhe si sillemi në hapësirën digjitale?

Me Lendrit Qeli, përmes “Edukimit multikulturor”, nxënësit diskutuan për diversitetin, respektin dhe rëndësinë e të kuptuarit të perspektivave të ndryshme. 🤝

Gjuha si fuqi për të komunikuar dhe ndikuar ishte në fokus të sesioneve me , Albulena Limani, 💬 ku nxënësit eksploruan se si fjalët, mënyra e të shprehurit dhe komunikimi mund të ndikojnë tek të tjerët.

📱 Ndërsa me , Florenta Mahmuti Zushi, rrjetet sociale u trajtuan përtej përdorimit të përditshëm, ku nxënësit reflektuan mbi sigurinë online, përgjegjësinë digjitale dhe mënyrat kreative për ta përdorur teknologjinë.

Përgjatë 10 ditëve në , nxënësit zhvilluan një kuptim më të thellë për mënyrën si ndërtojmë marrëdhënie me të tjerët, si përdorim gjuhën për të komunikuar dhe si mund të jemi më të përgjegjshëm në botën digjitale. 🌱

⚡ Nxënësit e Klasës G, përgjatë 10 ditëve në   kaluan nga eksperimentimi me teknologjinë, te shprehja përmes artit dhe o...
19/08/2026

⚡ Nxënësit e Klasës G, përgjatë 10 ditëve në kaluan nga eksperimentimi me teknologjinë, te shprehja përmes artit dhe organizimi i ideve në aktivitete konkrete.

Me Shpresim Mahmuti, 🌱 nxënësit eksploruan se si teknologjia dhe kreativiteti mund të përdoren për të menduar zgjidhje më të qëndrueshme.

🎨 U SHPREHËM PËRMES ARTIT: Në sesionet e Remzije Lloga, arti u bë hapësirë për të njohur dhe shprehur emocionet, për të eksperimentuar dhe për t’i dhënë formë ideve personale.

Ndërsa me Alberina Bajrami, 🗓️ nxënësit punuan me planifikimin, ndarjen e roleve dhe bashkëpunimin për ta kthyer një ide në aktivitet.

Në Klasën G, të mësuarit nuk qëndroi vetëm në teori: u ndërtua, u shpreh dhe u organizua nga vetë nxënësit.

Çdo fëmijë meriton mundësinë të mësojë, të eksplorojë dhe të zhvillojë potencialin e tij/saj. Që kjo të bëhet realitet, ...
12/08/2026

Çdo fëmijë meriton mundësinë të mësojë, të eksplorojë dhe të zhvillojë potencialin e tij/saj. Që kjo të bëhet realitet, nevojitet besim, prani në komunitet dhe një angazhim i vazhdueshëm për t’i bërë këto mundësi të qasshme për secilin/secilën🌱 .

Për pesë vite me radhë, The Ideas Partnership ka qenë një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim. Jemi thellësisht mirënjohës për bashkëpunimin, besimin dhe përkushtimin që ka bërë të mundur që gjithnjë e më shumë fëmijë të bëhen pjesë e Shkollës Verore të Teach For Kosova.

🤝 Faleminderit, The Ideas Partnership, që prej pesë vitesh jeni pjesë e këtij rrugëtimi dhe na ndihmoni që gjithnjë e më shumë fëmijë të kenë mundësi të mësojnë, të zhvillohen dhe të përjetojnë Shkollën Verore.

Në Klasën A të  , 🌿 nxënësit patën mundësi të eksplorojnë veten dhe botën përreth përmes dy perspektivave krejt të ndrys...
11/08/2026

Në Klasën A të , 🌿 nxënësit patën mundësi të eksplorojnë veten dhe botën përreth përmes dy perspektivave krejt të ndryshme.

Përmes aktiviteteve dhe diskutimeve, me Fellow, Krenare Ibrahimi në lëndën “Sistemi nervor dhe lidhja trup-mendje” 🧠 nxënësit mësuan si komunikojnë truri dhe trupi dhe si emocionet, mendimet dhe reagimet tona lidhen me këtë sistem kompleks.

Ndërsa me , Ardhmerie Bregovina, klasa u shndërrua në një hapësirë krijuese 🎨 ku nxënësit eksperimentuan me artin, idetë dhe mënyra të ndryshme të të shprehurit, duke sjellë perspektivën e tyre në çdo punim.

Nga të kuptuarit e asaj që ndodh brenda nesh, te shprehja e saj përmes artit: solli 10 ditë plot kureshtje, reflektim dhe kreativitet.

🌟 Përgjatë 10 ditëve, nxënësit e Klasës C gjatë   eksploruan tri fusha të ndryshme, duke mësuar përmes eksperimenteve, d...
07/08/2026

🌟 Përgjatë 10 ditëve, nxënësit e Klasës C gjatë eksploruan tri fusha të ndryshme, duke mësuar përmes eksperimenteve, diskutimit, lojës dhe ndërveprimit.

Me Dea Cermjani, përmes lëndës “Mikroorganizmat në jetën e përditshme”, 🔬 nxënësit zbuluan botën e padukshme rreth nesh dhe rolin që mikroorganizmat kanë në jetën tonë të përditshme. Me Eriona Hoti, në “Edukimi medial”, ata zhvilluan njohuritë për mënyrën se si e pranojmë dhe e kuptojmë informacionin📱, duke nxitur mendimin kritik dhe përdorimin më të ndërgjegjshëm të medias dhe rrjeteve sociale.

Ndërsa me Ariselda Behra, 🎲anglishtja u mësua përmes lojës dhe komunikimit, ku nxënësit praktikuan gjuhën në mënyrë aktive, kreative dhe argëtuese.

📸 Disa nga momentet dhe puna e Klasës C gjatë . 💙

📚 Shtëpia Botuese Dukagjini, shtëpia më e madhe botuese në Kosovë, këtë vit mbështeti "Shkollën Verore 2026" duke dhurua...
31/07/2026

📚 Shtëpia Botuese Dukagjini, shtëpia më e madhe botuese në Kosovë, këtë vit mbështeti "Shkollën Verore 2026" duke dhuruar çanta 🎒 të pajisura me fletore, ngjyra dhe lapsa për fëmijët pjesëmarrës.

💙 Ky kontribut është më shumë se një dhuratë – është një investim në edukimin, kreativitetin dhe motivimin e brezit të ri. Kur fëmijët pajisen me mjetet e duhura për të mësuar dhe krijuar, u jepet edhe besimi për të zhvilluar potencialin e tyre.

🙏 Falënderojmë Dukagjini Publishing House për këtë partneritet të vlefshëm dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në fuqizimin e nxënësve dhe avancimin e barazisë në arsim, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për të mësuar, për t'u zhvilluar dhe për të arritur potencialin e tij të plotë.

Address

Rr. Sylejman Vokshi 5/1
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teach For Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Teach For Kosova:

Shortcuts

Share

Category