Instituti Nexus

Instituti Nexus

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Instituti Nexus, Educational Research Center, Fadil Vata, 38, Pristina.

Photos from Instituti Nexus's post 22/05/2026

Të mërkurën, në Psychology Talks, patëm një bisedë që na afroi më shumë me botën emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve përmes përvojës dhe reflektimeve të Dr. Mimoza Shahinit.

Mes shumë temave që prekëm, një nga gjërat që mbeti më gjatë me ne ishte mënyra si ajo e sheh punën me fëmijët; me shumë kureshtje, durim dhe dëshirë për ta kuptuar secilin fëmijë brenda botës së tij emocionale dhe familjare.

Ishte veçanërisht prekëse ta dëgjonim të fliste për besimin që familjet vendosin tek ajo dhe për përgjegjësinë që ndien në këtë profesion, edhe pas kaq shumë vitesh pune.

Falënderojmë Dr. Shahinin për bisedën frymëzuese dhe të gjithë pjesëmarrësit që na u bashkuan fizikisht dhe atyre që na ndoqën online nga troje të ndryshme shqiptare. Ishte kënaqësi ta ndajmë këtë hapësirë reflektimi me ju.

—English below —
On Wednesday, Psychology Talks brought us a conversation that offered a closer look into the emotional world of children and adolescents through the experience and reflections of Dr. Mimoza Shahini.

Among the many themes we explored, one of the most memorable was the way she approaches her work with children — with curiosity, patience, and a genuine desire to understand each child within their emotional and family world.

It was especially moving to hear her speak about the trust families place in her and the responsibility she continues to feel, even after so many years in this profession.

We're grateful to Dr. Shahini, for such an inspiring conversation, and to everyone who joined us in person and to those who followed online from across Albanian-speaking regions. It was a pleasure sharing this space of reflection with you all.

Instituti Nexus 17/05/2026

Në takimin e radhës të Psychology Talks, kemi kënaqësinë të mirëpresim Dr. Mimoza Shahinin, një nga figurat më të njohura dhe më me përvojë në fushën e psikiatrisë për fëmijë dhe adoleshentë në Kosovë.

Këtë herë, biseda do të na afrojë me një pjesë shumë të ndjeshme të punës klinike: botën emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve, sfidat që shfaqen në këto mosha dhe mënyrën si ndërtohet puna terapeutike me ta dhe familjet e tyre.

Përtej dijes dhe përvojës klinike, kjo bisedë është edhe një mundësi e rrallë për ta njohur më afër rrugëtimin e një profesionisteje që ka kaluar dekada pranë botës emocionale të fëmijëve dhe të rinjve. Do të flasim për sfidat e kësaj pune, momentet që e kanë formësuar ndër vite dhe mënyrën si ndërtohet raporti terapeutik me moshat më të ndjeshme.

Përmes një përvoje të gjatë dhe të thellë profesionale, Dr. Shahini do të ndajë reflektime që i flasin si profesionistëve, ashtu edhe prindërve dhe kujtdo që kërkon ta kuptojë më mirë këtë fazë të ndjeshme të zhvillimit njerëzor.

📍 Instituti Nexus & Online (përmes Zoom-it)
🗓️ E mërkurë (20 Maj)
⏰ 17:30
🔗 Pjesëmarrja me regjistrim (https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8 )

— English below —
In the next edition of Psychology Talks, we are pleased to welcome Dr. Mimoza Shahini, one of the most respected and experienced child and adolescent psychiatrists in Kosova.

This conversation will bring us closer to a deeply sensitive area of clinical work: the emotional worlds of children and adolescents, the challenges that arise during these formative years, and the way therapeutic work is built in collaboration with both young patients and their families.

Beyond clinical expertise and long-standing experience, this talk is also a unique opportunity to explore the journey of a professional who has spent decades working closely with the emotional lives of children and young people. We will reflect on the challenges of this work, the moments that have shaped her practice over time, and how meaningful therapeutic relationships are built with some of the most vulnerable age groups.

Through her extensive experience, Dr. Shahini will share insights that speak not only to mental health professionals, but also to parents and anyone interested in better understanding this important and sensitive stage of human development.

📍 Instituti Nexus & Online (via Zoom)
🗓️ Wednesday, May 20
⏰ 17:30
🔗 Participation via registration (https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8)

Instituti Nexus

Photos from Instituti Nexus's post 11/05/2026

Gjatë vitit të kaluar, emri i Dr. Jeremy J. Coleman (University of Utah) ka qenë pjesë e shumë prezantimeve tona shkencore në konferenca ndërkombëtare, si bashkëpunëtor në projektet tona kërkimore. Këtë herë, patëm kënaqësinë ta kemi edhe në Psychology Talks, për të ndarë drejtpërdrejt me komunitetin tonë përvojën, reflektimet dhe urtësinë që ka ndërtuar ndër vite në praktikën klinike dhe kërkimin shkencor.

Përgjatë bisedës, Dr. Coleman foli shumë natyrshëm për rrugëtimin e tij personal dhe profesional, që nga mënyra si filloi kjo rrugë për të, te momentet që e kanë formësuar në punën me klientët, rëndësia e supervizimit dhe mënyra si përvoja të mëson vazhdimisht gjëra që nuk mund t’i marrësh vetëm gjatë studimeve apo trajnimeve.

Ishte një bashkëbisedim shumë frymëzues për pjesëmarrësit, shumë prej të cilëve shprehën dëshirën për ta pasur atë edhe fizikisht në Kosovë, në të ardhmen.

I jemi shumë mirënjohës Dr. Coleman për kohën dhe gjithçka që ndau me ne, por edhe të gjithë pjesëmarrësve për praninë, pyetjet dhe energjinë që ia dhanë këtij takimi.

— English below—
Over the past year, Dr. Jeremy J. Coleman (University of Utah) has been closely involved in our work as a co-author across several research presentations at international conferences, through ongoing collaborative projects. This time, we had the pleasure of hosting him virtually at Psychology Talks, where he joined us to share his experience, reflections, and the insight he has developed over years of work in both clinical practice and research.

Throughout the conversation, Dr. Coleman spoke in a grounded and thoughtful way about his personal and professional journey — from how he first entered the field, to the moments that shaped his clinical work, the importance of supervision, and how real-world experience often teaches things that go beyond what can be learned in academic training alone.
It was an inspiring and meaningful conversation for those who joined, with many participants expressing a genuine interest in also welcoming him in-person in Kosova, in the future.

We are sincerely grateful to Dr. Coleman for his time and the depth of insight he shared, and to all the participants for their presence, engagement, and the energy they brought to the discussion.

28/04/2026

Takimi i fundit i Psychology Talks na çoi këtë herë në Tiranë, ku patëm kënaqësinë të zhvillojmë një bashkëbisedim me Dr. Skerdi Zahaj, i cili na mirëpriti në hapësirën e tij, ndërsa rreth 100 pjesëmarrës u bashkuan online.

Ajo që e bëri këtë takim të veçantë ishte përvoja që Dr. Zahaj solli në bisedë, jo si teori, por si diçka e jetuar dhe e reflektuar ndër vite.
Përmes mënyrës si ai ndau rrugëtimin e tij, u krijua një ndjesi sikur po ndiqnim nga afër zhvillimin e një terapisti: nga momentet e para të punës, te mënyra si ndërtohet kuptimi me klientin dhe si formësohet kjo qasje me kohën.

Ai arriti t’i sjellë këto përvoja me një qartësi dhe thellësi që i bënte të kuptueshme dhe të ndjeshme njëkohësisht, duke na lejuar të shohim më nga afër se çfarë ndodh në të vërtetë në procesin terapeutik, përtej teknikave dhe modeleve.

Në këtë bisedë u ndje qartë një lloj urtësie që vjen vetëm nga praktika e gjatë: një mënyrë të qenit si psikolog që e vendos personin në qendër, përtej diagnozës, dhe që e sheh terapinë si një proces që ndërtohet në marrëdhënie.

I jemi shumë mirënjohës për bashkëbisedimin dhe mënyrën si e ndau këtë përvojë me ne. Një kontribut me vlerë të veçantë për të gjithë ata që janë në këtë rrugë.

Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e këtij takimi.

— English Below—

Our latest Psychology Talks session took us to Tirana, where we had the chance to sit down with Dr. Skerdi Zahaj in his own space, while nearly 100 participants joined us online.

What made this conversation truly stand out was the way Dr. Zahaj shared his experience, not as theory, but as something lived. Listening to him felt like tracing the journey of a therapist over time: from the early moments in the room, to how understanding with a client slowly takes shape, and how that process deepens with experience.

He brought these moments to life in a way that made them easy to follow, but also deeply meaningful; giving us a real sense of what therapy actually looks and feels like beyond techniques and frameworks.

There was a quiet sense of wisdom in the way he spoke, the kind that comes from years of being present with people, and a clear reminder that good therapy is not just about what you do, but how you are with someone.

We’re very grateful for the openness and care he brought into this conversation.
And thank you to everyone who joined us.

Instituti Nexus 18/04/2026

Puna e psikologut nuk zhvillohet gjithmonë në një zyrë.
Ndonjëherë ndodh në një burg.
Ndonjëherë në një strehimore.
Dhe ndonjëherë, gjithçka që ka rëndësi është prania e tij në atë moment.

Në këtë takim të Psychology Talks, kemi kënaqësinë të mirëpresim Dr. Jeremy J. Coleman (University of Utah), një mysafir i veçantë me përvojë të gjerë në sistemet e shëndetit mendor në SHBA, ku ka punuar në mjedise ku praktika klinike merr forma shumë më të ashpra dhe të paparashikueshme se ato tradicionale.

Përmes përvojës së tij, kjo bisedë sjell një perspektivë ndërkombëtare të rrallë mbi profesionin, duke na afruar me mënyra të ndryshme të ushtrimit të psikologjisë në kontekste që zakonisht nuk i shohim nga afër.

Ju mirëpresim në një tjetër bashkëbisedim të Psychology Talks.

📍 Online (përmes Zoom-it)
🗓️ E mërkurë (6 Maj)
⏰ 17:30
🔗 Pjesëmarrja me regjistrim

Ky është takimi i katërt i ciklit Psychology Talks, dhe nëse nuk jeni regjistruar ende në këtë seri, regjistrimi mbetet i hapur dhe ju mund të bëheni pjesë edhe e sesioneve të tjera në vazhdim. Të interesuarit mund të regjistrohen në këtë vegëz: https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8

— English below —

The work of a psychologist doesn’t always take place in an office.
Sometimes it happens in a prison.
Sometimes in a shelter.
And sometimes, what matters most is simply being present in that moment.

In this edition of Psychology Talks, we are pleased to welcome Dr. Jeremy J. Coleman (University of Utah), a special guest with extensive experience working in mental health systems across the United States, where psychological care often happens outside traditional therapy settings.

Through his experience, this conversation gives a rare look into what psychological work looks like in these real-world settings — how it changes depending on the context, what it demands from the clinician, and what stays the same even when everything else looks different.

We look forward to welcoming you to another Psychology Talks conversation.

📍 Online (via Zoom)
🗓️ Wednesday, May 6
⏰ 17:30
🔗 Registration required

This is the fourth session of the Psychology Talks series, and if you are not already registered for the series, registration is still open. By registering, you will also be included in the upcoming sessions. Register here: https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8

Instituti Nexus

14/04/2026

Shpesh mendojmë se problemet që përjetojmë sot lidhen vetëm me situatat aktuale. Por në shumë raste, mënyra si reagojmë, si lidhemi me të tjerët dhe si e shohim veten është formuar shumë më herët.
Këto përvoja të hershme krijojnë modele që i përsërisim pa e kuptuar, si në marrëdhënie, në vendime dhe në mënyrën si e përjetojmë botën.

Në takimin e radhës të Psychology Talks, bashkë me Prof. Asoc. Dr. Skerdi Zahajn nga Tirana do të eksplorojmë këtë dimension më të thellë të punës klinike. Do flasim për mënyrën se si formohet identiteti ynë, pse përsërisim modele të njëjta dhe si mund të fillojmë t’i kuptojmë e t’i ndryshojmë ato.
Një bisedë që lidhet me përvojat që i kemi pothuajse të gjithë, edhe kur nuk i emërtojmë dot.

📍 Online (përmes Zoom-it)
🗓️ E mërkurë (22 Prill)
⏰ 18:00
🔗 Pjesëmarrja me regjistrim

Të interesuarit mund të regjistrohen përmes kësaj vegëze: https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8

— English below —

We often assume that the challenges we face today are rooted only in our current circumstances. Yet, much of how we think, relate to others, and experience ourselves is shaped by much earlier experiences.
Over time, these experiences form patterns that we tend to repeat — in our relationships, our decisions, and the way we navigate the world — often without fully realizing it.
In the upcoming Psychology Talks, we will be joined by Prof. Asoc. Dr. Skerdi Zahaj (Tirana) to explore this deeper dimension of clinical work. The conversation will focus on how identity is formed, why certain patterns persist, and what it means to begin understanding and reshaping them within the therapeutic process.
A conversation grounded in experiences that many of us share — even when they are difficult to articulate.

📍 Online (via Zoom)
🗓️ Wednesday, April 22
⏰ 18:00
🔗 Registration required

Register here: https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8

Photos from Instituti Nexus's post 10/04/2026

Në Psychology Talks po mundohemi të sjellim biseda që e afrojnë më shumë realitetin e punës në psikologji.

Kjo ishte edhe qasja në takimin me Dr. Florim Gallopenin; një vështrim nga brenda në mënyrën si ndërtohet kjo punë çdo ditë. Nga empatia dhe qasja pa gjykim, te etika dhe profesionalizmi, jo vetëm si koncepte, por si qëndrime që praktikohen çdo ditë në punën me klientët.
U fol për vlerësimin psikologjik si një mjet për të kuptuar më saktë, jo për të nxituar në përfundime; dhe për terapinë familjare, ku puna shkon përtej individit dhe hyn në dinamikat e marrëdhënieve.

Një bisedë që të kujton pse kjo punë kërkon shumë, por edhe jep shumë në këmbim.

Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e këtij takimi. Psychology Talks do të vazhdojë me diskutime të tjera në vijim.

— English below —

At Psychology Talks, we strive to create conversations that bring us closer to the real-world practice of psychology.

Our session with Dr. Florim Gallopeni reflected exactly that—offering an inside look at how this work takes shape in everyday practice. From empathy and a non-judgmental approach to ethics and professionalism, these were explored not just as concepts, but as values actively lived out in work with clients.
We also discussed psychological assessment as a tool for deeper understanding, rather than a way to rush to conclusions, and family therapy as a process that extends beyond the individual into the dynamics of relationships.

It was a conversation that reminds us why this work asks so much, but also gives so much in return.

Thank you to everyone who joined us. More Psychology Talks discussions are coming soon

Photos from Instituti Nexus's post 10/04/2026

Në hapësirat e Institutit Nexus u mbajtë seminari i parë i seminarëve filozofike, duke shënuar fillimin e një rrugëtimi të ri diskutimi dhe reflektimi mbi mendimin filozofik.

E falënderojmë shumë profesorin Sead Zimeri për ligjërimin e tij të frytshëm dhe provokues mbi pyetjen: “A i ka mbijetuar filozofia idesë së themelimit?” si dhe për hapjen e një diskutimi të pasur mbi gjendjen dhe rëndësinë e filozofisë në shoqëritë bashkëkohore.

Një falënderim i veçantë edhe për të gjithë pjesëmarrësit që u bashkuan me ne fizikisht dhe online, për pyetjet, komentet dhe frymën e diskutimit që e krijuan një ambient të këndshëm edhe pas ligjëratës.

Ky ishte vetëm fillimi i një cikli seminarësh që synon të eksplorojë rrugëtimin e mendimit filozofik dhe rolin e tij në kuptimin e sfidave të kohës sonë. Mezi presim diskutimet e ardhshme!

— English below —

The first seminar in our Philosophy Talks series was held at Instituti Nexus, marking the beginning of a new space for thoughtful discussion and reflection on philosophical inquiry.

We extend our sincere thanks to Professor Sead Zimeri for his engaging and intellectually stimulating lecture on the question, “‘Has philosophy outlived the idea of foundations?’—exploring whether philosophy can still rely on secure grounds for knowledge, or whether it has had to rethink what such ‘foundations’ mean altogether,” as well as for opening up a rich and meaningful discussion on the role and relevance of philosophy in contemporary society.

A warm thank you to everyone who joined us, both in person and online. Your questions, reflections, and engagement helped create a warm and dynamic atmosphere that carried on even after the lecture ended.

This seminar marks the beginning of an ongoing series dedicated to exploring the development of philosophical thought and its role in making sense of the challenges of our time. We look forward to the conversations ahead.

03/04/2026

Jo çdo gjë që ndodh në psikoterapi thuhet me fjalë.
Shpesh, ajo që ka më shumë peshë është pikërisht ajo që mbetet mes rreshtave, si mënyra si dikush flet, hesht, apo përpiqet të kuptojë vetveten.

Në takimin e dytë të Psychology Talks, mirëpresim Dr. Florim Gallopenin, për të folur mbi këtë dimension të punës klinike, aty ku biseda terapeutike dhe vlerësimi psikologjik bëhen bashkë për të ndërtuar një kuptim të saktë të ndjekësit të psikoterapisë.

Si duket një seancë nga brenda?
Çfarë përpiqet të kuptojë psikologu përtej asaj që thuhet?
Dhe si merret një vendim profesional që e udhëheq procesin në drejtimin e duhur?
Kjo bisedë sjell një perspektivë mbi përditshmërinë e punës në terapi, që nga ndërtimi i lidhjes terapeutike me ndjekësin e terapisë, te roli i vlerësimit në kuptimin dhe trajtimin e vështirësive.

Iu mirëpresim në një tjetër takim të Psychology Talks.

🗓️ E mërkurë (08.04.2026)
🕠 17:30
📍 Hibrid (në Institutin Nexus + online)
🔗 Pjesëmarrja me regjistrim

Të interesuarit mund të regjistrohen në këtë vegëz: https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8

— English below —

Not everything that matters in psychotherapy is said out loud. Often, the most important things are found in the subtleties—in how someone speaks, where they pause, or how they try to make sense of themselves.

In the second Psychology Talks session, we’re joined by Dr. Florim Gallopeni to explore this often unseen dimension of clinical work, where therapeutic dialogue and psychological assessment come together to form a clearer understanding of the person in therapy.

What does a therapy session actually look like from the inside?
What is a psychologist listening for beyond the words?
And how are clinical decisions made in ways that meaningfully guide the process?
This conversation offers a closer look at the realities of therapeutic practice, from building the therapeutic relationship to understanding the role of assessment in making sense of, and working through, psychological difficulties.

We look forward to welcoming you to the next Psychology Talks session.

🗓️ Wednesday (08.04.2026)
🕠 17:30
📍 Hybrid (Instituti Nexus + online)
🔗 Registration required

Register here: https://forms.gle/nVAVHhnpx9FKcxbF8

02/04/2026

Po nisim një rrugëtim të ri tek Instituti Nexus: kësaj radhe me një program të pasur e të përqëndruar te shtegtimi i mendimit filozofik. Kjo nismë synon të sjellë në diskutim rrugëtimin e mendimit njerëzor, përkatësisht problematikat dhe diskutimet themelore, të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet traditave filozofike dhe qytetërimeve e kulturave si dhe ndikimin e tyre në mendimin dhe kulturën shqiptare.

🎙️ Seminar I: A i ka mbijetuar filozofia idesë së themelimit? Gjendja dhe rëndësia e filozofisë në shoqëritë bashkëkohore

Hapjen e këtij cikli të seminarëve e nisim me një diskutim mbi peshën dhe rolin e filozofisë në shoqëritë bashkëkohore. Ky seminar shërben si një urë lidhëse mes zanafillës së mendimit filozofik dhe sfidave tona bashkëkohore, duke marrë shkas nga figura e Sokratit si pikënisje e një rrugëtimi të gjatë të mendimit filozofik. Pyetja qendrore e seminarit, "A i ka mbijetuar filozofia idesë së themelimit?", na fton të diskutojmë nëse në epokën tonë ka ende vend për reflektim filozofik. Kemi kënaqësinë të mirëpresim filozofin e njohur shqiptar Sead Zimerin (Nord University, Norvegji) për të diskutuar mbi këto pyetje, përkatësisht gjendjen dhe rëndësinë e filozofisë për shoqëritë bashkëkohore, veçanërisht atë shqiptare.

Ligjërues: Sead Zimeri
Data: 7 prill 2026 (e martë)
Ora: 17:30
Vendi: Instituti Nexus, Prishtinë
Online: përmes Zoom

🔗 Regjistrohuni më poshtë për pjesëmarrje: Vegëza e regjistrimit: https://forms.gle/sSSuwawtN3trEb6z6

Ky seminar është i pari i një projekti më të gjerë mbi rrugëtimin e mendimit njerëzor.
Detajet e plota rreth projektit dhe programit të seminareve do t'i ndajmë me ju shumë shpejt!

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Fadil Vata, 38
Pristina
10000