27/10/2025
Revista Paqja
Revista Paqja është revistë e përmuajshme që trajton tema nga fusha të ndryshme të aktualitetit, arsimit, kulturës, etikës, etj.
Revista është e profilit social të përgjithshëm dhe është organ i shoqatës kulturore "Zëri Ynë".
27/10/2025
Mënyra si shkohet në tubimet partiake...
17/01/2015
KËSHILLA E MJEKUT TË FAMSHËM RUS Sandomirski
PIKA SHEN – MEN ose DERA E PARAJSËS
17 janar 2015, ora 14.45
Ritmi i shpejtë i jetës dhe ngarkesa ndaj obligimeve të shumta të përditshmërisë na mbushin me stres, ndërsa stresi është një ndër shkaktarët kryesor që na bën të sëmurë. Nëse nuk keni forcë të duhur shpirtërore që të përballeni me stresin, atëherë mësoni këtë metodë ruse, për të cilën shumë njerëz kanë dëshmuar se është shumë efikase. Burimi i stresit nuk është te secili i njëjtë, ka shumë faktorë që shtyjnë në këtë gjendje të pavolitshme. Në stres shumë njerëz ndihen anksiozë e të tendosur, madje edhe fizikisht të deprimuar. Gjëja më e rëndësishme kur është në pyetje stresi, respektivisht çlirimi prej tij, është shkarkimi i emocioneve negative. Në trupin tonë ekzistojnë disa pika antistres, me ngacmimin e të cilave lehtë mund të çlirohemi prej stresit. Kinezët e lashtë këtë pikë e kanë quajtur SHEN – MEN ose DERA E PARAJSËS. Stimulimi i kësaj pike e zvogëlon nivelin e stresit dhe çliron rrjedhën e energjisë, e që në mënyrë të sukseshme ndikon në shëndetin tonë në përgjithësi. Nëse në këtë pikë veprojmë me akoprensurë (me masazh përmes gishtërinjëve) përveç se do të çlirohemi prej stresit, do t’i zvogëlojmë edhe proceset ndezëse dhe do të zvogëlojmë dhimbjet në pothuajse të gjitha pjesët e trupit. Pika SHEN – MEN ose DERA E PARAJSES ndodhet në pjesën e lartë të vesh*t, ashtu siç shihet në foto. Mjeku i famshëm rus Sandomirski na këshillon që të bëjmë këtë veprim: ta masazhojmë këtë pikë ngadalë e lehtë, duke shkuar në formë harkore, e përmes ndihmës së shkopinjëve pastrues të veshëve, merrni frymë thellë dhe dëgjoni si funksionon trupi juaj, vazhdoni të merrni frymë thellë, në çdo frymëmarrje shikoni majtas e pas çdo lëshimi të frymës shikoni djathtas, do ta shihni se e ndjeni trupin duke u çliruar e qetësuar. Kështu mund të veproni çdo herë para fjetjes kur e ndjeni se jeni në stres. Nëse nuk keni shkop të pastrimit të veshuit, atëherë këtë pjesë mund ta masazhoni edhe me gishtërinjë. Burimi: http://www.magazin.ba/
07/01/2015
Çfarë sëmundje paralajmërojnë sytë e skuqur dhe kapakët e lëshuar
07 janar 2015, ora 13.10
Shkencëtarët e mjekësisë tërheqin vërejtjen se kapilarët e skuqur të theksuar në të bardhen e syve, paraqesin sinjal që paralajmëron ndonjë sëmundje.
Kapakët e lëshuar (të vjerur) të syrit mund të jenë shenjë e paralajmërimit të goditjen (pikës) në tru e në disa raste edhe të kancerit në mushkëritë e bardha. Dridhja e kapakëve të syrit vjen si pasojë e stresit të shtuar, kurse unaza e bardhë përreth irisit, është shenjë e shtimit të kolesterolit.
Kapakët e bardhë të syve janë shenjë e anemisë (pagjakësisë). Skuqja e syve, në shumicën e rasteve është e parrezikshme, por kur kjo skuqje zgjat, atëherë është shenjë që mund të lidhet me temperaturën e lartë ose ngritjen e shtypjes.
Pra sytë e skuqur janë shenjë e shtypjes së lartë, kurse kapakët e lëshuar (të vjerur) shenjë e pikës në tru. Burimi: http://babinlek.com
17/12/2014
ILAÇI I KANCERIT DIHEJ PARA 65 VITESH, 100% I SIGURT DHE SHUMË I THJSHTË
17 dhjetor 2014, ora 11.15
Gjithnjë e më zëshëm flitet se pacientët e sëmurë nga kanceri me futjen sa më të madhe të sasisë së vitaminës B17 në organizëm, e shkatërrojnë gjithnjë e më shumë kancerin deri sa ta shërojnë plotësisht.
Vitamina B17 për herë të parë si ilaç kundër kancerit është promovuar më vitin 1950 nga ana e mjekut dr.Ernest Krebs. Ideja e shërimit të kancerit përmes vitaminës B17 bazohet në faktin që sipas Krebsit, kanceri shkaktohet për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve në organizëm. Është fakt se sot njeriu bashkëkohor shumë më shumë i është ekspozuar kësaj sëmundje për dallim nga kulturat primitive të së kaluarës. Doktor Krebs si një ndër mundësitë e shpjegimit të kësaj, sjell të dhënat se fiset e lashta kishin shprehi krejtësisht tjera të të ushqyerit. Për shembull, pjesëtarët e fisit Hunzi, çdo ditë kanë futur në organizmin e tyre prej 250 deri në 3000 minerale e vitamina B17, për dallim nga evropiani dhe amerikani mesatar, i cili përmes ushqimit të gatshëm industrial artificial në ditë fut vetëm 2 miligram të kësaj vitamine. Fisi Hunzi është fis i lashtë, i vendosur në pjesën veriore të Pakistanit. Pjesëtarët e këtij fisi jetojnë mesatarisht 100 vjet dhe nuk dinë gjë për sëmundje e lëre më për kancerin, i cili për ta është krejtësisht i panjohur. Shkak i kësaj është se ky fis çdo ditë ushqehet me fara të kajsisë, ky është fruit i tyre më i përhapur dhe është pjesë e ushqimit të përditshëm. Doktor Krebs, deri në vdekjen e tij më 1996 konfirmonte faktin që kishte nxjerrur nga kjo se me shtimin e dozës ditore të vitaminës B17 rreziku për t’u sëmurë nga kanceri zvogëlohet 100%, pra nëse merret kjo vitaminë atëherë personi që e konsumon nuk ka shans të sëmuret kurrë nga kjo sëmundje. Tash më e dini sekretin, andaj hani fara të kajsive, sepse ato përmbajnë koncentratin më të madh të vitaminës B17. Burimi: http://puls24.m
15/12/2014
E DËSHMUAR SHKENCËRISHT NGA MJEKËSIA MODERNE: NËSE MENDONI KEQ, MUND TA PËRKEQËSONI SHËNDETIN TUAJ
15 dhjetor 2014, ora 19.55
Ajo që ne duhet të dimë është se emocionet tona janë të lidhura me shëndetin tonë të përgjithshëm. Mund të jenë ato hare a trishtim, gëzim a dëshpërim, me rëndësi është se gjithsesi emocionet janë pjesë kruciale e jetës sonë. Jeta normale e secilit person përshkohet me disa lloje emocionesh. Varësisht prej emicioneve ju shpesh mund të ndieni në disa moment se si trupi ynë liron kemikale të ndryshme dhe se këto kemikale krijojnë kushte të ndryshme brendapërbrenda vetë trupit. Serotonina, dopamina ose oksitocina lirohen kur ne përjetojmë lumturi. Nga ana tjetër kur ne përjetojmë momente stresuese, frustracione dhe pakënaqësi, atëherë trupi ynë liron kortisol, një hormone tërësisht i ndryshëm që e vendos trupin në një gjendje kretërisht tjetër. Pra imagjinoni se çfarë ndodh kur ne mendojmë negativisht gjatë gjithë kohës?! Apo po të jemi person pozitiv dhe mendojmë mirë gjithë kohën? Ju do ta shihni se sa mirë ose keq emocionet - ndjenjat ndikojnë në shëndetin e organizmit tuaj? Sigurisht ne mund të jemi disa herë të natyrshëm ndaj disa gjërave, por shumicën e kohës truri ynë do të gjykojë e përcaktojë se çfarë është pozitive e çka negative. Truri është një aparaturë e fuqishme, aq sa përcakton atë që është pozitive a negative dhe prej reagimit të tij varet aktiviteti ynë i mëtutjeshëm. Për shembull nëse gjatë ngasjes së automjetit ju pret rrugën befas ndonjë veturë, kjo disave u shkakton turbullirë dhe menjëherë ua ndryshon disponimin në të keq, por sikur më parë personi në fjalë të kishte qenë i disponuar edhe po të goditej ose të thyente pak diçka, do të vazhdonte sikur nuk ka ndodhur gjë. Pra siç duket gjërat nuk janë gjithmonë pozitive ose negative simbas asaj që definohen, por sipas asaj që ne i përcaktojmë si të tilla. Prandaj ju para së gjithash ndryshoni mënyrën e të shikuarit të gjërat aq sa keni mundësi. Shumicën e kohës, nuk ka gjëra pozitive ose negative sipas përkufizimeve që jemi mësuar t’i dëgjojmë, por ato janë ashtu siç ju gjejnë juve në një mënyrë a tjetër. Pra ju jeni ai që mund t’i përcaktoni situatat, ashtu siç ato ndikojnë në ju dhe pastaj se si trupi juaj do të reagojë ndaj gjendjes së caktuar. Ne gjithnjë mund të punojmë për të përkufizuar disa situata dhe nëse në të tilla raste nuk kemi vetëkontroll, atëherë me siguri pasi tani që kemi mësuar se si ndikojnë emocionet në shëndetin tonë, do të mësohemi të përmirësojmë edhe vetëkontrollin tonë. Burimi: http://www.healthyfoodteam.com
14/12/2014
SHËROJE SINUSIN BRENDA 20 SEKONDAVE!
14 dhjetor 2014, ora 14.25
Një ndër ndjesitë dhe ndjenjat më të bezdisshme është infeksioni i sinusit. Është mjaft i përhapur dhe prek 37 milionë amerikanë në vit. Çka është infeksioni i sinusit? Infeksioni i sinusit është një inflamacion vargor që shkaktohet edhe për shkak të dëmtimit të dhëmbëve. Sinusi mund të shkaktohet nga bakteriet, alergjitë, ftohja ose gripi. Për fat të mirë, ju tani e tutje nuk keni nevojë ta ngarkoni veten me mbidoza, duke marrë ilaçe të rëndomta, edhe pse ka mjaft medikamente natyrale dhe efektive që funksionojnë në shërimin e infeksionit të sinusit. Vendosni gjuhën tuaj kundrejt qiellzës me presion, pastaj vendos cilindo gisht në mes vetullave tuaja dhe shtypne. Nëse e mbani kështu afro 20 sekonda, sinusi do t’u fillojë t’u shërohet. Kjo metodë shëruese është rekomanduar nga profesorja e osteopatisë së Universitetit Mitçigen, Lisa DeStefano, sipas së cilës ky infeksion i sinusit shkakton kockën vomer, që shkon nëpër kanalin e hundës kah goja. Burimi: http://livingtraditionally.com dhe http://www.realfarmacy.com
13/12/2014
MASAZHI ÇUDIBËRËS JAPONEZ QË BËN MREKULLI NË TRUPIN TONË (shpërndaje edhe për të mirën e të tjerëve!)
13 dhjetor 2014, ora 20.35
A e dini përse japonezët jetojnë më gjatë?! Keni parë se si pleqtë japonezë, të cilët edhe pse të shtyrë në moshë vrapojnë sikurse të jenë të rinj. Përveç se japonezët pinë nga dy-tri gota ujë të vakët në mëngjes dy orë para hajes, e që ka efekt të jashtëzakonshëm në të mirën e gjithë organizmit; është edhe një sekret tjetër.
Një legjendë japoneze thotë se në kohët e lashta ka jetuar një njeri me fat, i cili kishte përfituar nga babai i tij dituri të madhe, dituri për pikat neuralgjike në trup, të cilave po t’u bëhet masazh shërojnë qindra sëmundje dhe janë pika të jetëgjatësisë. Këshillat e të atit, djali çdo ditë i praktikonte; bënte masazhe në ato pika që ia tregonte babai dhe ishte dëshmitar i lindjes dhe vdekjes së disa perandorëve. Masazhimi i pikave, është njëra ndër metodat më të vjetra të shërimit në Lindje, e që daton mijëra vite. Në përgjithësi trupi i njeriut ka 365 pika dhe 12 meridiane kryesore, gjë kjo e cila na kujton numrin e ditëve dhe muajve të vitit. Veprimi i masazheve të tilla (akupresura - shtypja me gishta në pika të caktuara), bazohet në njohuritë rreth meridianeve dhe kanaleve, që lidhen me organe të caktuara të trupit. Në mjekësinë kineze trupi vështrohet si sistem energjetik, kështu që përmes masazhave të tilla mund të ndikohet në tërë energjinë dhe aktivitetin funksional të organeve. Aktivizimi i pikës Zu San Li jep një freskim dhe rigjenerim, duke ushtruar efekt shërues, madje pengon dhe parandalon edhe plakjen. Në Kinë kjo pikë njihet si ‘pika e jetëgjatësisë’, kurse na Japoni ‘pika e qindra sëmundjeve’.
Po vallë ku gjendet kjo pikë magjike (Zu San Li) në trupin tonë?
Është e vendosur nën kapakun e gjurit. Për ta gjetur atë mbuloni gjithë gjurin me pëllëmbën e dorës të së njëjtës anë. Pika pra ndodhet ndërmjet fundit të gishtit të vogël dhe gishtit afër atij të voglit, në thellësi mes kockave. Mund ta gjeni edhe në tjetër mënyrë. Duhet të uleni në dysheme, t’i shtypni fort këmbët kah dyshemeje dhe t’i tërhiqni kah vetja, duke u kërrusur me gjysmë shputën e këmbës së mbledhur. Do ta shihni që posht gjurit është krijuar një pjesë si e ngritur. Gjene pikën më të lartë të kësaj pjese të ngritur, vendosni në të gishtin dhe merrni pozicionin startues. Pika ku jeni duke e shtypur me gisht, pikërisht ajo është pika Zu San Li.
Çka lidhet me këtë pikë, çfarë ndikimi ka kjo për organizmin dhe përse japonezët e quajnë - pika e qindra lloj sëmundjeve?
Mjekësia mijëra vjeçare japoneze ka vërtetuar se pika Zu San Li është:
• Pika e cila kontrollon punën e organeve që ndodhen në pjesëm e poshtme të trupit
• Kontrollon punën e palcës kurrizore në pjesët që janë të lidhura me funksionimin e duhur të traktit gastrointestinal, traktit digjestiv, organeve intime, veshkëve, gjëndrave mbiveshkore. Duke i bërë masazh pikës Zu San Li mund të rritet aktiviteti i gjëndrave mbiveshkore, gjëndrave më të fuqishme, të cilat kanë rolin e kujdestarit dhe mbrojtësit kryesor të shëndetit të njeriut. Ato sekretohen në gjak, në adrenalinë, hidrokortistinë dhe hormone tjera të rëndësishme. Prandaj nëse çdo ditë i bëni masazh ‘pikës së jetëgjatësisë’, do të normalizoni punën e gjëndrave mbiveshkore, të cilët pastaj do të ndikojnë në kryerjen e përsosur të këtyre funksioneve në organizëm:
• Do t’u normalizohet shtypja e gjakut
• Do t’u normalizohet glukoza, insulina
• Do të zhduken proceset inflamatore në organizëm
• Do t’u rregullohet funksioni imunologjik i trupit
• Do t’u përmirësohet procesi i tretjes
• Do të përmirësoni funksionimin e traktit gastrointestinal
• Do të parandaloni pikën në tru dhe sëmundje tjera që lidhen me trurin
• Do të rrisë disponimin tuaj shpirtëror, duke krijuar vetëbesim në veten tuaj, do ta luftoni stresin dhe do të gjeni stabilitetin e brendshëm psiko-emicional
• Do të shëroni me këtë masazhim madje edhe shumë sëmundje ose do t’i parandaloni ato, përfshirë edhe impotencën, kapsllëkun, gastrisin, problemet e ndryshme me kanalet urinare etj.
• Duke e praktikuar këtë gjithnjë, ju do ta shtoni imunitetin tuaj, do ta përmirësoni dukshëm shëndetin tuaj dhe do të bëheni edhe më vital për jetë.
Masazhimi i pikës Zu San Li është më mirë të bëhet në orët e hershme të mëngjesit. (herë me lëvizje rrethore në një drejtim të shigjetave të orës, në të dy këmbët me duart tuaja, një pas një (9 herë në njërën e 9 në tjerën). Kështu 10 minuta në tërësi. Ja pra: nuk u kushton aq, sapo të zgjoheni prej gjumi duke qëndruar ulur mund ta bëni këtë dhe mund të përfitoni aq sa s’mund të paramendoni për shëndetin tuaj. Para fillimit të masazhit merrni një pozicion të përshtatshëm të lirshëm (ulur). Ndalni pak frymëmarrjen dhe koncentrohuni në ndjenjat tuaja. Zhytuni në një gjendje harmonie dhe vetëbesimi se po e bëni një proces për të mirën e shëndetit tuaj, sepse ky masazh ka edhe efekt stimulus. Masazhimin mund ta bëni me gishta ose me ndonjë farë (çfarëdo qoftë ajo misër, hikërr, tërshërë, etj.) Po ashtu mund ta ngjitni për këtë pikë edhe gjysmën e prerë të thelbit të hudhrës e ta leni 1-2 orë derisa lëkura të skuqet. Masazhimi çdo mbrëmje i pikës Zu San Li është i përshtatshëm për ata që vuajnë nga mbipesha (obesiteti), duke ndikuar që në javë të humbën 400-500 gram. Mirëpo keni kujdes që të mos e masazhoni para se të shkoni të flini, sepse mund t’u shkaktojë pagjumësi. Kështu pra pikën Zu San Li mund ta masazhoni çdo ditë, por efekti më i madh arrihet gjatë kohës kur del Hëna e Re. E fort mirë dihet ndikimi i Hënës në Tokë. Tetë ditë pas daljes së Hënës së Re gjithqysh masazhoni këtë pikë në mëngjes në të dy këmbët një pas një në drejtim të shigjetave të orës. Kjo është koha më efikase për masazh për të rritur imunitetin, përmirësimin e punës së të gjitha organeve të trupit dhe ngadalësimit të procesit të plakjes. Ndërkaq para drekës nëse masazhohet, atëherë ndikon për përmirësimin e tonusit të përgjithshëm, kujtesës, sistemit kardiovaskular dhe atij të tretjes. Pas drekës masazhimi ndikon kundër stresit, nervozës dhe për shërimin e kokëdhembjes dhe humbjes së baraspeshës së gjumit. Në mbrëmje masazhimi në kahjen e kundërt të shigjetave të orës në të dy këmbët, kontribuon në ngritjen e metabolizmit dhe rënies në peshë.
Më gjerësisht në: http://www.itmonline.org/arts/zusanli.htm
11/12/2014
* P.S: Të nderuar lexues për shkak të interesimit të madh dhe pyetjeve të shumta po përsërisim receptin me një sqarim që me 'KOKA HUDHRE' të nënkuptohet THELBA HUDHRE, pra 12 THELBA HUDHRE
KARDIOKIRURGU I FAMSHËM I ZEMRËS akademik Zhan Mitrev JEP RECEPTIN E JASHTËZAKONSHËM
Recept për ta bërë gjithë trupin gjithnjë e më të shëndetshëm. I pastron enët e gjakut, e mjekon zemrën, e përmirëson tepër imunitetin, e pastron mëlçinë e zezë, e përmirëson shumë punën e trurit, mbron nga infrakti dhe shëron nga kanceri.
Përbërja:
15 LIMONA
12 THELBA HUDHRE
1 KG MJALT
400 GRAM FARA TË GRURIT
400 GRAM ARRA
Mënyra e përgatitjes:
Merrni 400 gram të grurit të papërpunuar dhe vendosni në një kavanoz të xhamit. Mbushni me ujë dhe leni të qëndrojë 10-12 orë. Mbulone me fashë. Pas 10-12 orëve kullone përmes gazës dhe lani mirë kokrrat e grurit. Një ditë më vonë do të paraqiten mugullime me madhësi 1-2 milimetër. Në makinën e blurjes së mish*t, bluani bashkë me hudhrat, arrat dhe grurin e mugulluar. Pastaj bluani edhe 5 limona me gjithë lëvoren dhe shtoni te përbërja. Prej 10 limonëve vetëm lëngu shtohet në përbërje. Në fund shtohet mjalti. Përbërja vendoset në kavanozet e xhamit. Ruhet në frigorifer. Shfrytëzohet pasi të qëndroj tri ditë. Ky ilaç mjekon krejt organizmin dhe shëron nga gjithë sëmundjet.
Si konsumohet:
1-2 lugë të supës para çdo haje (tri herë në ditë), kurse për shërimin e kancerit merret nga një lugë në çdo dy orë.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Pristina